By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit
May 17, 2025
Policia sekuestron armë në Zubin Potok, shoqërohet një person
May 17, 2025
Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in
May 17, 2025
CNN rendit “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovision
May 17, 2025
Tre të arrestuar e pesë armë të sekuestruara në Prishtin
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli zbulon shenja të Hamasit në Shifa, por jo edhe ndonjë qendër komandimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli zbulon shenja të Hamasit në Shifa, por jo edhe ndonjë qendër komandimi
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli zbulon shenja të Hamasit në Shifa, por jo edhe ndonjë qendër komandimi

Kosova Times
Last updated: 2023/11/21 at 6:12 PM
Kosova Times Published November 21, 2023
Share
SHARE
Associated PressPara tri javëve, ushtria izraelite e shpalosi një model 3D të Spitalit Shifa në Gazë – duke shfaqur një sërë ndërtimesh nëntokësore për të cilat tha se ishin pjesë e një qendre komandimi të grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, Hamas, nën qendrën më të madhe mjekësore të vendit.Disa ditë pasi e mori nën kontroll spitalin, ushtria ende nuk ka ofruar dëshmi për këtë qendër, që pretendon se ndodhet aty.Megjithatë, ajo ka publikuar video ku shihen armët e gjetura gjoja brenda spitalit, një tunel i cili kalon nëpër kompleksin spitalor dhe një video tjetër që duket se i shfaq luftëtarët e Hamasit duke i tërhequr zvarrë pengjet nëpër korridoret e spitalit.Izraeli thotë se do të publikojë edhe më shumë materiale të tjera.Çfarë gjen Izraeli – apo dështon të gjejë – mund të jetë e rëndësishme për përpjekjet e tij për të gëzuar mbështetje ndërkombëtare për luftën e tij kundër Hamasit, e cila nisi më 7 tetor si përgjigje ndaj sulmeve të përgjakshme nga grupi radikal palestinez në qytetet izraelite.Një vështrim i bastisjes së Izraelit në Spitalin Shifa:Pse është i rëndësishëm?Spitalet e Gazës kanë luajtur rol kyç në narrativët e luftës.Ligjet ndërkombëtare mundësojnë mbrojtje për spitale përmes një statusi të veçantë. Por, ato mund ta humbin statusin nëse përdoren për qëllime ushtarake.Izraeli ka shumë kohë që pretendon se Hamasi i përdor spitalet, shkollat, xhamitë dhe lagjet e banimit si mburoja njerëzore. Në veçanti, Izraeli thotë se Hamasi ka qendra komandimi dhe bunkerë të fshehura nën Spitalin Shifa.Shtetet e Bashkuara thonë se inteligjenca e saj i vërteton këto pretendime. Hamasi i mohon akuzat.Izraeli thotë se spitalet e tjera po përdoren ngjashëm për qëllime ushtarake. Prandaj, ushtria e saj e ka urdhëruar evakuimin e një numri të spitaleve të Gazës, përfshirë të Shifas, teksa po e vazhdon ofensivën tokësore kundër Hamasit.Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tjera ndërkombëtare thonë se këto evakuime i kanë rrezikuar pacientët dhe i kanë mbingarkuar spitalet e tjera në territorin e rrethuar.Duke qenë se Izraeli përballet tashmë me presion të vazhdueshëm ndërkombëtar për shkak të ofensivës, dështimi për të zbuluar prani të madhe të Hamasi mund ta rrisë trysnin për ndaljen e ofensivës.Izraeli është zotuar se nuk do të ndalet derisa ta shkatërrojë Hamasin.