By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kissinger – burrështetasi që vuri në dyshim qëllimet e ShBA-së në Kosovë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kissinger – burrështetasi që vuri në dyshim qëllimet e ShBA-së në Kosovë
Ballina 1Lajme

Kissinger – burrështetasi që vuri në dyshim qëllimet e ShBA-së në Kosovë

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 6:37 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE

Ishte tetori i vitit 1998 kur Henry Kissinger, atëkohë ish-sekretar i Shtetit amerikan, tha se do ta mbështeste ndërhyrjen ndërkombëtare për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Kosovë, por se është e paqartë për të se çfarë do të mund të arrihej “në një konflikt etnik në skaje të Ballkanit”.

Kissinger, i cili vdiq në moshën 100-vjeçare, i bëri këto komente në Forumin 2000 në Pragë – njërin prej disa forumeve të iniciuara nga presidenti i atëhershëm i Republikës Çeke, Vaclav Havel.

Asokohe, Kosova po përballej me dhunë në rritje nga regjimi serb.

Kissinger tha se Perëndimi po shkon drejt veprimit ushtarak në Kosovë me mjetet e nevojshme ushtarake, por pa qëllime të qarta.

Për sulmet e serbëve në Kosovë, tha ai, disa do të donin ta fajësonin presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, të cilin e quajti “kriminel lufte”. Por, shtoi se “për krizën etnike në Ballkan nuk mund të fajësohet askush”.

“Është një krizë e ndërveprimit midis Islamit dhe Krishterimit në skaje të Ballkanit, e cila ka vazhduar për qindra vjet”, tha Kissinger, fitues i Çmimit Nobel për Paqe, më 12 tetor të vitit 1998.

Ai, po ashtu, tha se “mbështet fuqishëm veprimet për t’iu dhënë fund vrasjeve direkte” të shqiptarëve të Kosovës, por theksoi se ekziston rreziku që çdo zgjidhje e përkohshme e një problemi në Kosovë, “të ndezë konflikte të reja etnike”.

Ai tha se shpreson se Perëndimi do ta shqyrtojë rregullimin e konflikteve në Ballkan në atë mënyrë që shmang fillimin e konflikteve të reja etnike duke shtypur një të tillë.

Kissinger, i cili kishte shërbyer si kryediplomat dhe këshilltar i sigurisë kombëtare gjatë administratave Nixon dhe Ford, tha se shumica e udhëheqësve në Kosovë – si shqiptarë, ashtu edhe serbë – e mbështesin konfliktin. Çka nevojitet atje, tha ai, është një propozim i detajuar se si do të qeveriset Kosova kur të përfundojnë armiqësitë dhe “një diskutim nga fshati në fshat se si funksionon autonomia”.

“Asnjë forcë tokësore e ShBA-së për Kosovën”

Katër muaj më vonë, në shkurt të vitit 1999, Kissinger doli me një opinion në gazetën amerikane Washington Post, ku kundërshtoi dislokimin e trupave amerikane në Kosovë.

Atë muaj, presidenti i atëhershëm i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton, tha se trupat amerikane janë gati për forcën paqeruajtëse të Kosovës.

Rreth 4.000 ushtarë amerikanë, sipas tij, do të përbënin rreth 15 për qind të një force paqeruajtëse të NATO-s, që do të kujdesej për çdo armëpushim të arritur mes shqiptarëve dhe serbëve.

“Është gjithnjë e më e qartë se kjo përpjekje mund të ketë sukses vetëm nëse përfshin një forcë paqësore, të udhëhequr nga NATO-ja, që u jep të dyja palëve besim për t’i ulur armët”, tha në atë kohë Clinton.

Kissinger – i cili u tërhoq nga detyrat në mesin e viteve 1970, por u konsultua gjatë nga udhëheqësit e ardhshëm – tha se përpara se të bëhet ndonjë dislokim i trupave amerikane në Kosovë, duhet t’iu jepet përgjigje disa pyetjeve: “Çfarë pasojash po përpiqemi të parandalojmë? Çfarë synimesh po përpiqemi të arrijmë? Si i shërbejnë ato interesit kombëtar?”

“Presidenti Clinton e ka justifikuar dislokimin e trupave amerikane në Kosovë duke thënë se konflikti etnik në Jugosllavi kërcënon ‘qëndrueshmërinë dhe të ardhmen e Evropës’. Zëdhënës të tjerë të administratës e kanë krahasuar sfidën me atë të kërcënimit të Hitlerit ndaj sigurisë evropiane. Asnjëra nga këto deklarata nuk i provon realitetet në Ballkan”, shkroi Kissinger në Washington Post.

Sipas tij, dislokimi i propozuar në Kosovë “nuk ka të bëjë me ndonjë kërcënim për sigurinë amerikane, siç është konceptuar tradicionalisht”.

Deklaratat e presidentit se “ne mund të bëjmë një ndryshim” dhe se “Amerika simbolizon shpresën dhe vendosmërinë”, sipas Kissingerit, “janë nxitje”.

