By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Mërgata, burim force drejt lirisë e pavarësisë sonë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Mërgata, burim force drejt lirisë e pavarësisë sonë
Ballina 1Lajme

Osmani: Mërgata, burim force drejt lirisë e pavarësisë sonë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/23 at 12:21 PM
Kosova Times Published November 23, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë adresimit të saj në Samitin e Tretë të Diasporës, i cili po mbahet në Tiranë, ka thënë se mërgata shqiptare ka qenë burimi i forcës drejt lirisë e demokracisë. Ajo ka çmuar kontributin e tyre në kohën e luftës në Kosovë.

 

“Mërgata shqiptare është shtylla e lëvizjes kombëtare për liri e pavarësi të shqiptarëve. Solidariteti dhe mbështetja e tyre e palëkundur ka qenë burim force për ne, në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë e demokracisë. Në vitet e 80-ta e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes, nga Washingtoni në Bruksel, nga Berlini në Paris e Romë e shumë vende të tjera”, deklaroi presidentja e Kosovës.

Ajo ka thënë se mërgata shqiptare është një, nga çdo pjesë e territoreve shqiptare. Osmani ka përmendur edhe Luginën e Preshevës, duke thënë se qëndrojnë me ta në mbrojtje të të drejtave të tyre.

“Mos të harrojmë se vëllezërit dhe motrat tona në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, akoma përballen me diskriminim sistematik, që rezulton edhe me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Si gjithnjë, u themi edhe sot, ju nuk jeni vetëm, të gjithë jemi bashkë me juve në mbrojtjen e të drejtave të juaja”, theksoi tutje Osmani.

Begaj nga Samiti i Diasporës premton të drejtë vote për mërgatën

Tirana është nikoqire e Samitit të Tretë të Diasporës, aktivitet ky që mbahet si shenjë mirënjohje ndaj bashkatdhetarëve të cilët ndër vite kanë kontribuar nga vende anekënd botës për Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi.

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, gjatë adresimit të tij para të pranishmëve ka thënë se diaspora është promoterja më eminente e kulturës dhe identitetit tonë. Duke theksuar se shqiptarët e diasporës përherë kanë kontribuuar për atdheun e tyre, ai ka bërë thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm me shtetin shqiptar.

“Unë do të vijoj të mbështes punën e nisur nga institucionet shqiptare për shpërndarjen e librave shqip nga autoritetet shtetërore për komunitetet shqiptare në diasporë. Fëmijët duhet të kenë mundësi të mësojnë shqip kudo që të jenë”, ka theksuar Begaj.

Sipas tij, Shqipëria mund të jetë e kompletuar kur shqiptarët e diasporës ndjehen dhe kanë të drejta të plota në vendin e tyre. E një nga format që ai ka përmendur është përfaqësimi politik.

“Qytetarët shqiptarë jashtë vendit duhet të kenë mundësi ta ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar, pa pasur nevojën të vijnë në Shqipëri. Kjo do të kthejë diasporën në aktore të drejtpërdrejtë të konfigurimit politik e administrativ”, ka theksuar presidenti shqiptar.

Ahmeti: Të rinjtë të kontribuojnë për atdheun përmes kapjes së diturisë në universitetet më të mira të botës

Kreu i partisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut, BDI, Ali Ahmeti në Samitin e Tretë të Diasporës ka thënë se është koha për organizim më të mirë të shqiptarëve për zhvillim shtetërore.

“Sot kemi një luftë të re dhe më të fortë, të organizohemi për atdheun tonë dhe këtë mundësi mërgata e ka. Të gjithë të përkushtohemi, të gjithë të rinjtë le të kapin diturinë në universitetet më të mira të botës dhe t’i kthehen atdheut të tyre. Sot me dituri shumë shpejt mund t’i kemi vendet tona në Bashkimin Evropian”, ka theksuar Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka çmuar veçanërisht kontributin e bashkatdhetarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Diaspora e shqiptarëve nga Mali i Zi shumë herë gjatë historisë ka pasur rolin kyç dhe vendimtar. Duhet të veçoj diasporën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët ishin ata që hapën dyert e Kongresit Amerikan që të dëgjohej gjithë ai represion që ndodhte në Kosovë nga krimineli Millosheviq”, ka thënë Gjeloshaj.

E kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka thënë se vet është “produkt i diasporës”, duke qenë se ka jetuar disa vite jashtë vendit dhe si i tillë i kupton hallet e shqiptarëve kudo në botë.

“Pavarësisht të gjitha sfidave që i përjetoni atje, jeni shembull i vërtetë i një diaspore e cila nuk përshkruhet vetëm me fjalë sepse edhe me mos prezencë kontribuoni në vazhdimësi në vendin tonë”, ka thënë Arifi.

Ai ka thënë se përderisa Tirana dhe Prishtina nuk e kuptojnë se duhet të ruajnë trojet shqiptare si Lugina e Preshevës, atëherë rrezikohen edhe dy kryeqendrat.

“Ne nuk e kemi një front të hapur me Serbinë,e kemi një front të padukur që përdoret çdo ditë nga Serbia për të thënë se shqiptarët e Preshevës janë të një niveli të dytë”, ka theksuar Arifi.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Kosova Times November 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Deputeti gjerman: Anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihet me dialogun

Kosova Times Kosova Times May 21, 2024
Qindra ushtarë rusë marrin trajtim në Korenë e Veriut
Caktohet masa e arrestit shtëpiak ndaj Fikrim Damkës
Në Shën Petersburg u gjet i vdekur shefi i departamentit të financave të Qarkut Ushtarak Perëndimor
Ambasada e Shqipërisë nesër hap librin e ngushëllimeve për Ismail Kadaren
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?