By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Qeveria e zgjat afatin për riregjistrimin e makinave në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Qeveria e zgjat afatin për riregjistrimin e makinave në veri
Ballina 1Lajme

Qeveria e zgjat afatin për riregjistrimin e makinave në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/11/30 at 7:55 PM
Kosova Times Published November 30, 2023
Share
SHARE

Qeveria e Kosovës e ka zgjatur për 15 ditë afatin për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS – Republika e Kosovës, njoftoi të enjten zyra e kryeministrit.

Më herët gjatë ditës, Drejtoria e Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut i kishte kërkuar sërish Ministrisë së Punëve të Brendshme e Kosovës që ta shtynte afatin edhe për 15 ditë.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë sqaroi se një kërkesë e tillë ishte dërguar tek autoritetet qendrore për shkak se është vërejtur radhë të gjata para qendrave për riregjistrim.

“Ka disa vetura me probleme teknike. Nëse makinat kanë probleme teknike, qytetarët nuk mund të marrin konfirmimin brenda ditës që vetura punon dhe nuk mund të marrin sigurimin. Ne kemi vërejtur një problem teknik dhe për këtë kemi kërkuar nga Ministria [e Brendshme] që të shtyhet afati…”, tha ai.

Që nga 1 nëntori 2023, qytetarëve të katër komunave veriore me shumicë serbe, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok u është dhënë afati i fundit, njëmujor, për riregjistrim të automjeteve të tyre nga targat KM (Mitrovica e Kosovës) në RKS.

Targat KM, dhe me akronime të tjera serbe për qytetet e Kosovës janë lëshuar nga autoritetet serbe dhe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë.

Megjithatë, qarkullimi i makinave me targa të tilla është toleruar deri më tani në veri, ndërsa në zonat e banuara nga serbët në jug të Ibrit, ato ishin larguar nga përdorimi më shumë se dhjetë vjet më parë.

Sipas përllogaritjeve të sektorit civil serb, në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, ka pasur rreth 10.000 vetura me targa KM. Ndërkaq, sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, muajin e fundit janë riregjistruar në targa RKS afër 4.000 makina.

Elshani kishte paralajmëruar se nëse MPB-ja nuk do ta miratonte kërkesën për zgjatjen e afatit për riregjistrim, Policia e Kosovës nga 1 dhjetori nuk do të kishte lejuar lëvizjen e makinave me targa KM.

“Do të ndalen nga policia e rregullt [jo nga njësitë speciale të policisë që janë prezentë në veri të Kosovës]. Do të merren targat, do t’i shqiptohet gjoba prej 150 euro. Nëse qytetarët vozisin pa targa, makinat e tyre do të sekuestrohen”, tha Elshani.

Çështja e targave KM është aktualizuar që nga viti i kaluar dhe ka shkaktuar një sërë krizash në veri të Kosovës, daljen e serbëve nga institucionet e Kosovës, protesta e vendosje të barrikadave.

You Might Also Like

Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi

Hyseni takon kryetarin e AKP në Turqi: Projekte dhe bashkëpunim ndërkomunal

Kurti: Veprimet në veri ishin të domosdoshme dhe ia kanë vlejtur

Osmani udhëton për në Selinë e Shenjtë, do pritet nga Papa Leo XI

Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi

Kosova Times November 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Dogana e Kosovës pjesë e forumit në Organizatës Botërore të Doganave

Kosova Times Kosova Times February 7, 2025
Beteja me zhegun: Ballkanasit gjejnë shpëtimin tek uji
Ujërat e zeza në shkollën ‘Ismail Qemali’, protestojnë prindër e nxënës
Abdixhiku e pret në selinë e LDK-së ambasadoren e Izraelit, e falënderon për heqjen e vizave
“Kutitë e zeza” të Boeing-ut korean nuk e kanë regjistruar momentin e katastrofës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?