By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Njerezit lëshojnë dritë të dukshme derisa të vdesin
May 14, 2025
Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë
May 14, 2025
Varroset nëna e dëshmorit Agron Mehmetaj, Haradinaj: Ishte një grua fisnike
May 14, 2025
Deputetja e LDK-së kërkon reflektim nga partitë për zhbllokimin e Kuvendit
May 14, 2025
Socialistët festojnë, Rama: Shqiptarët na besuan më shumë se kurrë
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Perëndimi i thotë Lavrovit në Shkup se s’do ta lejojë shkatërrimin e OSBE-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Perëndimi i thotë Lavrovit në Shkup se s’do ta lejojë shkatërrimin e OSBE-së
Ballina 2Rajon / Botë

Perëndimi i thotë Lavrovit në Shkup se s’do ta lejojë shkatërrimin e OSBE-së

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 11:30 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE
Diplomatët perëndimorë dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, e akuzuan njëri-tjetrin për shkatërrimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) të enjten në Shkup. Një pjesë e delegacioneve e bojkotuan fjalimin e kryediplomatit rus në Shkup dhe i kërkuan Kremlinit ta ndalë luftën në Ukrainë.Samiti i OSBE-së në Maqedoni të Veriut la në hije temat e takimit në ditën e parë të tij si, korrupsioni dhe ndryshimet klimatike, pasi pjesëmarrësit në fokus kishin agresionin rus në Ukrainë dhe përpjekjet e Moskës për “rrënimin e parimeve dhe ekzistimin e organizatës”.Pothuajse të gjithë diplomatët perëndimorë, që folën në ditën e parë të samitit që nisi sot dhe do të përfundojë nesër më 1 dhjetor, e dënuan Rusinë për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, që e nisi vitin e kaluar, dhe synimet e saj për destalizimin dhe shtrirjen e ndikimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë.Dënimit të politikës konfliktuoze të Kremlinit iu bashkua edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.O’Brien: Rusia nuk do të mund të bllokojë punën e OSBE-së“Unë shtoj zërin tim, me atë të kolegëve, të cilët i bëjnë thirrje Rusisë, që t’i japë fund shkeljes së parimeve bazë të kësaj ë, por nuk jam i sigurt nëse ajo është ende e gatshme të na dëgjojë”, ka thënë O’Brien.Ai ka theksuar se pavarësisht atyre shteteve që janë përpjekur të bllokojnë punën e organizatës, OSBE-ja do të vazhdojë të funksionojë.Ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të OSBE-së kanë arritur konsensus që Malta të marrë kryesimin e OSBE-së në vitin 2024, por kjo pritet të konfirmohet në ditën e dytë të samitin, më 1 dhjetor.Veç caktimit të kryesuesit, shtetet pjesëmarrëse janë pajtuar për zhbllokimin e buxhetit dhe zgjedhjen e drejtuesve të tjerë të organizatës.Në samitin e OSBE-së po marrin pjesë diplomatë të 57 vendeve anëtare të organizatës, përfshirë shefin e diplomacisë ruse, Sergei Lavrov.Baerbock: Lavrov ka ardhur të flasë, jo të dëgjojë të tjerëtMinistrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në fjalimin e saj në samitin e OSBE-së në Shkup ka reaguar për mungesën e pranisë së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, derisa po mbante fjalimin e saj para pjesëmarrësve të samitit.
Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në samitin e OSBE-së në Shkup.
Ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, në samitin e OSBE-së në Shkup.
“Kësaj here në këtë sallë është e përfaqësuar edhe Rusia, edhe pse jo ministri i saj, i cili ka ardhur vetëm për të folur e jo për të dëgjuar të tjerët, unë ju them – ndaloni këtë luftë, e cila është e drejtuar edhe kundër OSBE-së”, ka deklaruar Baerbock.Ajo ka theksuar se kjo nuk kërkon negociata, lëshime nga Ukraina, por vetëm një vendim të Rusisë për të respektuar parimet e OSBE-së dhe tërheqjen e trupave të saj.Baerbock u ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare, të cilat duan të dëgjojnë, që të bëjnë gjithçka për të ruajtur efektivitetin e OSBE-së përmes një vendimi të përbashkët në favor të rendit evropian të sigurisë.Ndër tjerash, Baerbock ka thënë se bashkëpunimi në kuadër të organizatës duhet të forcohet më tej me gjithë pengesat që Rusia ka vendosur për më shumë se një vit.Fakti që Rusia dështoi të shkatërrojë OSBE-në, “është një kontribut i rëndësishëm për rendin tonë të paqes”, është shprehur shefja e diplomacisë gjermane, duke theksuar se “ky rend paqeje duhet të vazhdojë”.Osmani: Rusia shkeli mbi sigurinë njerëzore dhe parimet e OSBE-sëDita e parë e samitit u hap nga Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit me OSBE-në.Au u ka bërë thirrje pjesëmarrësve në samit që të arrijnë një konsensus për Maltën si kryesuese e radhës me OSBE-në për vitin 2024.Osmani ka pohuar faktin se OSBE-ja, gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut, është përballur me pasojat e agresionit rus ndaj Ukrainës duke shkelur rregullat e kësaj ë dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore.“Agresioni rus kundër Ukrainës shkeli rregullat e kësaj ë dhe sigurinë evropiane dhe njerëzore, dialogun dhe shkatërroi jetën e njerëzve që duan të jetojnë të lirë dhe pa frikë nga lufta. Në vend të interesit kolektiv, synohen interesa kombëtare egoiste. Kjo krijoi një mjedis të vështirë operativ dhe kundër kësaj ne mbetëm të vendosur për të shërbyer si mbrojtës të vlerave të OSBE-së dhe shumica e shteteve anëtare shmangën defetizmin [mposhtjen] dhe paraqitën sfida për ekzistencën e OSBE-së”, tha Osmani.
Pamje nga punimet e samitit të OSBE-së që po mbahet në Shkup.
Pamje nga punimet e samitit të OSBE-së që po mbahet në Shkup.
Lavrov: OSBE-ja është bërë vegël e BE-sëMinistri i Punëve të Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, në fjalimin e mbajtur në samit, ka akuzuar shtetet perëndimore dhe Aleancën Veri-atlantike për, siç është shprehur, “shkatërrimin e OSBE-së”, e cila, sipas tij, ndodhet në “gjendje të keqe dhe perspektiva të paqarta”.“Ka qenë në traditën tonë që të kemi fjalime pozitive, por kjo nuk po ndodh sepse OSBE-ja është bërë vegël e Bashkimit Evropian”, ka thënë Lavrov.Ministri i Jashtëm rus i quajti “përpjekje të turpshme angazhimet për të pranuar Ukrainën – e kryesuar nga një regjim neo-nazist – në BE, pa radhë”.Ai ka folur edhe për sanksionet që Perëndimi vendosi ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.Sipas Lavrovit, Moldavia është viktima e radhës në luftën hibride të Perëndimit kundër Rusisë.Disa nga ministrat e vendeve pjesëmarrës në samitin e OSBE-së në Shkup bojkotuan fjalimin e ministrit rus të Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov duke u larguar nga salla.
Ministri iJashtëm rus, Sergoi Lavrov, gjatë fjalimit në samitin e OSBE-së në Shkup, 30 nëntor 2023.
Ministri iJashtëm rus, Sergoi Lavrov, gjatë fjalimit në samitin e OSBE-së në Shkup, 30 nëntor 2023.
Lavrov në Shkup përmes Turqisë dhe GreqisëPjesëmarrjen e Lavrovit në Shkup e mundësuan vendimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.Por, avioni i Lavrovit u detyrua që të udhëtonte mbi Turqi dhe Greqi për të arritur në Maqedoni të Veriut pasi Bullgaria nuk e lejoi të kalonte mbi hapësirën bullgare, sepse leja e dhënë vlente vetëm për anëtarët e delegacionit të Lavrovit, në mesin e të cilëve ka edhe persona të sanksionuar nga BE-ja.Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, që është nën sanksione të BE-së dhe e cila ishte në bordin e avionit, tha se prania e saj ishte arsyeja që Bullgaria refuzoi kalimin mbi hapësirën e saj.Ajo e akuzoi Bullgarinë për “budallallëk” për shkak se refuzoi që avioni i Lavrovit të fluturonte mbi hapësirën ajrore bullgare.Darka joformale e diplomatëve një ditë para samititPunimet e Samitit kanë nisur jozyrtarisht të mërkurën në mbrëmje, me një darkë joformale dhe fotografi familjare, në epiqendër të së cilës ishte sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, por jo edhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pasi avioni me të cilin ai fluturonte ende nuk kishte arritur në Shkup.Kryediplomati amerikan pas darkës joformale është larguar nga Shkupi duke shmangur kështu praninë e tij në një sallë me homologun e tij rus, Lavrov.Pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani, diplomati amerikan ka përgëzuar Maqedoninë e Veriut për kryesimin me sukses të OSBE-në, ndërsa ka mirëpritur edhe përzgjedhjen Maltës si kryesuesen e radhës me këtë organizatës gjatë vitit 2024.Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, nuk bëri komente tjera rreth takimit të Këshillit të Ministrave të OSBE-së dhe pjesëmarrjes së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në të.Por, komente mbi pjesëmarrjen e diplomatit rus bëri përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, gjithashtu pjesëmarrës në darkën joformale të Këshillit Ministror të OSBE-së.Borrell tha se “ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, duhet të dëgjojë nga pjesëmarrësit në Këshillin Ministror të OSBE-së në Shkup se pse Rusia është e izoluar dhe e sanksionuar dhe duhet t’ia përcjellë mesazhet Kremlinit”.Shefi i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov në Shkup mbajti takim me homologun e tij hungarez, Peter Szijjarto, ndërsa nuk janë paralajmëruar nga delegacionet.Ai nga Shkupi do të largohet paraditen e 1 dhjetorit, para se pjesëmarrësit e tjerë të samitit të publikojnë konkluzionet e miratuara mbi të ardhmen e OSBE-së.

You Might Also Like

Trump nënshkruan një marrëveshje me Katarin me vlerë mbi 1 trilion dollarë

Analistët: Ofensiva Ruse e Verës po Vjen, Me ose Pa Marrëveshje Paqeje

Këshilli i Evropës ka nisur krijimin e një gjykate të posaçme për Ukrainën

Presidenti brazilian do të përpiqet ta bindë Putinin të udhëtojë në Stamboll

Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Koha për Shqipërinë etnike

Kosova Times Kosova Times January 2, 2025
OKB: 95% e të burgosurve ukrainas në Rusi u përballën me tortura
Lufta e fshehtë psikologjike e Putinit në Evropë: FBI zbuloi se si Rusia manipulon njerëzit në Perëndim
Shtetësi me shumicë – Aktakuza shpërfaq skemën e falsifikimit të dokumenteve të Kosovës
Pas rastit në Serbi reagon MPJD: Mërgimtarë shmangeni territorin serb
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?