Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, para takimit tha se krerët e diplomacisë së vendeve anëtare do të diskutojnë mundësinë e rritjes së përhershme të numrit të anëtarëve të misionit të KFOR-it në Kosovë.
“Së fundmi kemi rritur praninë tonë në Kosovë duke dërguar 1000 trupa shtesë. Tani po vlerësojmë nëse duhet të jetë një rritje më e përhershme”, tha Stoltenberg në një konferencë për shtyp një ditë para fillimit të takimit dy-ditor të diplomatëve të NATO-s në Bruksel.
NATO ka shtuar praninë e saj në Kosovë pas konfliktit mes një grupi të armatosur serb dhe policisë së Kosovës më 24 shtator në fshatin Banjska.
NATO tani ka 4500 trupa të dislokuara në Kosovë.
Stoltenberg tha se takimi do të diskutojë gjithashtu “retorikën secesioniste dhe përçarëse” në Bosnje dhe Hercegovinë dhe “përpjekjet dashakeqe për të nxitur disidencë, duke përfshirë ato nga Rusia”.
Ministrat anëtarë të NATO-s do të diskutojnë mënyrat për të forcuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor së bashku me kreun e diplomacisë evropiane, Josep Borrell, shtoi Stoltenberg.
Ministrat e Këshillit NATO-Ukrainë, një organ i formuar në samitin e fundit për të përmirësuar bashkëpunimin dhe koordinimin, por edhe për të ndihmuar në përgatitjen e Kievit për anëtarësim, do të takohen gjithashtu në Bruksel për herë të parë.
“Aleatët do të vazhdojnë të mbështesin vetëmbrojtjen e Ukrainës derisa Rusia të ndalojë luftën e saj agresive”, tha Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën,