Aleksandar Gjorçevskit, babait të vajzës së vrarë 14-vjeçare Vanja nga Shkupi, sonte i është caktuar masa e paraburgimit deri në 48 orë. Ai do të vendoset në burgun “Shutka” , ku ndodhen edhe tre të dyshuar të tjerë, njofton Shkupi1. Në pranga është sjellë në Gjykatën Penale babai i vajzës së vrarë më herët gjatë mbrëmjes së sotme.
Ai dyshohet se u ka thënë vrasësve se kur dhe ku do të jetë vetëm vajza e tij.
Kujtojmë që Vanja e vogël u rrëmbye më 27 nëntor rreth orës 07:20 kur ishte nisur për në shkollë. Ajo u rrembye dhe u lidh në hyrje të pallatit. Ajo u vra në të njëjtën ditë, ndërsa trupi i saj u gjet më 3 dhjetor në atarin e fshatit Brazda në periferi të Shkupit.
Gjatë kërkimit të Vanjës, që zgjati shtatë ditë, babai ka bashkëpunuar gjatë gjithë kohës me policinë dhe ka qenë me ish-bashkëshorten , nënën e Vanjës.