By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjirokastër, nxitet ruajtja e mjeshtërive të gurit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gjirokastër, nxitet ruajtja e mjeshtërive të gurit
Ballina 2Rajon / Botë

Gjirokastër, nxitet ruajtja e mjeshtërive të gurit

Kosova Times
Last updated: 2023/12/03 at 9:02 PM
Kosova Times Published December 3, 2023
Share
SHARE

Në Gjirokastër po bëhen përpjekje nga mjeshtërit vendas të gurit për të nxitur të rinjtë të merren me këtë profesion.

Zhvillimi i vrullshëm i turizmit po shoqërohet me nevoja të mëdha për restaurime të shtëpive historike rreth 200 vjeçare.

Bashkimi Europian ka mbështetur së fundi edhe këmbimin e përvojës së mjeshtërive të gurit në zonat historike në të dy anët e kufirit shqiptaro -grek.

Në një godinë të pazarit historik të Gjirokastrës Rifo Huso një mjeshtër i ndërtimit të çative u flet për përvojën e tij një grupi arkitektësh të rinj.

Në qytetin hisotrik që mbrohet nga UNESCO sfida e ruajtjes së banesave monumentale dhe asambleve arkitekturore rreth 200 vjeçare është bërë më e madhe për shkak se mjeshtërit e vjetër po pakësohen dhe të rinjtë i qëndrojnë larg këtyre mjeshtërive.

Huso flet për Zërin e Amerikës me pasion për punën që bën prej 40 vitesh në Gjirokastër si një mjeshtër i ndërtimit dhe mirëmbajtjes së çative të gurta.

“Është një zanat shumë i vështirë por i bukur dhe fitimprurës. Në çati nuk ke shumë liri për të punuar dhe lidhemi për masa sigurie nga lartësitë e mëdha të objekteve. Duke kaluar vitet duke ecur me punën tani ky zanat është bërë pjesë e jetës. Nuk mundet të rri dot pa punuar, pa hipur në çati dhe çdo ditë, edhe shi të bjerë, do të hipim të bëjmë diçka”.

Transmetimi i mjeshtërive tek të rinjtë është bërë i vështirë, thotë Huso, por ai sheh si mbështetje përgatitjen e tyre në shkollat profesionale.

“Të gjitha zanatet duhen mbështetur por ky edhe më shumë. Pa patur njohuri fillestare të kësaj pune nuk mund të bëhesh. Do teori, do ato shkollat që i kam shumë qejf, profesionale. Një inxhinier mund të komandojë 50 punëtorë,100 punëtore ndërsa shkolla profesionale për mua është baza e çdo gjëje.”

Ndërsa Klodian Muço, një specialist i ekonomisë dhe turizmit thotë se rritja e shpejtë e turizmit në Gjirokastër kërkon medoemos përmirësimin e ruajtjes së vlerave të trashëgimisë.

“Ne tashmë kemi parë që Gjiroakstra është kthyer në një destinacion shumë të rëndësishëm turistik në Shqipëri. Kemi parë që problematikat e turizmit sot, apo le të themi në të ardhmen, janë që këtë qytet ta konservojmë dhe vlerat historike t`i ruajmë. Që turizmi të rritet gjithnjë e më tepër nevojitet të merremi me trashëgiminë, me kalimin e njohurive nga muratorët e vjetër që po plaken gjithnjë e më tepër tek të rinjtë.”

Zoti Muço thotë se është e rëndësishme, jo vetëm përvoja e mjeshtërve vendas, por edhe shkëmbimi i modeleve të bashkëpunimit me zonat kufitare në Greqinë fqinje të njohura për ndërtimet prej guri.

Një program i financuar nga Bashkimi Europian po mbështet ruajtjen e e mjeshtërive tradicionale në zonat kufitare të Gjirokastrës në Shqipëri dhe Konicës në Greqi me zhvillime aktivitetesh në të dy anët e kufirit.

Kryetari i Bashkisë së Konicës në Greqi Niko Eksarhu thotë se vlerat e ndërtimeve prej guri janë unike në këtë rajon dhe ato duhet të mbrohen.

“Më vjen shumë keq që ato që kemi konstatuar në rajonin tonë, ndërtimet pa leje midis monumenteve dhe objekteve kulturore po i gjejmë edhe në rajonin tuaj edhe në Gjirokastër dhe në Përmet dhe më vjen shumë keq që zbatuat të njëjtat praktika negative që zbatuam edhe ne”, thotë zoti Eksarhu.

Kryetari i Bashkisë së Konicës thotë se nga të dhënat historike mjeshtër nga Konica kanë punuar në Gjirokastër në ngritjen e shtëpive historike prej guri dhe këto lidhje duhet të ripërtërihen.

Bashkia e Gjirokastrës thotë se ky vit ka shënuar rritjen më të ndjeshme të prurjes turistike të viteve të fundit me rreth mbi 300 mijë turistë , të cilët nxiten më së shumti nga interesi për tu njohur me këtë qytet unikal të ndërtuar prej guri.

 

 

You Might Also Like

The Insider: Menaxheri i lartë i kompanisë franceze që prodhon armë për Ukrainën është njëkohësisht i përfshirë në menaxhimin e parave në “fondin e përbashkët të Kremlinit”

Publikohen emrat e 18 spiunëve të Putinit

Ukraina ka njoftuar një sulm të gjerë hakerash në serverat e Gazprom dhe pothuajse 400 degëve të saj

Sa serioze është diagnoza e Trump?

Kthesë rreth rrëzimit të aeroplanit në Indi. Piloti i fiku qëllimisht ndërprerësin e karburantit?

Kosova Times December 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Vuçiq diskuton me Hillin për situatën në Kosovë

Kosova Times Kosova Times December 8, 2022
Aktakuzë e faktuar apo denigruese ndaj Gërvallës?!
“Doni një Ukrainë të dytë”?!, Shehu për deklaratën e Vuçiçit
“Pse nuk e arrestuat?”: Tapeti i kuq i Putinit në Mongoli, Ukraina e tërbuar
Superliga e Femrave, top 5-shja e javës së 18-të
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?