By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulohet motivi i masakrës në plazhin e Sidneit: Policia njoftoi se dyshohet se një sulmues i tretë ka marrë pjesë në të shtënat masive
December 14, 2025
Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut
December 14, 2025
Shtëpia e Pierre Cardin në Côte d’Azur është aq e mirë sa hyri në tekstet shkollore të arkitekturës
December 14, 2025
30 Vjet Pas Daytonit – Mësime për Sot
December 14, 2025
Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti:Industria e drurit kontribuoi në përmirësimin e bilancit tonë tregtar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti:Industria e drurit kontribuoi në përmirësimin e bilancit tonë tregtar
Lajme

Kurti:Industria e drurit kontribuoi në përmirësimin e bilancit tonë tregtar

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 1:02 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti, në hapjen e Konventës së gjashtë të Industrisë së Drurit, ka thënë se kjo industri ka kontribuar në rritjen e eksportit vendor. Ai ka thënë se pritjet janë që eksportet totale për produkte të drurit që nga viti 2021 e deri në fund të këtij viti të arrijnë vlerën prej 600 milionë euro.

“Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm ka kontribuar në rritjen e eksportit e në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit tonë. Eksportet totale për dyer, dritare, mobileri të drurit dhe ndërtesat e parafabrikuara në dy vitet e fundit 2021-2022 dhe 10 muajt e vitit 2023 janë me vlerë 563 milionë euro. Deri në fund të muajit dhjetor presim të jenë rreth 600 milionë euro”, ka deklaruar Kurti.

I pari i ekzekutivit ka thënë se vlera e eksportit të mallrave në vitin e kaluar ka shkuar në 920 milionë euro. Ndërkaq, eksportin e shërbimeve e ka quajtur si vlerë rekord, duke thënë se ka arritur në mbi 2,5 miliardë euro.

Kryeministri u shpreh tutje se qeveria do të qëndrojë pranë ndërmarrësve, derisa kërkoi nga këta të fundit që të rrisin pagën mesatare të punëtorëve të tyre.

“Ky sektor krijon vende pune dhe është shtytës i zhvillimit ekonomik, industrial dhe mjedisor. Kjo rritje ekonomike është rezultat i ndërmarrësisë  dhe sukseseve të ndërmarrësve tanë në rritjen e eksporteve në rajon e më gjerë. Përpunimi i drurit dhe mobilieve në kuadër të politikës industriale vlerësohet si nënsektor në rritje. Kontribuon me 12 për qind në bilancin tregtar. Të vetëdijshëm për potencialin dhe nevojën, qeveria ka hartuar strategjinë për zhvillimin e industrisë. Strategjia synon të promovojë zhvillimin industrial, të shtojë vende të punës e të siguroj një ekonomi më qarkore”, deklaroi Kurti.

Kryetari i Shoqatës së Përpunuesve të Drurit të Kosovës, Zenel Kelmendi, ka thënë se industria e drurit në dhjetë vjetët e fundit ka pasur rritje të dukshme.

“Nëpërmjet kësaj konvente synojmë të ndërtojmë ura bashkëpunimi, të shkëmbejmë ide, të inspirohemi nga puna dhe suksesi i njëri tjetrit dhe me këtë jemi ofertë serioze në tregjet ndërkombëtare”, ka deklaruar Kelmendi.

Ai potencoi se përmes Konventës së Industrisë ndërmarrësit do të kenë mundësi që të krijojnë ura bashkëpunimi mes vete.

“Industria e drurit ofron një teren për inovacion dhe produkte të cilësisë së lartë. Nëpërmjet kësaj konvente ne synojmë të krijojmë ura bashkëpunimi me njëri-tjetrin. Kjo është mundësi e shkëlqyer për sektorin tonë. Le të shfrytëzojmë këtë konventë për të ndarë njohuritë tona e për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme për sektorin”, shtoi ai.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka premtuar mbështetje të vazhdueshme për këtë industri.

“Politika industriale i dedikohet mbështetjes në sektorin e prodhimit, për të shpalosur potencialin e tij për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të vendit. Tashmë kemi filluar zbatimin e kësaj politike ku kemi paraparë edhe shumë fusha të intervenimit dhe masa që do të përkrahin sektorët e prodhimit, rritjen dhe diversifikimin e eksporteve, përmirësimin dhe kualifikimit të fuqisë punëtore”, ka deklaruar Hajdari.

Ministrja tutje tha se kanë bërë reforma serioze në fushën e të bërit biznes në Kosovë, derisa theksoi se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në industrinë e drurit.

“Vendi ynë ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sektor industrial, e njëri nga ta është edhe industria e drurit.  Jam e lumtur të ndajë me ju sukseset nga raporti i progresit në hartimin e politikave industriale. Ministria e Industrisë nëpërmes Agjencisë KIESA vazhdon të mbështet prodhuesit vendor me grande dhe subvencione të ndryshme, duke u mundësuar prodhuesve tanë pjesëmarrjen në panaire brenda dhe jashtë vendit”, deklaroi ministrja Hajdari.

Përgjatë Konventës, kompanitë kosovare të përpunimit të drurit kanë shfaqur produktet e tyre për publikun, dhe studentët kanë ekspozuar dizajnet e tyre të mobilerisë si pjesë e Garës Studentore të Dizajnit.

You Might Also Like

Haradinaj për Mujë Krasniqin: Mbrojti nderin e atdheut

Hamza nderon Mujë Krasniqin dhe 41 dëshmorë të UÇK-së

Kurti nderon mësuesin Osman Jakupi

Gërvalla: Mbështetje humanitare për popullsinë civile në Gazë

PDK përkujton 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Si rezultat i luftës, rusët po i drejtohen gjithnjë e më shumë parashikuesve dhe misticizmit: “Pilula magjike për të zgjidhur problemet”

Kosova Times Kosova Times November 20, 2023
Kurti uron Metsolën: Presim forcimin e mëtejshëm të raporteve BE-Kosovë
Tryeza `Kuvendi në pauzë’ i bën bashkë partitë, por të ndarë në qëndrime
Policia shqipton mbi 1 mijë e 700 gjoba në trafik brenda 24 orëve
Hasani: Një tjetër moment historik për Kosovën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?