Çfarë ka gjetur Izraeli?Ushtria izraelite ka publikuar video ku shfaqen pushkë AK47, municion dhe pajisje të tjera ushtarake, për të cilat tha se i gjeti në repartin e rezonancës magnetike të spitalit. Po ashtu, tha se e gjeti një veturë Toyota të mbushur me armë në garazhin e spitalit. Vetura duket e ngjashme me ato që i përdori Hamasi gjatë sulmit të 7 tetorit.Të dielën, Izraeli e publikoi një video të një tuneli 55 metra të gjatë në oborrin e spitalit.Zyrtarët izraelitë publikuan edhe pamje nga kamerat e sigurisë ku shihen luftëtarët e Hamasit duke i shoqëruar dy pengje – një nga Tajlanda dhe një tjetër nga Nepali – të cilët ishin kapur gjatë sulmit të 7 tetorit, sipas Izraelit. Në video mund të shihen punonjësit e spitalit duke shikuar.Në video shihet data e 7 tetorit, kur edhe ndodhi sulmi në Izrael. Por, fytyrat e dy pengjeve të dyshuara në video u turbulluan, duke e bërë të vështirë të vërtetohet nëse videot janë të mirëfillta.
Fotografi e shfaqur nga ushtria izraelite më 17 nëntor 2023, tregon atë që ushtria e ka cilësuar si hyrja në një tunel nëntokësor në Spitalin Shifa në Rripin e Gazës.
Fotografi e shfaqur nga ushtria izraelite më 17 nëntor 2023, tregon atë që ushtria e ka cilësuar si hyrja në një tunel nëntokësor në Spitalin Shifa në Rripin e Gazës.
Ushtria, po ashtu, publikoi edhe fotografi të, siç tha, dy automjeteve ushtarake të tipit jeep, që i ishin vjedhur ushtrisë izraelite. Fotografitë i shfaqën automjetet e parkuara në kompleksin e spitalit mëngjesin e sulmit.“Tashmë e vërteta është e qartë: Hamasi kryen luftë nga spitalet, kryen terror nga spitalet”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.“Kujtdo që i bën për të ardhmen e njerëzimit, duhet ta dënojë Hamasin”, shtoi ai.Hamasi i kundërshtoi fotografitë, duke thënë se u kishte ofruar të burgosurve tretman mjekësor.“Ne i rrezikuam luftëtarët tanë për t’u siguruar se të burgosurit e plagosur mund të mjekoheshin në mënyrën më të mirë të mundshme në spitalet e Rripit të Gazës”, tha grupi radikal në një komunikatë.Osmaa Hamdan, një lider i lartë i Hamasit me bazë në Bejrut, e pranoi se Izraeli mund ta gjejë ndonjë tunel “aty-këtu”.“Ne nuk e mohojmë se ka tunele qindra kilometra në dhe përreth Gazës”, tha ai në një konferencë për media.Por, ai tha se Hamasi nuk i përdor spitalet për veprime ushtarake.Çfarë nuk ka gjetur Izraeli?Izraeli nuk ka treguar se ku të dërgon tuneli nën Shifa, e as nuk ka dhënë hollësi se për çfarë përdorej ai.Dhe, deri tani nuk ka dhënë asnjë provë të përafërt me pamjet e bunkerëve nëntokësorë dhe dhomave të konferencave të cilat i shfaqi gjatë një ilustrimi më 27 tetor.Hamdan, lideri i Hamasit, është tallur me zbulimet e Izraelit deri tani.“Izraelitët thanë se ekziston një qendër komandimi dhe kontrolli, që nënkupton se çështja është më serioze se thjesht një tunel”, tha ai.Zyrtarët izraelitë thonë se ilustrimet fillestare ishin “konceptuale”.

You Might Also Like

Bloomberg mëson kërkesat e Rusisë në bisedimet e Stambollit

Sulmohet një autobus në Ukrainë, nëntë të vdekur. Ukrainas: Rusët përdorën Lancet-in

Kompania ajrore Swiss International Air Lines anulon 1,400 fluturime për shkak të mungesës së pilotëve

Shërbimi Sekret merr në pyetje ish-shefin e FBI-së pas postimit të numrit 8647 në Instagram

Spiuni brenda ushtrisë së Ukrainës dyshohet se ka ndihmuar bombardimet ruse

Kosova Times November 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Vritet me thikë një grua në Tiranë, policia arreston motrën e viktimës

Kosova Times Kosova Times September 3, 2023
Senatori republikan thirrje Dhomës së Përfaqësuesve të vërë në dispozicion raportin për Matt Gaetzin
Më 25 dhjetor, zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit
Borrelli BE nuk do të tolerojë sulmet ndaj EULEX-it, serbët t’i heqin barrikadat
Irani sanksionon kompani dhe individë amerikanë e britanikë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?