By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kremlini përjashton bisedimet Zelensky-Putin jashtë Moskës
February 2, 2026
Rusia ka rinisur sulmet ndaj objekteve energjetike të Ukrainës
February 2, 2026
Kush është Jeffrey Epstein, si u pasurua dhe kush është bashkëpunëtorja e tij Ghislaine Maxwell
February 2, 2026
Një anije mallrash 100 metra e gjatë u përplas në Stamboll
February 2, 2026
SHBA-të janë tërhequr nga OBSH-ja, cilat do të jenë pasojat për botën?
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri: Disa të arrestuar nën dyshimin për trafikimin e drogës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shqipëri: Disa të arrestuar nën dyshimin për trafikimin e drogës
Lajme

Shqipëri: Disa të arrestuar nën dyshimin për trafikimin e drogës

Kosova Times
Last updated: 2023/11/21 at 4:33 PM
Kosova Times Published November 21, 2023
Share
SHARE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) e Shqipërisë njoftoi të martën se ka arrestuar katër persona, përfshirë një ish-zëvendësdrejtor të Policisë në Tiranë, të dyshuar për trafikim e drogës.

SPAK-u tha se është në kërkim të gjashtë personave të tjerë të dyshuar të një grupi i krimit të organizuar në Shqipëri, i cili dyshohet për trafikimin e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt Evropës.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, dhe shefi i krimeve në një prej komisariateve të kryeqytetit shqiptar, Dedan Gjoni.

“Hetimet kanë zbuluar përfshirjen e zyrtarëve të policisë në aktivitetin e grupeve kriminale në cenim të funksionimit të shtetit ligjor dhe sundimit të ligjit”, tha SPAK-u në një njoftim.

Operacioni është kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust dhe agjenci të tjera të huaja për zbatimin e ligjit.

SPAK-u theksoi se ka mundur të dokumentojë “katër episode të trafikimit të lëndëve narkotike në sasi të mëdha gjatë vitit 2021; të cilat kanë të bëjnë me sekuestrimin e 446 kilogramëve kokainë në Holandë, 69 kilogramëve kokainë në Brazil, 166 kilogramëve marijuanë në Gjermani, si dhe të një sasie prej 250 kilogramë kokainë të nisur nga Brazili për në aeroportin e Frankfurtit në Gjermani”.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se “janë zbardhur dy episode të tentativave të vrasjes për dy shtetas të Republikës së Shqipërisë”.

Përveç trafikimit të lëndëve narkotike, ky grup dyshohet edhe për “pastrim parash”.

“Gjatë ekzekutimit të vendimeve të gjykatës është ushtruar kontroll në banesa dhe ambiente të tjera, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale shuma monetare, automjete, telefona, armë zjarri të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Ky aksion, cilësohet si goditja e dytë e madhe e SPAK ndaj krimit të organizuar. Në korrik të këtij viti SPAK zhvilloi operacionin “Metamorfoza” ku u arrestua biznesmeni Pëllumb Gjoka, si dhe ish-prokurori Lavdrim Lita dhe disa oficerë të policisë së shtetit.

You Might Also Like

Vushtrria mbështet marshin ‘Drejtësi, jo politikë’ të 17 shkurtit

Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burg për krime lufte në Izbicë

Abdixhiku premton një fillim të ri për LDK-në

Jahjaga mohon çdo lidhje me dosjen `Epstein`

Mitrovica ripozicionon kiosqet në hapësira më të përshtatshme për operatorë

Kosova Times November 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

2227 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Kosova Times Kosova Times July 17, 2024
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Josh Nzeakor, përforcimi i radhës i KB Prishtinës
Mali i Zi pritet ta ekstradojë “mbretin e kriptovalutave”
Ukrainasit godasin një objektiv të rëndësishëm thellë në Rusi, 1,700 km larg vijës së frontit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?