By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 2 shkurt 2026
February 2, 2026
Katërshja e UÇK-së në fund të procesit, fillojnë fjalët përfundimtare
February 1, 2026
Lëndohet një skijator në Brezovicë, shkaktoi ortek bore me dy persona tjerë
February 1, 2026
Vdes gazetarja e njohur e Shqipërisë, Rezarta Reçi
February 1, 2026
Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se ShBA-ja “po shpenzon shumë” për ndihmën për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se ShBA-ja “po shpenzon shumë” për ndihmën për Ukrainën
Rajon / Botë

Pothuajse gjysma e amerikanëve mendojnë se ShBA-ja “po shpenzon shumë” për ndihmën për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/11/22 at 9:31 PM
Kosova Times Published November 22, 2023
Share
SHARE

Përderisa ligjvënësit në Uashington po shqyrtojnë që të dërgojnë më shumë miliarda dollarë të mbështetjes federale për Kievin, për ta ndihmuar në luftën kundër agresionit rus, pothuajse gjysma e publikut në Shtetet e Bashkuara mendon se shteti po shpenzon shumë në ndihmën për Ukrainën. Kështu thuhet në një sondazh të kryer nga The Associated Press dhe NORC – Qendra për Hulumtime të Çështjeve të Publikut.

Këto ndjenja, të nxitura kryesisht nga republikanët, ndihmojnë në shpjegimin e ashpërsimit të kundërshtimit në mesin e ligjvënësve të Partisë Republikane, të cilët po kundërshtojnë përpjekjet e presidentit amerikan, Joe Biden, për të miratuar një pako të re të ndihmës për Ukrainën, duke argumentuar se paratë do të shpenzoheshin më mirë nëse do të destinoheshin për prioritete të brendshme.

Megjithatë, kundërshtimi ndaj ndihmës për Ukrainën ka rënë pak krahasuar me një sondazh të kryer një muaj më parë nga AP-NORC. Tani, 45 për qind e të anketuarve kanë thënë se Qeveria amerikane po shpenzon shumë për ndihmën për Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, krahasuar me 52 për qind sa ishin në tetor.

Ky ndryshim i përqindjes duket se vjen kryesisht nga republikanët: 59 për qind tani kanë thënë se është shpenzuar shumë për ndihmën për Ukrainën, por kjo shifër është më e ulët krahasuar me 69 për qind sa ishte në tetor.

Sipas sondazhit, mbi një e treta (38 për qind) e amerikanëve në moshë madhore kanë thënë se shpenzimet aktuale “janë në nivelin e duhur”. Kjo përqindje është më e lartë krahasuar me sondazhin e muajit të kaluar (31 për qind). Republikanët e anketuar, pothuajse 3 në 10 (29 për qind), kanë deklaruar se shpenzimet aktuale janë të duhura. Kjo paraqet një rritje prej 20 për qind, krahasuar me sondazhin e muajit të kaluar.

Shtëpia e Bardhë raportohet se po u bën presion ligjvënësve që të miratojnë paketën e shpenzimeve emergjente në vlerë prej 106 miliardë dollarësh, që Biden propozoi në tetor. Në këtë pako përfshihen 61 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë. Pjesa tjetër e ndihmës është paraparë për Izraelin që po lufton me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe për disa prioritete në rajonin e Indo-Paqësorit.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës, ShBA-ja është shteti që i ka ndihmuar më shumë Ukrainës sa i përket armëve dhe ndihmës tjetër, duke dërguar në Kiev dhjetëra miliarda dollarë.

You Might Also Like

Putin do të dërgojë mijëra ushtarë dhe përdhunues “të çmendur” për të sulmuar Evropën nëse lufta me Ukrainën mbaron, paralajmëron diplomati i NATO-s

Shpërthimi i infeksioneve që vrau gjashtë britanikë dhe la 1,500 të sëmurë

Dokumentet e deklasifikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë e përmendin pedofilin Epstein si menaxherin e pasurisë së Putinit

Droni rus godet një autobus në Ukrainë, duke vrarë 15 persona

Negociatat u shtynë! Zelenski e vendos Putinin në një situatë shumë delikate me propozimin e tij ‘të pakëndshëm’

Kosova Times November 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Haradinaj: Kurti i vetmi kryeministër që nuk i beson sistemit të vet

Kosova Times Kosova Times August 21, 2023
Beteja për Pokrovskun është e ashpër, ndërsa Rusia pretendon avancimin në qytet në lindje
Dardanët fillojnë mobilizimin për ndeshjet e Kosovës
Biografia e gjeneralit Surovikin u zhduk nga faqja e internetit e Ministrisë së Mbrojtjes Ruse
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?