By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia ukrainase shqyrton gjithashtu përfshirjen e Rusisë në vrasjen e Parubiy
August 30, 2025
Gjykata e Apelit: Fuqia për vendosjen e tarifave i përket Kongresit
August 30, 2025
Putini po shkon në Kinë. Ai do të mbështesë idenë e një rendi të ri botëror
August 30, 2025
SHBA-të diskutojnë vendosjen e firmave ushtarake private në Ukrainë
August 30, 2025
Kurti ngushëllon familjen e veprimtarit Ilmi Ramadani
August 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hamasi e liron grupin e dytë të pengjeve pas një dite të tensionuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Hamasi e liron grupin e dytë të pengjeve pas një dite të tensionuar
Ballina 2Rajon / Botë

Hamasi e liron grupin e dytë të pengjeve pas një dite të tensionuar

Kosova Times
Last updated: 2023/11/26 at 11:00 AM
Kosova Times Published November 26, 2023
Share
SHARE

Hamasi – grupi radikal palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe BE-ja – i liroi të shtunën vonë 17 pengje, përfshirë 13 izraelitë nga Rripi i Gazës, derisa Izraeli i liroi 39 të burgosur palestinezë në ditën e dytë të një armëpushimi katërditor.

Këmbimi i pengjeve me të burgosurit u krye në orët e vona të së shtunës, pas vonesave disa orësh, për shkak se Hamasi e akuzoi Izraelin e se kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit.

Kjo vonesë e theksoi brishtësinë e armëpushimit, i cili e ka ndalur një luftë që e ka tronditur dhe dridhur Izraelin, ka shkaktuar shkatërrim tejet të madh në Rripin e Gazës, si dhe ka kërcënuar me përshkallëzimin e luftës në tërë rajonin.

Lufta shpërtheu më 7 tetor, kur luftëtarët e Hamasit në Gazë i thyen barrierat kufitare dhe u futën në jug të Izraelit, duke i vrarë së paku 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 240 të tjerë, përfshirë gra, fëmijë dhe të moshuar.

Izraeli shpalli gjendje lufte menjëherë, duke kryer bombardime disa javore dhe duke e nisur një ofensivë tokësore, si pasojë e të cilave u vranë mbi 13.300 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në territorin e kontrolluar nga Hamasi. Rreth dy të tretat e të vrarëve në Gazë ishin gra dhe të mitur.

Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga Katari dhe Shtetet e Bashkuara, është pauza e parë e gjatë në luftime prej se nisi lufta.

Në përgjithësi, Hamasi i ka liruar së paku 50 pengje izraelite, ndërsa Izraeli 150 të burgosur palestinezë. Të gjithë janë gra dhe të mitur.

Izraeli ka thënë se armëpushimi mund të zgjatet për një ditë shtesë për çdo 10 pengje të liruara, por është zotuar se do ta rifillojë shpejt ofensivën dhe t’i përmbushë synimet për kthimin e të gjitha pengjeve dhe shkatërrimin e kapaciteteve ushtarake dhe qeverisëse të Hamasit.

Çështja e pengjeve e ka marrë vëmendjen e popullit izraelit. Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Tel Avivit të shtunën për t’u solidarizuar me pengjet dhe familjet e tyre.

Shumë prej tyre e akuzojnë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, se nuk po bën mjaftueshëm për t’i kthyer në shtëpi pengjet.

Zyra e Netanyahut njoftoi të dielën herët se e ka marrë një listë të re të pengjeve të cilat do të lirohen sot gjatë ditës në fazën e tretë dhe të katërt të këmbimit.

You Might Also Like

Policia ukrainase shqyrton gjithashtu përfshirjen e Rusisë në vrasjen e Parubiy

Gjykata e Apelit: Fuqia për vendosjen e tarifave i përket Kongresit

Putini po shkon në Kinë. Ai do të mbështesë idenë e një rendi të ri botëror

SHBA-të diskutojnë vendosjen e firmave ushtarake private në Ukrainë

LDK: Kuvendi nuk është konstituuar, çdo tentim tjetër përbën shkelje

Kosova Times November 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria e Jashtme ruse propozon gjashte kushte per “paqe”

Kosova Times Kosova Times May 27, 2023
Shkrini dhjamin e barkut pa mundim: Truku është në këtë këshillë, kushtojini vëmendje!
Hyseni: Janë pastruar mbi 20 kilometra shtretër lumenjsh
Aksident me fatalitet në Rugovë të Pejës
Homazhe e nderime në Reçak, në përvjetorin masakrës që tmerroi botën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?