By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”
May 12, 2025
Horoskopi ditor për 12 maj 2025
May 12, 2025
Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë
May 11, 2025
Bie interesimi për t`u marrë me blegtori, ndonëse terreni ofron kushte
May 11, 2025
Plani i Putiit per sulmin berthamor: Cilët qytete dhe qyteza janë në “listën e sulmeve”?
May 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kuvendi votoi katër marrëveshje ndërkombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kuvendi votoi katër marrëveshje ndërkombëtare
Ballina 2Lajme

Kuvendi votoi katër marrëveshje ndërkombëtare

Kosova Times
Last updated: 2023/11/23 at 2:30 PM
Kosova Times Published November 23, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, ka miratuar katër marrëveshje ndërkombëtare. Këto marrëveshje më parë nuk ishin votuar nga partitë opozitare, por pas një marrëveshje mirëkuptimi me partinë në pushtet opozita ka pranuar që sot ta bëjë një gjë të tillë.

Deputetët e Kuvendit miratuan me 83 vota Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin “Rehabilitimi i linjës hekurudhore 10 B”.

Poashtu me 83 vota u miratua edhe Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFW, Frankfurt Am Main (KFW) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit, si edhe Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”.

Kurse me 84 vota u miratua Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë.

Haxhiu: Jo rrallëherë IML është përballur me skandale të shumta

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka reaguar ndaj kritikave drejtuar asaj, nga shefat e grupeve parlamentare të partive opozitare, në veçanti për ngjarjen e fundit në IML.

“Jo rrallëherë IML është përballur m skandale të shumta ndër vite. Është folur që vetëvrasje janë bërë vrasje, vrasjet janë bërë vetëvrasje; janë zhdukur provat; mënyrat se si është ndërtuar objekti ka qenë i gabuar etj.”, deklaroi ministrja Haxhiu.

Ajo sërish adresoi kritika ndaj sistemit të drejtësisë në vend, duke kujtuar rastin e mostrave të Astrit Deharit, ku, sipas saj, asnjë person nuk është i dyshuar.

Tutje, ministrja Haxhiu ftoi deputetët që të themelohet një komision hetimor për këtë çështje.

Haradinaj: Të inicohet një rezolutë  për anëtarësim në NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës, diskutimin  tij e përqendroi te vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ai theksoi se Parlamenti mund të marrë dy-tre vendime të shpejta për ta ndihmuar vendin në një situatë që është e rrezikshme për sigurinë.

“Parlamenti mund të kërkojë një rezolutë përmes të cilës obligohet qeveria e vendit që të kërkojë anëtarësim në NATO, direkt”, tha Haradinaj.

Ai, tutje, propozoi që të krijohet një komision për NATO-n, si dhe një agjendë për t’i bindur vendet anëtare të NATO-s për të mundësuar anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Haradinaj, lidhur me skandalet e qeverisë tha se jam në vijën e kritikave të opozitës, por, tërhoqi vërejtjen se situata e sigurisë mund të na befasojë.

Gashi: Qeveri e ardhur në pushtet me flakë, po digjet nga flakët e tij

Arben Gashi, kryetari i GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka folur për skandalet e qevreisë, duke vënë theksin, siç tha ai, në tri skandale serioze gjatë një jave. Ai diskutoi për përfshirjen nga flakët IML, si dhe për qëndrimet e ministres Haxhiu për këtë ngjarje.

Ai numëroi skandalet e qeverisjes aktuale, që sipas tij janë: ajo e shtyrjes së regjistrimit të popullsisë dhe pronës, korrupsioni në Ministrinë e Jashtme, duke paguar këshilltarë me paga të majme, djegia për herë të dytë e IML-së, që,duke u bazuar edhe në reagimin e ministres së Drejtësisë, kjo merr përmasa kriminale.

“Më e rëndë bëhet kur kjo djegie ndodh për herë të dytë dhe, nëse marrim parasysh qëndrimet e ministres së Drejtësisë kjo situatë merr përmasa kriminale. Ministrja e Drejtësisë deklaron publikisht se nuk ka dëmtim të arkivës, nuk ka dëmtim të mostrave mortore që mbahen në këtë institut, ndërkohë që në medie raportohet se jo vetëm që ka dëmtim të arkivës, jo vetëm që ka dëmtim të mostrave, por ka dëmtim të mostrave mortore të komandantit legjendar Adem Jashari, ka dëmtim të mostrave të komandantit tjetër, Isa Boletini e të mos flasim për rastet të qytetarëve të tjerë që mund të kenë përmbajtje të qëllimshme për zhdukjen e rasteve kriminale”, deklaroi Gashi.

