Me Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan, Policia e Kosovës ka zhvilluar një operacionin në katër lokacione në Ferizaj ku janë arrestuar katër persona të dyshuar për Veprën Penale “Fajde” dhe “Detyrim”. Të dyshuarit gjatë viteve 2021/2023, dyshohen se e kanë detyruar viktimën që ti paguaj deri me tani para me fajde në vlerë prej 164.500 euro.
“Gjatë kontrollit në pronat e të dyshuarve janë gjetur dhe sekuestruar: 2 revole, 4 karikatorë, 2 pushkë gjuetie, 95 fishekë, 5 telefona mobil, 2600 euro si dhe shënime, kontrata dhe marrëveshje që dyshohen se lidhen me veprën penale”, njofton policia.
Të dyshuarit pas intervistës me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë për proceduar të mëtejme ligjore.
“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e veprave penale në përgjithësi, në veçanti luftë e pa kompromis dhe zero tolerancë do të aplikohet kundër krimit të organizuar”, thuhet në njoftimin e policisë/