By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bota politike shpreh ngushëllimet e saj për vdekjen e vajzës së Antonis Samaras
August 8, 2025
Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit
August 8, 2025
E gjete rrugën tënde?
August 8, 2025
Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re
August 8, 2025
Jennifer Lopez nuk i lejohet të hyjë në butikun Chanel në Stamboll: Reagoi siç nuk do të reagonin shumë yje të tjerë
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pse gjasat për embargo të naftës ndaj Izraelit janë shumë të vogla?
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Pse gjasat për embargo të naftës ndaj Izraelit janë shumë të vogla?
Ballina 2Rajon / Botë

Pse gjasat për embargo të naftës ndaj Izraelit janë shumë të vogla?

Kosova Times
Last updated: 2023/11/26 at 10:25 AM
Kosova Times Published November 25, 2023
Share
SHARE

Reuters

Ofensiva ushtarake e Izraelit në Rripin e Gazës, pas sulmit të Hamasit – grupit radikal palestinez të cilësuar si organizatë terroriste nga ShBA – ndaj qyteteve izraelite më 7 tetor, ka nxitur thirrje në Lindjen e Mesme, posaçërisht nga anëtari i OPEC-it, Irani, për ta përdorur naftën si armë për ndëshkimin e Izraelit.

Ky konflikt i ka shtyrë shumë analistë, vëzhgues të tregut të naftës dhe politikanë, të ngrenë paralele me embargon e OPEC-it më 1973, kur prodhuesit arabë të naftës e ndërprenë eksportimin e naftës për disa aleatë të Izraelit, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe, pas luftës izraelite-arabe atë vit.

Analistët dhe burime brenda OPEC, megjithatë, thotë se bota e sotme e energjisë është shumë më ndryshe se ajo e para 50 vjetëve, prandaj edhe e hedhin poshtë mundësinë e vendosjes së një

Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) dhe aleatët e saj, të udhëhequr nga Rusia, do të takohen të më 30 nëntor në Vjenë, për të biseduar për politikat e prodhimit, dhe burimet kanë thënë për Reuters se ka mundësi të flitet për ulje shtesë të prodhimit.

Nga po vijnë thirrjet për embargo?

Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amirabdollahian, u bëri thirrje anëtarëve të Organizatës për Bashkëpunim Islamik (OBI) të vendosin embargo të`naftës dhe sanksione të tjera ndaj Izraelit dhe t’i përjashtojnë të gjithë ambasadorët e Izraelit.

Katër burime brenda OPEC-it, e cila e prodhon një të tretën e naftës së botës dhe përfshin disa vende myslimane, në mesin e tyre edhe Iranin, thanë për Reuters në atë kohë se nuk janë planifikuar veprime të menjëhershme apo takime emergjente nga ky grup pas komenteve të Iranit.

Të dielën e kaluar, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, iu lut vendeve myslimane të cilat kanë marrëdhënie të normalizuara me Izraelin, t’i ndërpresin ato për së paku “një kohë të kufizuar”.

Javë më parë, ai kishte bërë thirrje për një embargo islamike të naftës dhe ushqimit ndaj Izraelit.

Gjatë një takimi të përbashkët mes anëtarëve të OBI-t dhe Ligës Arabe në Riad më 11 nëntor, shtetet myslimane nuk u pajtuan për vendosjen e shumë sanksioneve kundër Izraelit, e cila ishte kërkesë e presidentit të Iranit, Ebrahim Raisi.

Çfarë ndodhi më 1973?

Më 1993, prodhuesit araba të OPEC-it, të udhëhequr nga Arabia Saudite, vendosën embargo të naftës ndaj Shteteve të Bashkuara si hakmarrje për mbështetjen e tyre për Izraelin në luftën e Lindjes së Mesme në tetor të atij viti. Embargoja, dhe ulja e prodhimit si pasojë, u vendosën më vonë edhe ndaj vendeve tjera, përfshirë Britaninë e Madhe, Holandën dhe Japoninë.

Embargoja bëri që të kishte mungesë të madhe nafte dhe krijim të radhëve në pompat e karburantit. Ndikimi negativ në ekonominë amerikane ishte shumë i madh.

Embargoja, po ashtu, nxiti ngritjen e madhe të çmimit të naftës, por, njëkohësisht, ajo krizë nxiti zhvillimin e burimeve të reja të naftës jashtë Lindjes së Mesme, siç janë Deti Verior dhe asetet e ujërave të thella, si dhe burimeve alternative të energjisë.

Pse gjasat janë shumë të vogla për një embargo tjetër?

Derisa vendet e Perëndimit ishin blerësit kryesorë të naftës së prodhuar nga vendet arabe para gjysmë shekulli, ditët e sotme Azia është blerësi më i madh i naftës së papërpunuar të OPEC-it, pasi rreth 70% e eksportit të përgjithshëm të këtyre vendeve përfundon atje.

“Mjedisi gjeopolitik është ndryshe krahasuar me atë para 50 vjetëve”, tha një burim i OPEC-it për atë se pse një embargo e re është vështirë e mundur.

“Një embargo e naftës e stilit të viteve ’70 nga vendet e Gjirit që prodhojnë naftë, duket të ketë shumë pak gjasa, sepse dy e treta e eksportit të naftës së GCC (Këshillit të Gjirit për Bashkëpunim) sot blihet nga klientët aziatikë”, tha JPM Morgan në një komunikatë.

Analisti i bankës për investime UBS, Giovanni Staunovo, tha se ndikimi i Kinës në Lindjen e Mesme po rritet.

“Kina e ka ndërmjetësuar një marrëveshje mes Arabisë Saudite dhe Iranit dhe…është kliente e rëndësishme për prodhuesit e naftës në Lindjen e Mesme, blerësi i dytë më i madh i naftës dhe, bashkë me Indinë, makineria e rritjes së kërkesës për naftë”, tha ai.

Morgan Bazilian, drejtor i Institutit Payne, tha se bota e energjisë ka ndryshuar vazhdimisht në 50 vjetët e fundit.

“ShBA-ja është tani prodhuesi më i madh i naftës dhe gazit, dhe ka një rezervë strategjike të naftës tash e shumë kohë”, theksoi ai.

You Might Also Like

Kurth diplomatik? Ish-ambasadori paralajmëron Trumpin kundër dhënies së fitores së propagandës së Putinit

Kryeministri britanik kundërshtoi me forcë Izraelin: Një veprim krejtësisht i gabuar, çon në gjakderdhje të re

Parlamentarët italianë befasojnë botën: Të veshur me ngjyra palestineze, ata kritikojnë qeverinë për heshtjen e saj

Trump pohon se ka ndërmjetësuar një paqe historike midis dy armiqve të betuar

Izraeli po kalon në pushtimin e plotë të Gazës

Kosova Times November 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ukraina heton pretendimin për dezertim masiv të Brigadës 155 , të trajnuar nga francezët

Kosova Times Kosova Times January 3, 2025
CNN: Ndërsa Ukraina përgatitet për një kundërsulm, Rusia është në kaos gjithnjë në rritje
GJED: Policia mund të aksesojë të dhënat e telefonave celular edhe pa dyshime për krime serioze
Serbët hedhin boje dhe veze drejt makines se Ministrit Aliu ne Leposaviq i cili vizitoi kryetarin e komunes në ditën e 16-të
Thyerja e rregullave dhe pse fitorja e Donald Trump është kaq e rëndësishme
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?