By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Recetë për biskotat tuaja të preferuara me krem ​​limoni
January 9, 2026
Këto shkopinj buke krokante janë aq të shijshëm sa nuk do ta vini re fare që nuk kanë mish brenda.
January 9, 2026
Qyteti i bardhë në thembër të Italisë ku duhet të kaloni të paktën një ditë
January 9, 2026
Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje
January 9, 2026
Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

Kosova Times
Last updated: 2023/11/21 at 7:35 PM
Kosova Times Published November 21, 2023
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën në Shkup se Aleanca Veri-atlantike do të bëjë gjithçka për të parandaluar ndonjë përshkallëzim të gjendjes së sigurisë, apo kërcënim ushtarak ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-së apo edhe të vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor.

Këtë deklaratë ai e bëri pas takimit që zhvilloi me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski, kur u pyet të komentojë deklaratën e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se Rusia po synon të nxisë konflikt në rajon.

“Ne nuk shohim ndonjë kërcënim ushtarak që do të vinte nga Rusia ndaj ndonjë vendi anëtar të NATO-s, apo rajonit, por gjithsesi se jemi të kujdesshëm dhe nga afër po vëzhgojmë çfarë po bën Rusia. Ne kemi prani ushtarake në këtë rajon, KFOR-in në Kosovë, shtabin e përgjithshëm në Sarajevë dhe zyrën në Beograd dhe jemi të përgatitur që të bëjmë gjithçka për të mbrojtur çdo aleat nga çfarëdo qoftë kërcënimi”, tha Stoltenberg.

Kreu i NATO-s përsëriti mesazhin e aleancës për Rusinë se “duhet të përmbahet nga veprimet agresive ndaj fqinjëve dhe gjithsesi t’i japë fund agresionin ndaj Ukrainës”.

Stoltenberg, i cili arriti në Shkup pas vizitës në Beograd, tha se “siguria e Ballkanit Perëndimor është e një rëndësi të veçantë për NATO-n” dhe më këtë rast përmendi disa arsyeje që paraqesin “brengosje për aleancën”.

“Në Bosnjë Hercegovinë u paraqiten tensione dhe këtu inkurajoj liderët politikë që të përmbahen nga ndarjet dhe retorika secesioniste, ndërsa përpjekjet e tyre t’i orientojnë drejt pajtimit dhe të ardhmes paqësore”, tha kreu i NATO-s.

Në këtë kuadër, Stoltenberg foli edhe për zhvillimet në Kosovë, duke theksuar nevojën për vazhdimin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

“Në Kosovë kohë më parë pamë incidente me dhunë serioze që përfshinte edhe sulme të papranueshme ndaj trupave paqësore të KFOR-it dhe ata që e bënë këtë duhet të përgjigjen. Beogradi dhe Prishtina duhet të vazhdojnë me dialogun që po lehtësohet nga Bashkimi Evropian, pasi është mënyra e vetme drejt zgjidhjes e cila do të respektonte të drejtat e të gjitha bashkësive etnike”, tha shefi i aleancës ushtarake perëndimore.

Ai foli edhe për rolin e Maqedonisë së Veriut në sigurinë rajonale, miratimin e ndryshimeve të nevojshme kushtetuese për integrimin në Bashkimin Evropian.

Këtë mesazh ai ua përcolli edhe deputetëve në një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, ndërkohë tha se institucionet do të bëjnë gjithçka për sigurinë rajonale, por edhe për arritjen e integrimit evropian si “rruga më e mirë e mundshme për të ardhmen e vendit”.

“Siguria rajonale është më rëndësi si asnjëherë më parë, andaj prioritet i yni mbetet integrimit evropian, para se gjithash i Maqedonisë së Veriut, por edhe i rajonit. Nuk duhet të kemi pengesa në këtë rrugë dhe do të bëjmë gjithçka të mundur që të bëjmë këtë rrugë deri në fund, deri në anëtarësimin tonë në BE, deri në vitin 2030”, deklaroi Kovaçevski.

Kryeministri maqedonas tha se angazhimi për paqen, sigurinë dhe perspektivën e qytetarëve “nuk mundet dhe nuk guxon të pengohet nga kalkulimet politike të politikanëve destruktivë”.

Paraprakisht, Stoltenberg ka qëndruar në Sarajevë dhe Prishtinë. Shefi i NATO-s do ta përmbyllë turneun ballkanik me një takim të mërkurë në Shkup me udhëheqësit e shteteve anëtare të NATO-s nga rajoni. Ai do të takohet me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, presidentin kroat, Zoran Millatoviq, kryeministrin e Malit të Zi, Millojko Spajiq, dhe me atë të Sllovenisë, Robert Golob.

You Might Also Like

Crans Montana: Shumë pyetje pa përgjigje rreth tragjedisë – Pronarët po merren në pyetje

Lind një përbindësh energjie në Ballkan. Hungarezët blejnë Industrinë e Naftës të Serbisë

Medvedev kërcënon

Ministri i Jashtëm çek po ngiste makinën pranë Lvivit gjatë sulmit me Oreshnik

Rebelim i madh në Iran, interneti nuk po funksionon. Ajatollah kritikon Trumpin

Kosova Times November 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Murati, bashkatdhetarëve: Mos paguani policat e sigurimit kufitar

Kosova Times Kosova Times August 6, 2024
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
Protestojnë para Komunës, gjobiten operatorët e linjës Podujevë-Prishtinë
Abazoviq: Mali i Zi po nis program hapësinor
Pas numrave,krerët e partive shpalosin sloganet e thirrjet ndaj elektoratit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?