By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Në fjalimin e Vitit të Ri, Zelensky paralajmëron se bota duhet ta ndalë luftën e Rusisë ose të përfshihet në të
January 1, 2026
Kërcënimet e Putinit ndaj Evropës: Anatomia e një Mashtrimi të Madh
January 1, 2026
Bota e priti vitin 2026 me fishekzjarre dhe urime për paqe
January 1, 2026
Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës
January 1, 2026
CIA hedh poshtë pretendimet ruse për sulm me dron në rezidencën e Putinit
January 1, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë
Ballina 1Lajme

Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë

Kosova Times
Last updated: 2023/12/03 at 5:32 PM
Kosova Times Published December 3, 2023
Share
SHARE
Kompania ndërtimore “Dino” nga Lipjani kishte rekrutuar njëmbëdhjetë punëtorë nga Bangladeshi, për ta zëvendësuar mungesën e fuqisë punëtore. Por, ata qëndruan vetëm një ditë dhe “u zhdukën”. Lulzim Sllamniku, nga zyra ligjore e kësaj kompanie, thotë se këta punëtorë parashihej të merrnin pagë deri në 500 euro në muaj, ndërsa të siguruar kishin edhe strehimin.“Nuk kemi asnjë informacion se ku kanë shkuar. Të nesërmen kur ka shkuar shoferi për t’i marrë për t’i dërguar në destinacionin e caktuar për punë, ata nuk janë paraqitur”, thotë Sllamniku për Radion Evropa e Lirë.
Lulzim Sllamniku, përfaqësues i kompanisë "Dino" në Lipjan.
Lulzim Sllamniku, përfaqësues i kompanisë “Dino” në Lipjan.
Sllamniku shton se, kohëve të fundit, kjo kompani që numëron 150 punëtorë, është interesuar edhe për punëtorë të tjerë.Ai thotë se është në kërkim të rekrutimit edhe të 20 të tjerëve, por tashmë nga Turqia apo vendet e rajonit.“Sigurisht që jemi të interesuar t’i rekrutojmë punëtorët nga vendet që kanë stabilitet ekonomik”, thotë ai.Muajve të fundit në Kosovë është rritur si kërkesa për punëtorë të huaj, ashtu edhe numri i tyre.Arsyet lidhen me mungesën e punëtorëve vendas. Interesimi i tyre për të punuar, sidomos në sektorin privat, ka rënë për disa arsye, përfshirë orarin e stërzgjatur të punës, pagat e ulëta, mungesën e kontratës, punën në fundjavë, mospagesën e orëve shtesë e të tjera, sipas Inspektoratit të Punës.Për rrjedhojë, kompanitë kosovare kërkojnë punëtorë nga jashtë, përfshirë shtetet aziatike dhe Turqinë.Kompania “Liri” në Prizren, nga muaji gusht, ka punësuar dhjetë punëtorë nga Bangladeshi dhe është në proces të rekrutimit edhe të 20 të tjerëve.
Arben Tershnjaku, menaxher në kompaninë për prodhimin e ëmbëlsirave "Liri" në Prizren.
Arben Tershnjaku, menaxher në kompaninë për prodhimin e ëmbëlsirave “Liri” në Prizren.
Arben Tërshnjaku, menaxher në këtë kompani, tregon se punëtorët nga Bangladeshi tashmë janë ambientuar. Sipas tij, komunikimi me ta fillimisht ka qenë i vështirë, pasi nuk e flisnin gjuhën angleze.“Shihet një mungesë e kuadrove të kualifikuara dhe, normalisht, bizneset gjithmonë bëjnë zgjidhje duke kërkuar [punëtorë] edhe jashtë shtetit”, thotë Tërshnjaku.Edhe disa përfaqësues kompanish të tjera pranojnë se kanë të punësuar punëtorë nga Azia, por nuk duan të identifikohen, e të tjerë thonë se kanë pasur të punësuar punëtorë të huaj, por se ata janë larguar pas disa javësh.Gastronomia dhe ndërtimtaria janë sektorët ku ka më se shumti kërkesa për punëtorë.Kërkesat e tilla, kompanitë kosovare i adresojnë në agjenci të ndërmjetësimit.Ramiz Ismaili, menaxher në agjencinë Elite Global Services (EGS), thotë se mundësia e largimit të të rinjve nga Kosova pas liberalizimit të vizave, i ka “frikësuar” pronarët e bizneseve, të cilët kanë filluar të sigurojnë punëtorë për fillimin e vitit të ardhshëm.
Ramiz Ismajli, menaxher në agjencinë e ndërmjetësimit Elite Global Services (EGS).
Ramiz Ismajli, menaxher në agjencinë e ndërmjetësimit Elite Global Services (EGS).
“Ka jashtëzakonisht shumë të interesuar. Kemi marrëveshje me dy kompani që si kërkesë fillestare e kanë rreth 150 numrin e punëtorëve që dëshirojnë t’i rekrutojnë”, thotë Ismaili për Radion Evropa e Lirë.Kosovarët do të mund të lëvizin pa viza në vendet evropiane nga 1 janari i vitit të ardhshëm.Megjithatë, udhëtimet e tilla duhet të shërbejnë vetëm për vizita turistike apo çështje familjare, dhe nuk nënkuptojnë assesi leje pune ose përfitime të tjera.Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, nga janari deri në tetor të këtij viti janë paraqitur 3.524 kërkesa për leje qëndrimi për qëllime pune në Kosovë. Prej tyre, 2.444 janë aprovuar.Prijnë shtetasit e Turqisë, pasuar nga Serbia dhe Bangladeshi.Megjithatë, në Odën Ekonomike të Kosovës e cilësojnë si eksperiment të rrezikshëm sjelljen e punëtoreve të huaj në Kosovë.
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
Lulzim Rafuna, kryetar i kësaj ode, thotë se në tregun e punës ka mungesë të theksuar të fuqisë punëtore, por se rekrutimi i punëtorëve aziatikë nuk është zgjidhje. Sipas tij, ata e shfrytëzojnë Kosovën si trampolinë për të arritur në ndonjërin nga vendet e Bashkimit Evropian.“Përveçse është një investim në kuptimin e shpenzimeve që kanë bizneset për t’i sjellë këta punëtorë nga jashtë në Kosovë, është edhe pasiguria se ata do të qëndrojnë në një kohë aq sa e kanë në Kosovë… Shumica prej tyre, nuk vijnë me tendencën për të qëndruar dhe punuar në Kosovë”, thotë Rafuna.Në Kosovë, ku papunësia është rreth 12 për qind, sektori privat llogaritet si punëdhënësi më i madh, me më shumë se 300 mijë punëtorë.Paga mesatare bruto në këtë sektor është rreth 470 euro.

You Might Also Like

Osmani: Nexhat Daci la gjurmë të pashlyeshme në shtetndërtimin e Kosovës

Ndërroi jetë akademik Nexhat Daci

35 të lënduar nga mjetet piroteknike kërkuan ndihmë në Emergjencë

Në ndërrimin e vitit, Kurti vizitoi FSK-në e zyrtarët policorë në detyrë

Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe rendin në vend

Kosova Times December 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Policia ndalon shoferin pa leje që `fluturonte` në magjistrale

Kosova Times Kosova Times October 13, 2025
Horor ne rruget e Mostarit: Djaloshi ndjek vajzën duke masturbuar para ndërtesës së saj (VIDEO)
Moti në Shqipëri – rriten temperaturat deri në 36 gradë
Kosova luan vetëm për fitore në udhëtim te Rumania
Konjufca: Ukshin Hoti me kurrizin drejt na mësoi e frymëzoi se si duhet atdheu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?