By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kjo është mënyra më e mirë për të gatuar makaronat: Shtoni vetëm një përbërës në ujë – jo vaj
February 1, 2026
Njerëzit nuk e hanë fare këtë perime, dhe është më e shëndetshmja në botë
February 1, 2026
Foto familjare e tre heronjeve
February 1, 2026
Turqi: Aksident me autobus në Antalia – Tetë të vdekur dhe 26 të plagosur
February 1, 2026
Maxim Garbuzov, një investitor kriptovalutash nga Shën Petersburgu, është zhdukur në Tajlandë
February 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinkeni mbërrin në Shkup, nuk do të takohet me Lavrovin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Uncategorized > Blinkeni mbërrin në Shkup, nuk do të takohet me Lavrovin
Uncategorized

Blinkeni mbërrin në Shkup, nuk do të takohet me Lavrovin

Kosova Times
Last updated: 2023/11/29 at 9:17 PM
Kosova Times Published November 29, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Shkup të mërkurën mbrëma, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani.

Pas takimit me Osmanin, Blinkeni do të marrë pjesë në darkën e punës të organizuar në margjinat e samitit të OSBE-së, i cili fillon më 30 nëntor dhe mbaron më 1 dhjetor. Sipas burimeve diplomatike, Blinkeni do të largohet nga Maqedonia e Veriut pas darkës, ndërsa shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, do të arrijë në Shkup më vonë gjatë mbrëmjes së sotme.

Blinken tha se i vjen mirë që Malta është zgjedhur si kryesuese e samitit të radhës të OSBE-së më 2024.

“Ju keni bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, keni arritur të zgjeroni misionin e OSBE-së, pavarësisht pengesave të mëdha. Më vjen mirë që Malta do të marrë stafetën. Ne kemi një partneritet strategjik që është vërtet i fokusuar në punën që bëjmë së bashku si aleatë dhe partnerë, por edhe në punën që bëjmë bashkërisht në nivel dypalësh”, tha Blinken.

Në një intervistë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë, Osmani i hodhi poshtë vlerësimet se Rusia ka fituar duke votuar që Malta të jetë vendi kryesues i organizatës më 2024, pasi Moska i vuri veto Estonisë, shtet anëtar i NATO-s.

Sekretari amerikan i Shtetit nuk bëri komente tjera rreth takimit të Këshillit të Ministrave të OSBE-së dhe pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në të.

Pjesëmarrja e Lavrovit në këtë takim u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së, apo 3 orë para dhe 72 orë pas datës së caktuar.

Në takimin e OSBE-së do të marrin pjesë 76 delegacione nga 57 shtete anëtare dhe shtete partnere të organizatës.

Por, heqja e ndalesës për diplomatin rus, Sergei Lavrov, bëri që pjesëmarrjen në Këshillin Ministror të OSBE-së ta anulojnë ministrat e jashtëm të Ukrainës, Dmitry Kuleba, dhe të vendeve baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania.

Ndërkohë, Blinkeni ka thënë se ShBA-ja e mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik dhe punën për forcimin e institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

“Mbështesim fuqimisht punën që po bëni për diversifikimin më të madh të energjisë në rajon dhe më gjerë, e cila do të ketë një ndikim të madh në të gjithë këtë. ShBA-në mund ta llogaritni si një partnere të fortë dhe për këtë shkak jam këtu sonte, jo vetëm për OSBE-në, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për të treguar se sa e vlerësojmë partneritetin që kemi”, tha ai.

You Might Also Like

Rritje e rasteve të vjedhjeve: Tre të mitur arrestohen në Prishtinë

Kontrabandonin veshje nga Kina dhe Turqia, tre në pranga dhe katër nën hetim

Redaksia qendrore miraton fjalësin përfundimtar të Enciklopedisë shqiptare

Fituesi i lotarisë (80) financoi rrjetin më të madh të ilaçeve të falsifikuara në Mbretërinë e Bashkuar

Arrestohet personi i kërkuar nga INTERPOL-i për trafik narkotikësh

Kosova Times November 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Ellis: Pres që të lëshohen urdhra arrestimi për liderët e Izraelit dhe Hamasit

Kosova Times Kosova Times May 20, 2024
BE: Masat ndaj Kosovës do të jenë në fuqi derisa të mos ketë arsye për to
Peskov për tërheqjen e Biden nga gara presidenciale:”Ne nuk ishim të befasuar vërtet”
Shefi i NATO-s: Kemi një plan sekret për Putinin
Si po shkon procesi i ndërrimit të targave serbe?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?