Kuvendi mbahet në Sallën e Sporteve në Pallatin e Rinisë. LDK njofton se mediet ftohen të marrin pamje në fillim të punimeve të Kuvendit Zgjedhor si dhe gjatë fjalimit të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“Më pas vazhdojnë punimet e Kuvendit pa prezencën e medieve. Pas përmbylljes së procesit zgjedhor kryetari i LDK-së deklarohet për medie”, njofton LDK.

Ndryshe javë më parë, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka publikuar zotimet e programit “Rruga e Re”.