Në prag të shënimit të 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, Ditës së Flamurit, në Podujevë është zbuluar shtatorja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçit. Në këtë manifestim, kryeministri Albin Kurti, Demaçin e ka quajtur si i përvuajturi më i fortë për përvojën më të madhe të dashurisë për liri.

 

Ceremonia u organizua nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ndërsa kanë marrë pjesë qytetarë të shumtë të ardhur nga gjitha viset shqiptare.

“Sot jemi mbledhur për një homazh më shumë, e për një imazh më të ngurtë të njeriut tonë të madh politik , Adem Demaçit”, kështu deklaroi në fillim Kurti, ish-bashkëpunëtor i Demaçit në periudhën kur atdhetari i madh ishte udhëheqës i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës..

“Shkrimtarit Adem Demës, njeriut të popullit bacës Adem,  personalitet unik në veprimin dhe në gjuhen e tij, në vetëmohimin për të tjerët dhe në shqipen tonë të dashur. Na nevojitet pra një homazh i thellë për një shpirt kaq gjithëpërfshirës ngase u deshtë një guxim i madh për ta mbajtur një shpirt kaq të lirë. Lypset një vetëdije, pa skaje për ta mbajtur një dije të paepur. Për ne si ndjekës të përpjekjeve të tij, do të jetë gjithnjë e vështirë të përkufizojmë personalitete të kësaj përmase. Por, na duhet t’i përkufizojmë në gjuhë e në gurë sepse këta janë dy binarët ku mbështetet treni ynë i historisë , mbi vargun dhe kullën”, deklaroi Kurti .

Ky monumenti kushtuar Demaçit, mendimtarit të lirisë, sipas Kurtit, duhet të jetë “edhe kullë edhe gjuhë”.

“Sipas kërkesës së furishme të vet Adem Demaçit drejtuar kryekomandantit Ademit dhe Jasharëve. Po citoj – Fole një fjalë stralli, fluturo o vargu im, fluturo mbi kullat e Jsharëve në Prekaz  dhe lexo afishen e Sat Nokshiqit, afishen e shkruar me gjak mbi borë”, tha Kurti.

Kryeministri më pas tha se Demaçi, të cilit iu referua si hero, mund të jetë i vetëm në jetë, por tha se “nuk është kurrë jetim në histori”.

“Me këtë intuitë që përbashkon petin dhe luftëtarin, vullneti i Adem Demaçit  e mbanë lehtë një të treten e jetës në burg. Në jetën e një kombi, heroi u fletë heronjve.  Janë majat e shprehjeve dhe historisë prej ku ndërlidhen eprorët tanë të frymëzimit, sepse Adem Demaçi e ngrehu lirinë e vet mbi gjerësinë e trojeve, mbi gjeografinë e vullnetit”, tha ai.

Kurti tha se Adem Demaçi e ndau peshën e mendjen e të mëdhenjve të këtij kombi, andaj  burgu sipas tij, nuk ju duk i rëndë.

“Ata që jetojnë me të vërtetë, nuk janë të shpeshtë . Ata kanë një virtyte të pashoq . Shprehja e tyre është e barabartë me jetën e tyre. Adem Dema-shkrimtar i mendimit luftarak dhe Adem Demaçi – veprimtar i imagjinatës së emancipuar, na mëson qysh në rininë e vet të hershme një direktivë të lartë për të gjithë ne. Kur diktatura nuk e kërcënon lirinë, duhet dyshuar te liria. Ky njëri i madh të cilit sot ja lartësojmë në mënyrë solemne peshën e gurit, e ktheu lirinë në kusht të ekzistencës, dhe në përvojë intime absolute. Një përvojë e tillë e lirisë e meritojnë një monument e më shumë”, tha Kurti.