By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 28 janar
January 28, 2026
Lufta në Ukrainë: Gati dy milionë të vdekur, të zhdukur dhe të plagosur
January 27, 2026
Mijëra njerëz mbushën rrugët e Beogradit me thirrjen e studentëve, shihni pamjet
January 27, 2026
VIDEO Një dron rus godit një tren pasagjerësh në Ukrainë
January 27, 2026
Akademia Franceze homazh në nderim të 90-vjetorit të lindjes së Kadaresë
January 27, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ratifikohet marrëveshja prej 20.2 mln. Euro mes MBPZhR-së dhe GIZ-it gjerman
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Bujqësi > Ratifikohet marrëveshja prej 20.2 mln. Euro mes MBPZhR-së dhe GIZ-it gjerman
Bujqësi

Ratifikohet marrëveshja prej 20.2 mln. Euro mes MBPZhR-së dhe GIZ-it gjerman

Kosova Times
Last updated: 2023/11/23 at 4:39 PM
Kosova Times Published November 23, 2023
Share
SHARE

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në seancën parlamentare të mbajtur gjatë ditës së sotme ka prezantuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Deutsche Gesellschaft für Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, për projektin “Mbështetja për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”. Përmes kësaj Marrëveshje Ndërkombëtare, e cila u ratifikua nga deputetët e Kuvendit të Rep. së Kosovës, do të mbështeten fermerët dhe agrobizneset kosovare për grante në agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural në vlerë prej 20.2 milionë Euro, prej të cilave 10.2 milionë Euro janë financim i Qeverisë Gjermane.

Ministri i BPZhR-së, Faton Peci me këtë rast tha se i gjithë ky besim vjen si rezultat i angazhimit dhe prioritizimit të qartë të objektivave, andaj për vitin 2024 siguruam 10.2 milionë nga Qeveria Gjermane dhe 9.2 milionë grant nga Komisioni Evropian për investime e ngritje të kapaciteteve në sistemin e ujitjes për vitet e ardhshme.

“Ky grant do të ndikojë në zhvillimin e zonave rurale, përmes krijimit të mundësive të reja të punës ose vetëpunësimit dhe ruajtjen e vendeve të punës ekzistuese nëpërmjet zhvillimit të aktiviteteve të agrobiznesit, duke kontribuar kështu në qëndrueshmërinë e fermës dhe ngritjen e nivelit të aktivitetit ekonomik në po ato zona rurale”, shtoi Ministri Peci.

Propozimi në fjalë është iniciuar duke pasur parasysh përvojën e ndërtuar gjatë bashkëpunimit të MBPZhR dhe GIZ në kuadër të fondeve të zbatuara nga Qeveria Gjermane, e cila ka për qëllim diversifikimin e fermave dhe aktivitetet alternative në zonat rurale në Kosovë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

MBPZhR hap thirrjen për Pagesa Direkte 2025 në sektorin e blegtorisë

Kosova përfaqësohet në Forumin Global për Ushqim dhe Bujqësi në Berlin

AUV: Produktet e kafesë janë të sigurta për përdorim

AUV paralajmëron për djathin mozzarella të kontaminuar me aflatoksinë M1

Dron për monitorimin inteligjent të kulturave bujqësore në Fushë-Krujë e Shkodër

Kosova Times November 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

BE përfiton falas nga “truri i Kosovës”

Kosova Times Kosova Times September 18, 2022
Vetëm Kosova e Serbia mbeten pa mjetet e para të Planit të Rritjes
44 gola në 45 ndeshje, Ronaldo çon Al Nassr në finalen e Kupës
Tajvani ushtron zmbrapsjen e një pushtimi të simuluar kinez
Prodhimet serbe përballë bojkotit në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?