By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Trepça, hap të madh drejt titullit, fiton ndeshjen e tretë ndaj Bashkimit
May 11, 2025
Osmani në kampin Mauthausen: T’i mbrojmë vlerat për të cilat ata u flijuan
May 11, 2025
Celibashi: Procesi zgjedhor shkoi mirë, dalja në votime rreth 42%
May 11, 2025
Kuvendarët e zgjedhur nga populli që po duken e sillen si kamp paramilitarësh
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në pritje të Kodit Civil…
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në pritje të Kodit Civil…
Ballina 1Lajme

Në pritje të Kodit Civil…

Kosova Times
Last updated: 2023/11/22 at 5:08 PM
Kosova Times Published November 22, 2023
Share
SHARE
Tash e më shumë se një vit, Ana Ilazi ka nisur një epokë të re në jetën e saj. Sapo u largua nga SOS Fshatrat e Fëmijëve, kur mbushi 18 vjeç, ajo nisi studimet për fizioterapi dhe punën si infermiere. Por, ky fillim i ri nuk ka qenë po aq i lehtë sa do të donte.E ulur në një karrigë në oborrin që më parë ishte shtëpia e saj, 19-vjeçarja kujton momentin e parë kur ishte dashur të gjejë një tjetër vend për ta quajtur shtëpi.“Moshën 18 vjeç s’është që e kam pritur shumë e emocionuar sepse e kam ditur se çfarë më pret pasi të dal. Kam qenë shumë e vogël kur kam ardhur këtu dhe jam rritur me këta njerëz. Më kanë rritur, shkolluar dhe pastaj, kur vjen në një moshë të caktuar, ti duhet të përballesh me realitetin”, thotë Ana për REL-in.
Ana Ilazi, e rritur në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
                                      Ana Ilazi, e rritur në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Realiteti me të cilin u përball Ana ishte nevoja që t’ia dilte mbanë e vetme: të gjente punë, të vazhdonte studimet, të gjente vendbanim, të paguante të gjitha faturat…“Ata [fëmijët që janë rritur me prindër] s’punojnë sapo i bëjnë 18 vjet. Ne duhet të punojmë, të paguajmë qira…. të bëjmë gjëra që ndoshta një 26-vjeçar nuk i bën. E ne jemi 18 vjeç në atë fazë kur çdo gjë fillon e re. Jo krejt dinë ta menaxhojnë, jo krejt dinë të përballen me të”, shton Ana.Për këtë arsye, kërkesë e Anës dhe e SOS Fshatrave të Fëmijëve është që fëmijët pa përkujdes prindëror të marrin mbështetje deri në moshën 26-vjeçare, e jo vetëm deri në moshën 18-vjeçare.SOS Fshatrat e Fëmijëve i ndihmojnë këta të rinj në tre vjetët e parë pas largimi nga SOS-i duke ua mbuluar një pjesë të shpenzimeve dhe duke u ofruar shërbime. Por, Remzije Krasniqi, që ka punuar në SOS për më shumë se 20 vjet, beson se këta të rinj kanë nevojë për më shumë përkrahje.“Duke pasur parasysh kulturën tonë dhe sistemin brenda familjes… nuk është që të rinjtë në familje biologjike, menjëherë pasi mbushin 18 vjeç, dalin të jetojnë vetëm”, thotë Remzije Krasniqi, drejtore e avokimit në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Remzije Krasniqi, drejtore e avokimit në SOS Fshatrat e Fëmijëve, dhe Ana Ilazi, e rritur në këtë qendër.
                                      Remzije Krasniqi, drejtore e avokimit në SOS Fshatrat e Fëmijëve, dhe Ana Ilazi, e rritur në këtë qendër.
Për këtë arsye, SOS-i dhe organizata të tjera joqeveritare kanë avokuar që në Kodin Civil të përfshihet edhe mbështetja financiare për këta të rinj deri në moshën 26-vjeçare. Qëllimi i tyre u arrit pjesërisht: kjo kërkesë u përfshi në Projektkodin Civil, mirëpo ai ende nuk është miratuar.Më 16 mars të vitit të kaluar, Projektkodi Civil nuk kaloi në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës. Mospajtimet e deputetëve ishin lidhur me nenin që do të mundësonte hartimin e një ligji të posaçëm, përmes të cilit do të lejohej regjistrimi i “bashkësive civile” ndërmjet personave me gjini të njëjtë.Më herët, krerët e bashkësive fetare në Kosovë e kishin kundërshtuar lejimin e “bashkësive civile”, pasi thanë se ripërkufizohet familja dhe martesa.Remzija e cilëson si të pakuptueshme që të mbeten shumë kategori në pritje vetëm për shkak të kundërshtimit të një pike. Kjo pasi që, siç shprehet ajo, edhe ligje të tjera do të mbeten të kufizuara derisa të miratohet Kodi Civil.“Ligji për Shërbime Sociale, Ligji për Familje dhe Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve e kanë bazën që vjen nga Projektkodi Civil. Ne, bashkë me [Koalicionin e OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve] KOMF-in, kemi dorëzuar propozim që Projektkodi Civil të mos bllokohet për një çështje të caktuar dhe kategoritë e tjera të penalizohen”, thotë ajo.
Remzije Krasniqi, drejtore e avokimit në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
                                      Remzije Krasniqi, drejtore e avokimit në SOS Fshatrat e Fëmijëve.