Ai më tej shtoi se një qeveri, e cila ka ardhur në pushtet me flakë, po digjet nga flakët e pushtetit, si pasojë e paaftësisë qeverisëse dhe i qeverisjes kriminale.

Musliu: Gjykata Speciale në Hagë përdor metoda të frikshme

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu ka folur për vendimin e fundit për ndalimin  e vizitave dhe të telefonatave të atyre që po mbahen padrejtësisht në Hagë.

“Dhomat e Specializuara apo Gjykata Speciale në Hagë, në mungesë të provave dhe fakteve, për të fshehur motivin politik dhe dështimin e tyre janë duke përdorur metoda të frikshme të shkeljes së të drejtave të njeriut që nga fillimi i punës së kësaj gjykate e deri me vendimin e fundit për ndalimin  e vizitave dhe të telefonatave të atyre që po mbahen padrejtësisht në Hagë”, deklaroi Musliu.

Ajo u bëri apel të gjitha organizatave kompetente që të reagojnë kundrejt këtij vendimi të DHSK-së.

“Kosova dhe shqiptarët asnjëherë nuk iu kanë trembur drejtësisë, sikurse asnjëherë nuk e kanë duruar padrejtësinë. Ky Kuvend e ka votuar këtë gjykatë dhe ky Kuvend duhet i pari të reagojë kur shkelen të drejtat themelore të njeriut”, ka deklaruar, mes tjerash, deputetja Musliu.

Tahiri: Puna e IML-së vazhdimisht është penguar nga pushteti

Abelard Tahiri, kryetar i GP të Partisë Demokratike të Kosovës, në seancën e Kuvendit ka folur për skandalet e qeverisjes aktuale. Ai tha se sa herë që plasin skandale të kësaj qeverie, deputetët e mazhorancës flasin për Serbinë, për Radojçiqin, për Rusinë, për sulmet.

“Sa herë plasin skandale të kësaj qeverie, deputetët e mazhorancës flasin për Serbinë, për Radojçiqin, për Rusinë, për mundësinë e sulmeve, vetëm e vetëm për t’i ikur këtij debati për skandalet që jemi duke i diskutuar këto ditë”, deklaroi Tahiri.

Ai kujtoi skandalet e ndryshme duke përmendur pagën e lartë të një këshilltari të kryeministrit të vendit, pastaj për sigurinë në vend, për grabitjet me armë të gjata nëpër qytetet të Kosovës; për përfshirjen nga flaka të Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).

Tahiri në fjalimin e tij u ndalk për të trajtuar IML, që, sipas tij, prej ardhjes në pushtet të LVV-së, ky institut vazhdimisht ka hasur në pengesa në kryerjen e aktivitetit të tij.

You Might Also Like

Numërohen disa kuti, PS kryeson me 62%, PD-ASHM 32%. Në lojë edhe “Nisma-Shqipëria Bëhet” e “Mundësia”

Vdekje e dyshimtë në Prizren, viktima dyshohet se qëlloi veten me armë

Trepça, hap të madh drejt titullit, fiton ndeshjen e tretë ndaj Bashkimit

Celibashi: Procesi zgjedhor shkoi mirë, dalja në votime rreth 42%

KQZ: Deri në orën 18:00 kanë votuar 40,94% e qytetarëve, pjesëmarrja më e lartë në Dibër dhe Tiranë

Kosova Times November 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rebelohen të mobilizuarit në parkun Patriot pranë Moskës

Kosova Times Kosova Times November 14, 2022
Presidenti iranian kërcënoi Izraelin: “Nëse bëni edhe gabimin më të vogël, do të merrni një përgjigje më të fortë”
Kosova synon fitoren e parë në grup ndaj Andorrës – ndryshime drastike
Robotë autonomë me inteligjencë artificiale në fushën e ndërtimit
Rreth 2 mijë familje do të subvencionohen për investime efiçiente në shtëpi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?