By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti letër OSBE-së:Pa marrëveshje të posaçme s’ka zgjedhje serbe në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti letër OSBE-së:Pa marrëveshje të posaçme s’ka zgjedhje serbe në Kosovë
Ballina 1Lajme

Kurti letër OSBE-së:Pa marrëveshje të posaçme s’ka zgjedhje serbe në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/20 at 1:31 PM
Kosova Times Published November 20, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e konsideron të domosdoshme nënshkrimin e një marrëveshje të posaçme me Serbinë, si dy shtete të pavarura, në mënyrë që t’u mundësohet më pas serbëve të Kosovës që kanë nënshtetësi të dyfishtë, të votojnë për zgjedhjet parlamentare në Serbi. Këtë deklaratë Kurti e ka bërë në një letër që i ka dërguar shefit të OSBE-së me mision në Kosovë, Michael Davenport.

“Lidhur me çështjen e bashkëpunimit ndërshtetëror për votimin jashtë vendit, me qëllim që të mundësohet qytetarët e komunitetit serb në Kosovë me shtetësi të dyfishtë të votojnë në zgjedhjet serbe jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë, është e nevojshme një marrëveshje e veçantë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë. Kërkesa për këtë marrëveshje duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar. Dhe çdo kërkesë e tillë duhet të marrë për bazë sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës, si shtet i barabartë, në përputhje me nenin 2 të Marrëveshjes Themelore të arritur këtë vit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në letrën që Kurti i ka kthyer shefit të OSBE-së.

Kryeministri thotë se me këto kushte e inkurajon Serbinë që të negociojë një marrëveshje të tillë speciale me Republikën e Kosovës, duke zbatuar në këtë mënyrë edhe një detyrim tjetër të Marrëveshjes Themelore, siç janë, siç përmend Kurti, “marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në bazë të të drejtave të barabarta dhe reciproke dhe të drejtat e votuesve jashtë vendit”.

Kujtojmë se këtë letër të Kurtit dërguar OSBE-së e ka shpërndarë avokati Çedomir Stojkoviq. Ai nxjerr vetëm thelbin e kësaj letre, që është “respektimi i sovranitetit dhe nënshkrimi i një marrëveshje të veçantë me Kosovën”.“Serbia e Aleksandër Vuçiqit ka kërkuar përmes OSBE-së që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë. Qeveria e Kosovës u përgjigj: -Nuk ka asnjë problem, duhet vetëm që Serbia ta kërkojë nga Kosova si shtet sovran i barabartë siç është rënë dakord në nenin 2 të Marrëveshjes Themelore nga viti 2023, dhe një marrëveshje të tillë ta lidh me Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë. Ne inkurajojmë Serbinë ta bëjë këtë”, citon Stojkoviq letrën e Kurtit.

Reagimi i Kurtit ka ardhur pas OSBE, viteve të mëhershme ka ndërmjetësuar për votimin e serbëve të Kosovës për zgjedhjet në Serbi. Por, kjo praktikë u ndërpre nga ardhja e Kurtit në qeveri, i cila nuk u lejoi serbëve kosovarë të votojnë për zgjedhje në Serbi pa marrëveshje reciproke.

Në zgjedhjet e fundit, serbët e Kosovës u organizuan me autobusë e vetura për të votuar në komunat afër Kosovës.

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times November 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Miratohet ligji për kompensimin e viktimave të krimit

Kosova Times Kosova Times October 14, 2022
City në sulm, kërkon katër lojtarë të Girona-s
Princesha norvegjeze shkel në shkëmbin e çmendur, hoqi dorë nga detyrat e saj mbretërore, dhëndri ndez pasionin…
Hill nuk ka iluzione se mund të ketë rezultate të shpejta në dialog
Marrëdhëniet mes Malit të Zi dhe Kroacisë nga shpërbërja e Jugosllavisë deri sot
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?