By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 dhjetor 2025
December 14, 2025
Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro
December 13, 2025
Të shtëna me armë në universitetin amerikan: I dyshuari nuk është arrestuar, të paktën 20 të plagosur
December 13, 2025
Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës
December 13, 2025
Erdogan pas bisedimeve me Putinin: Paqja në Ukrainë është e arritshme, e shohim
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Vrasësit e Liridona Ademajt ta marrin dënimin maksimal
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Vrasësit e Liridona Ademajt ta marrin dënimin maksimal
Lajme

Kurti: Vrasësit e Liridona Ademajt ta marrin dënimin maksimal

Kosova Times
Last updated: 2023/12/03 at 7:28 PM
Kosova Times Published December 3, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që vrasësit e Liridona Ademajt ta marrin dënimin maksimal.

“Liridona Ademaj u vra me paramendim. U vra se ishte grua. Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë. Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore. Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Sipas tij, për t’i parandaluar krimet e tilla makabre, duhet bashkëpunuar së bashku në çdo fushë.

“Dhimbja është e madhe. Ndërgjegjja është kolektive, në secilën familje, shtëpi. Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend. Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu. E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin”, ka shkruar Kurti.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj Naim Murselit, Genc Plavës dhe Kushtrim Kokallës.

Murseli akuzohet se kishte porositur vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridonës, ndërsa Plava akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. E Kokalla akuzohet për “marrëveshje për kryerje të vrasjes së rnëdë”. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Në Zagreb mbahet manifestim në kuadër të Ditëve të Nënë Terezës

Shtyhet Samiti i 6-të i Gruas në Diasporë në nderim të Elisabeta Katijajt

Rrezik për nxënësit nga stacioni i autobusëve te ’Emin Duraku’

Kurti takim me bashkatdhetarë në Zurich të Zvicrës

Kosova publikon për herë të parë indeksin e çmimeve të banesave

Kosova Times December 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

AP: Më shumë se 200 të burgosur ukrainas vdiqën në burgjet ruse gjatë luftës

Kosova Times Kosova Times May 27, 2025
Horoskopi ditor për 9 maj
Arrestohet  i dyshuari për posedim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje
Vuçiq: Serbët në Kosovë nuk do të mbesin pa mbështetjen e Serbisë
Daku: Do të doja ta mposhtnim Kroacinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?