By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si po u merret prona ukrainasve në Krime
May 17, 2025
Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën
May 17, 2025
Presidentja Osmani bën thirrje të votohet ‘Zjerm’ e Shkodrës Elektronike
May 17, 2025
Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA
May 17, 2025
Faleminderit Aurela!
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me identitet të rremë në Perëndim, verikoreanët ndihmojnë shtetin e tyre
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Me identitet të rremë në Perëndim, verikoreanët ndihmojnë shtetin e tyre
Ballina 2Rajon / Botë

Me identitet të rremë në Perëndim, verikoreanët ndihmojnë shtetin e tyre

Kosova Times
Last updated: 2023/11/26 at 10:22 AM
Kosova Times Published November 26, 2023
Share
SHARE
ReutersDuke përdorur emra të rremë, profile të rreme në LinkedIn, dokumente të falsifikuara të punës dhe skripte të rreme intervistimi, punëtorët verikoreanë të sektorit të teknologjisë informative po kërkojnë punësim në kompanitë e Perëndimit, përmes mashtrimeve të sofistikuara.Për ta fituar një punë jashtë Koresë Veriore, për të fituar para për jetesë në këtë shtet të izoluar, nënkupton koncentrim në strategji të ndryshme, për t’i bindur menaxherët perëndimorë që t’i punësojnë, sipas disa dokumenteve të rishikuara nga Reuters, të një interviste me një verikorean, ish-punëtor në sektorin e teknologjisë informative.Koreja Veriore u ka kërkuar mijëra punëtorëve të këtij sektori që të angazhohen jashtë shtetit, në përpjekje e sipër – sidomos në katër vjetët e fundit – që të mbledhin miliona euro për ta financuar programin raketor të Phenianit, sipas Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Kombeve të Bashkuara.“Njerëzit janë të lirë të shprehin ide dhe opinione”, është thënë në një skriptë interviste të përdorur prej zhvilluesve të softuerit, për të përshkruar “një kulturë të mirë pune”, kur u kërkohet të përgjigjen në intervistë.Në Korenë e Veriut, shprehja e lirë e mendimit është e ndëshkueshme edhe me burgim.Skriptet në total prej 30 faqeve, janë përhapur prej hulumtuesve të rrjetit Palo Alto, kompani amerikane për siguri kibernetike, e cila i ka zbuluar disa dokumente të brendshme që shpërfaqin sistemin e punëtorëve verikoreanë.
Një rezyme e redaktuar e një punëtori verikorean, me identitet të rremë.
Një rezyme e redaktuar e një punëtori verikorean, me identitet të rremë.