Një vit më parë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, kishte thënë se Projektkodi Civil do të miratohej në Kuvendin e Kosovës së shpejti. Tani, Ministria e Drejtësisë ka përsëritur deklaratën se drafti i Kodit Civil “pothuajse është i finalizuar” dhe se do të procedohet së shpejti për votim në Qeveri.Kush do të përfitonte nga Projektkodi Civil?Në Raportin e këtij viti të Progresit, të publikuar nga Komisioni Evropian më 8 nëntor, Kodi Civil përmendet disa herë. Përveç rëndësisë së këtij dokumenti për personat e komunitetit LGBTI (lesbikë, gej, biseksual, transgjinore dhe ndërgjinor), Kodi Civil vlerësohet i rëndësishëm edhe për çështje të tjera.“Asnjë hap nuk është marrë për ta miratuar Kodin Civil, që do ta mundësonte përkrahjen për personat në përkujdes deri në moshën 26-vjeçare, në vend të 18-vjeçare”, thuhet në Raport të Progresit.Aty, gjithashtu, shtohet se Kodi Civil do ta përforconte “mbrojtjen e të drejtave fundamentale dhe civile të grave” dhe do ta përmirësonte trajtimin e fëmijëve “në situatë veçanërisht të cenueshme”.Çfarë thotë Projektkodi Civil për martesat e hershme?Ligji aktual në Kosovë mundëson martesën mes personave qysh në moshën 16 -vjeçare, me pajtim të prindërve. Në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për vitin 2022 martesat e hershme dhe me detyrim theksohen si problem veçanërisht në mesin e komuniteteve rom, ashkali, egjiptian, boshnjak dhe goran.Neni 1140 i Projektkodit Civil synon ta rregullojë këtë problem duke përcaktuar moshën 18-vjeçare si minimalen për lidhje të martesës.Çfarë thotë Projektkodi Civil për ndarjet?Ligjet e Kosovës përcaktojnë që “institucioni i martesës duhet të ruhet”, që do të thotë se bashkëshortët inkurajohen të kalojnë nëpër procedura të pajtimit para se të bëhet shkurorëzimi.Në raportin e organizatës ndërkombëtare Amnesty International, të publikuar më 30 gusht, citohen viktima të dhunës në familje që kanë raportuar se punëtorët social u kanë bërë presion të kthehen tek abuzuesit e tyre.Projektkodi Civil përcakton, përmes nenit 1186, që “në rastin e dhunës në familje dhe formave të tjera të dhunës në baza gjinore, nuk do të zhvillohet procedura e pajtimit për ruajtjen e martesës”.Çfarë thotë Projektkodi Civil për martesat ndërmjet personave të gjinisë së njëjtë?Kundërshtimet më të zëshme ndaj Projektkodit Civil kishin të bënin me nenin 1138. Ky nen parasheh hartimin e një ligji që do t’i lejonte “bashkësitë e regjistruara civile ndërmjet personave me sekse të njëjta”.Megjithatë, ai përcakton që martesa është “bashkësi e regjistruar ligjërisht ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme”, që do të thotë se nuk mundëson martesën midis personave të gjinisë së njëjtë.Ministria e Drejtësisë ka bërë të ditur se ka bërë ndryshime në këtë nen, mirëpo nuk ka dhënë detaje se çfarë ndryshimesh janë bërë. Kristian Rrasaj, këshilltar ligjor në Qendrën për Barazi dhe Liri (CEL), shprehet i zhgënjyer që në Projektkodin Civil nuk ishte paraparë të lejohet martesa mes personave të gjinisë së njëjtë.“Nuk mund të them specifikisht që nuk e përkrahim këtë draft. Por, mendimi ynë është që çfarëdo Kodi që nuk e përfshin martesën mes personave të gjinisë së njëjtë nuk do ta kalonte testin e kushtetutshmërisë”, thotë Rrasaj për REL-in.Kushtetuta e Kosovës thotë se “se në bazë të pëlqimit të lirë, çdokush gëzon të drejtën të martohet dhe të drejtën që të krijojë familje në pajtim me ligjin”.Edhe Avokati i Popullit kishte bërë thirrje vitin e kaluar që marrëdhëniet familjare të personave me sekse të njëjta të njihen dhe të definohen me Kodin Civil, pa asnjë dallim dhe në të njëjtën mënyrë sikurse personat me sekse të kundërta – që do të thotë të përfshiheshin në pikën për martesë.

You Might Also Like

Trepça, hap të madh drejt titullit, fiton ndeshjen e tretë ndaj Bashkimit

Osmani në kampin Mauthausen: T’i mbrojmë vlerat për të cilat ata u flijuan

Celibashi: Procesi zgjedhor shkoi mirë, dalja në votime rreth 42%

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Osmani: Miqësia me Austrinë, shtyllë e fortë e rrugëtimit tonë evropian

Kosova Times November 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken shpreh shqetësime serioze për marrëdhëniet ushtarake Rusi – K. Veriore

Kosova Times Kosova Times November 9, 2023
Anija kozmike Athena u ul në polin jugor të Hënës
Aksident i trefishtë në aksi Lezhë-Shkodër, dy të plagosur, mes tyre edhe një grua shtatzënë
Xhirimet e vullnetarëve serbë në Ukrainë: “Fati i Kosovës varet nga fitorja e Rusisë!” (VIDEO)
Në 40% të tyre nuk banon askush, të dhënat e Censit: Ja sa hyrje në pallate janë bosh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?