“A nënkuptojnë ato se fuqia ushtarake e Amerikës është e disponueshme për t’i mundësuar çdo grupi etnik ose fetar ta arrijë vetëvendosjen? A do të bëhet NATO-ja artileri për konflikte etnike? Nëse Kosova, pse jo Afrika Lindore apo Azia Qendrore?”, pyeti Kissinger.

Në mars të vitit 1999, Kissinger përsëriti po të njëjtin qëndrim – se nuk e favorizon vendosjen e trupave amerikane në Kosovë.

Ai foli në Kongresin amerikan, me ftesë të udhëheqësve republikanë, të cilët, po ashtu, kundërshtonin dërgimin e trupave amerikane në Kosovë.

Më 24 të atij muaji, Clinton iu drejtua kombit amerikan, për të njoftuar nisjen e sulmeve të NATO-s kundër caqeve të ushtrisë serbe, me qëllimin e vetëm: ndaljen e dhunës në Kosovë.

Në korrik të ’99-ës, kur ushtria serbe u tërhoq nga Kosova, mijëra ushtarë amerikanë iu bashkuan forcës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR.

Afro 600 trupa amerikane mbeten edhe sot në Kosovë.

Roli i Kissingerit në çështjet botërore

Në disa media perëndimore, Kissinger u përshkrua si diplomat përçarës, që formësoi çështjet botërore.

Një praktikues i përkushtuar i “realizmit” në marrëdhëniet me jashtë, ai u nderua me Çmimin Nobel për Paqe, por u cilësua edhe si “kriminel lufte”, shkroi BBC.

Sipas mediumit britanik, diplomacia e tij fluturuese ndihmoi në përfundimin e konfliktit arabo-izraelit më 1973, ndërsa negociatat për Marrëveshjet e Parisit për Paqe e nxorën Amerikën nga makthi i gjatë në Vietnam.

Por, Kissinger u akuzua për mbështetje të heshtur për grushtshtetin e përgjakshëm që përmbysi Qeverinë e majtë në Kili dhe për mbylljen e syve ndaj “luftës së pistë” të ushtrisë argjentinase kundër popullit të saj.

Derisa shumë e vlerësuan Kisingerin për “shkëlqimin dhe përvojën e tij të gjatë”, të tjerë e cilësuan si “kriminel lufte” për “mbështetjen e diktaturave antikomuniste, veçanërisht në Amerikën Latine”, shkroi Reuters.

Sipas gazetës Washington Post, Kissinger arriti pushtet, famë dhe pasuri përtej ëndrrave të shumicës së njerëzve në jetën publike, por dekadat e fundit i kaloi duke mbrojtur veten dhe pozitën e tij në histori.

“Gatishmëria e tij për ta vendosur interesin strategjik përpara vlerave të larta, u demonstrua në korrik të vitit 1975, kur e bindi Fordin që të mos e takojë autorin e mërguar rus, Alexander Solzhenitsyn, në Shtëpinë e Bardhë. Solzhenitsyn ishte simbol i gjallë i rezistencës së guximshme kundër shtypjes sovjetike, por Kissinger kishte frikë nga ndikimi negativ në politikën e tij të zbutjes me Moskën”, shkroi Washington Post.

Në janar të këtij viti, Kissinger tha se lufta e Rusisë në Ukrainë tregon se nuk ka më kuptim që Kievi të mbahet jashtë NATO-s.

“Ideja e një Ukraine neutrale në këto kushte nuk ka më kuptim”, tha ai.

Kissinger lindi në një familje hebraike të klasës së mesme në Bavari, më 27 maj 1923.

Familja i iku persekutimit nazist dhe iu bashkua komunitetit gjermano-hebre në Nju Jork, në vitin 1938.

Kissinger vdiq të mërkurën në shtëpinë e tij në Konektikat, njoftoi kompania e tij konsulente.

Ai la pas gruan e tij prej gati 50 vjetësh, Nancy Maginnes Kissinger, si dhe dy fëmijë, Elizabeth dhe David, nga një martesë e mëparshme.

You Might Also Like

Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë

Rama: Anulova Davosin për kete arsye

Paraburgim ndaj të dyshuarit për tentim vrasjeje ndaj ish-bashkëshortes

Diplomohen 21 zjarrfikës të rinj, Sveçla:Po forcojmë kapacitetet e sigurisë

Osmani: Kur Amerika udhëheq, paqja është gjithmonë më e sigurt

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident mes dy veturave në Lipjan, shtatë të lënduar

Kosova Times Kosova Times October 28, 2024
Kryetarja e Gjykatës Speciale në vizitë treditore në Kosovë
Dybala: Jam i lumtur me fitoren, doja të shënojë tri gola
Nga rrëshqitja e dheut në Pakistan vdesin 12 veta – shumica fëmijë
Abdixhiku: Qeveria s’ka mundur të bëjnë as një hap në infrastrukturë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?