Në dokumente ka prezantime mashtruese, profile online, intervista të improvizuara, dhe identitete të rreme të punëtorëve verikoreanë që kanë aplikuar për punë në sektorin e zhvillimit të softuerëve.Reuters ka gjetur të dhëna nga disa uebfaqe që shpërfaqin disa teknika të përdorura prej punëtorëve verikoreanë për t’i bindur punëdhënësit që të angazhohen nga distanca, për kompani në Kili, Zelandën e Re, Shtetet e Bashkuara, Uzbekistan dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.Dokumentet dhe të dhënat tjera tregojnë për përpjekje të shtuara, të ndërmarra prej autoriteteve verikoreane, që të garantojnë suksesin e një skeme që është bërë kyçe për qarkullim të ekonomisë në regjimin me mungesë të madhe parash të gatshme.Misioni verikorean i Kombeve të Bashkuara, nuk u është përgjigjur kërkesave për koment.Punëtorët verikoreanë të teknologjisë informative, që angazhohen nga distanca, mund të fitojnë dhjetë herë më shumë sesa që punon një punëtor në sektorin e ndërtimtarisë apo në sektorë tjerë të Koresë Veriore, ka thënë Departamenti amerikan i Drejtësisë, më 2022.Si ekipe, punëtorët që punojnë nga distanca për vendet e huaja, mund t’i mbledhin deri në 3 milionë dollarë.Reuters nuk ka arritur të vërtetojë se sa para i ka gjeneruar kjo skemë ndër vite.Disa prej skripteve, të dizajnuara për t’i përgatitur punëtorët për pyetjet e intervistave, përmbajnë edhe kërkim falje pse duhet të angazhohen nga distanca.“Richard” zhvillues i lartë softueri, ka thënë se “kam udhëtuar në Singapor disa javë më parë. Prindërit e mi janë infektuar me koronavirus dhe kam vendosur të jetoj me familjen për një periudhë. Tani planifikoj të shkoj prapë në Llos Angjelles për tre muaj. Po mendoj nëse mund të filloj punë nga distanca, e më pas do të mund të shpërngulem”.Një punëtor verikorean i sektorit të teknologjisë informative, i ka analizuar dokumentet dhe e ka konfirmuar vërtetësinë e tyre për Reutersin.“Ne krijonim 20 deri në 50 profile të rreme derisa të punësoheshim”, ka thënë punëtori.Ai i ka analizuar skriptet, të dhënat dhe dokumentet, dhe ka thënë se e ka bërë të njëjtën gjë, sepse i di taktikat dhe teknikat e përdorura.“Kur punësohesha, krijoja një tjetër profil të rremë për një punë të dytë”, ka thënë punëtori, i cili ka folur në kushte anonime, duke i përmendur shqetësimet për sigurinë.Në tetor, Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe Byroja Federale e Hetimeve (FBI) i kanë konfiskuar 17 domene uebsajtesh, të cilat ka thënë se janë përdorur prej punëtorëve verikoreanë për t’i mashtruar bizneset dhe për t’i fituar 1.5 milion dollarë.Verikoreanët që zhvillojnë softuerë për kompanitë amerikane, janë fshehur mbrapa emaileve me pseudonime dhe llogari të rreme në rrjete sociale, si dhe kanë gjeneruar miliona dollarë në vit, kanë thënë autoritetet amerikane.“Ekziston rrezik për Qeverinë e Koresë së Veriut, pasi këta punëtorë të privilegjuar janë të ekspozuar ndaj realiteteve të rrezikshme për botën dhe prapambetjeve që ekzistojnë në vendin e tyre”, ka thënë Sokeel Park of Liberty në Korenë e Veriut, organizatë që punon me punëtorët që ikin prej vendit.

