By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj
January 23, 2026
Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale
January 23, 2026
Moti në vikend, kryesisht i vranët me riga shiu e temperatura të ulëta
January 23, 2026
Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”
January 23, 2026
Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para
January 23, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Von der Leyen: Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Von der Leyen: Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet
Rajon / Botë

Von der Leyen: Dhuna e kolonëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet

Kosova Times
Last updated: 2023/11/24 at 8:59 PM
Kosova Times Published November 24, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, tha më 24 nëntor se rritja e dhunës nga ekstremistët në Bregun Perëndimor, të pushtuar nga Izraeli, duhet të ndalet.

Dhuna nga kolonët izraelitë kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor është rritur që nga 7 tetori, kur Hamasi – grup palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit.

“Ne duhet të parandalojmë që dhuna të përhapet, prandaj një bashkëjetesë paqësore është e mundshme vetëm përmes zgjidhjes me dy shtete”, tha Von der Leyen gjatë një konference për media në Kanada, së bashku me kryeministrin kanadez, Justin Trudeau, dhe presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel.

“Populli palestinez dhe fqinjët arabë kanë nevojë që të sigurohen se nuk do të zhvendosje të dhunshme, por një perspektivë të qëndrueshme, me një shtet të pavarur palestinez – me ribashkimin e Gazës dhe Bregut Perëndimor – dhe të qeverisur nga Autoriteti Palestinez i reformuar. Dhe për këtë qëllim, dhuna e papranueshme e ekstremistëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet”, shtoi ajo.

Më herët, presidenti amerikan, Joe Biden, tha po ashtu se SHBA-ja është e gatshme të vendosë ndalesa të vizave kundër “ekstremistëve” që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor.

Po ashtu, sekretari i Jashtëm i Britanisë, David Cameron, i ka bërë thirrje Izraelit që të ndalë, atë që ai e cilësoi si “dhunë krejtësisht të papranueshme” nga kolonët në Bregun Perëndimor.

Izraeli ka pushtuar Bregun Perëndimor, që palestinezët duan që të jetë pjesë thelbësore e shtetit të tyre të ardhshëm, në luftën e Lindjes së Mesme më 1967. Që atëherë, atje janë ndërtuar vendbanime hebreje, që shumë shtete i konsiderojnë ilegale. Izraeli hedh poshtë këto pretendime dhe thotë se me këtë territor ka lidhje historike dhe biblike.

Bregu Perëndimor është shtëpi e 3 milionë palestinezëve të cilët jetojnë në mesin e mbi gjysmë milion kolonëve hebrenj.

You Might Also Like

Gazetari vullnetar serb : Nga dëshmitar i dhunës në pjesëmarrës të saj

Ideologu i Kremlinit prezenton vizionet e nje Rusie ideale

Ministri iranian fyen ashpër Zelenskyn, thotë: “Ndryshe nga ju, ne nuk kërkojmë ndihmë nga të huajt”

Përfunduan bisedimet e para midis Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së. Rrjedhja e detajeve të para

Orbanit i duhej shumë një fitore, e mori duke blerë NIS

Kosova Times November 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Policia tregon se çfarë ka konfiskuar të enjten në veri

Kosova Times Kosova Times January 19, 2024
Ohër, protestë kundër shoqatës kulturore bullgare “Mbreti Boris III
Qeveria miraton Projektligjin për Letërnjoftim, Kurti lavdëron kabinetin e tij qeverisës për punët e deritashme
A do të luajë Broja kundër Arsenalit? Përgjigjet trajneri i Evertonit
Legia vrau gazetaren britaneze qe raportoi per shqiptaret? Pretendimi i britanikëve për likuidimin në Londër në 1999
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?