Nevoja për para të gatshme

Vitin e kaluar, Qeveria amerikane ka thënë se punëtorët verikoreanë të sektorit të teknologjisë informative, jetojnë kryesisht në Kinë dhe Rusi, por ka edhe në Afrikë dhe Azinë Juglindore.Fitimet, sipas tyre, shkojnë në 300.000 dollarë amerikanë në vit.Sipas përvojës së tij, ish-punëtori i këtij sektori ka thënë se të gjithë presin që të fitojnë të paktën 100.000 dollarë, dhe 30-40 për qind e shumës shkon për Phenianin, 30-60 për qind ndahet për shpenzime të përgjithshme dhe 10-30 për qind mbetet për xhepin e punëtorit.
Lideri verikorean Kim Jong-un në një kompleks për shkencë dhe teknologji.
Lideri verikorean Kim Jong-un në një kompleks për shkencë dhe teknologji.
Ai vlerëson se janë rreth 3.000 punëtorë të tillë jashtë Koresë së Veriut dhe rreth 1.000 të tjerë janë në territorin verikorean.“Kam punuar për të fituar në valutë të huaj”, ka thënë ai për Reutersin.“Varet prej njerëzve, por, në parim, sapo të fitoni një punë nga distanca, mund ta mbani atë për gjashtë muaj, deri në 3-4 vjet”.“Kur nuk mund të gjeni punë me orar të plotë, angazhoheni në diçka vetë”.Hulumtuesit, pjesë e njësitit të Palo Altos, e kanë bërë këtë zbulim, kur e kanë analizuar një fushatë të hakerëve verikoreanë, që ka shënjestruar zhvillues të avancuar të softuerit.Njëri prej hakerëve i ka lënë dokumentet të ekspozuara në server, ka thënë ekipi i Altos, duke dhënë shenja se ekzistojnë lidhje mes hakerëve të Koresë Veriore dhe punëtorëve të IT-së, ndonëse një informator ka thënë se fushatat e spiunimit janë kryer nga më pak njerëz.“Hakerët kryejnë trajnime speciale. Për ato misione nuk angazhojnë njerëz sikur ne”, ka thënë ai.Megjithatë, ata i bashkon rruga diku.Departamenti amerikan i Drejtësisë dhe FBI-ja kanë paralajmëruar se punëtorët verikoreanë mund ta përdorin qasjen për t’i hakuar punëtorët e tyre, dhe disa prej rezymeve që kanë rrjedhur, tregojnë se ata kanë pasur përvojë në kompani të kriptovalutave, industri që është shënjestruar për kohë të gjatë prej hakerëve verikoreanë.Identitete të rremeTë dhënat prej Constella Intelligence, kompani për verifikim të identitetit, ka gjetur se një prej punëtorëve ka pasur llogari në pothuajse 20 agjenci që ofrojnë punë në Shtetet e Bashkuara, Britani, Japoni, Uzbekistan, Spanjë, Australi dhe Zelandë të Re.Punëtori nuk u është përgjigjur kërkesave për koment.Të dhënat, të mbledhura prej rrjedhjeve nga faqe të dyshimta, kanë treguar se ekzistojnë llogari apo faqe që shesin instruksione digjitale për të krijuar dokumente të rreme identifikimi, përfshirë leje vozitjeje të SHBA-së, viza dhe pasaporta.Në dokumentet e identifikuara prej ekipit të Altos, janë verifikuar 14 identitete, një dokument lejeqëndrimi amerikan, dhe të dhëna që disa punëtorë kanë blerë qasje nga profilet legjitime, në mënyrë që të paraqiten si të vërtetë.“Richardi” në Singapor, i cili ka synuar të punojë nga distanca për ndonjë kompani të IT-së, i është referuar identitetit të tij si “Richard Lee”, emrin e njëjtë që e ka edhe në një lejeqëndrim amerikan.Reuters e ka gjetur llogarinë e tij në LinkedIn në këtë emër, dhe në këtë rrjet social thuhet se ai ka pasur përvojë në një kompani për verifikim të identitetit digjital, Jumio.“Ne nuk kemi asnjë të dhëna që Richard Lee ka qenë ose është punëtor i Jumios”, ka thënë një zëdhënës i kësaj kompanie.“Jumio nuk ka të dhëna që sugjerojnë se kompania ka pasur ndonjëherë ndonjë verikorean në mesin e fuqisë punëtore”.Reuters ka kërkuar koment prej LinkedIn për këtë llogari, por nuk ka marrë përgjigje.Më vonë, kjo platformë e ka hequr llogarinë prej listës së saj.“Ekipi ynë siguron informacione prej shumë burimeve për të identifikuar dhe larguar llogaritë e rreme, siç kemi bërë në këtë rast”, ka thënë më vonë një zëdhënës i LinkedIn-it.

You Might Also Like

Si po u merret prona ukrainasve në Krime

Dy helikopterë u përplasën në Finlandë, biznesmenë nga Estonia humbën jetën

Çelësa fikës u gjetën në panelet diellore kineze të shitura në SHBA

FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump

Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi

Kosova Times November 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sullivan drejt Kinës për bisedime me ministrin e Jashtëm

Kosova Times Kosova Times August 23, 2024
Gërvalla: Pika kufitare në Bërnjak mbyllet derisa të largohen të maskuarit
Një muaj pa paga, Sindikata e PTK-së fton Prokurorinë të marrë masa
Bislimi: Serbia synon të krijojë tension artificial
Macron nuk përjashton që Franca të marrë vendet e BE-së nën një ombrellë bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?