By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, por palestinezët s’kanë ku të ikin më
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, por palestinezët s’kanë ku të ikin më
Rajon / Botë

Izraeli urdhëron evakuim masiv në jug të Gazës, por palestinezët s’kanë ku të ikin më

Kosova Times
Last updated: 2023/12/04 at 4:58 PM
Kosova Times Published December 4, 2023
Share
SHARE

Ushtria e Izraelit i ka ripërtërirë thirrjet të hënën për evakuim masiv nga qyteti jugor i Rripit të Gazës, Kan Jounis, ku kanë kërkuar strehim dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur në javët e fundit.

Zgjerimi i ofensivës tokësore dhe bombardimeve, pas skadimit të një armëpushimi njëjavor, kanë për qëllim shkatërrimin e sunduesit të Gazës, Hamasit, i cili është shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, pas sulmit të tij në Izrael më 7 tetor, i cili e nxiti dhunën më vdekjeprurëse izraelito-palestineze në dekadat e fundit.

Kjo luftë i ka vrarë rreth 15.000 palestinezë tashmë dhe i ka zhvendosur tri të katërtat e popullsisë prej 2.3 milionë të këtij territori, të cilëve nuk po u mbetet ndonjë vend i sigurt për të shkuar.

Duket se Izraeli është për ngut për t’ia dhënë Hamasit goditjen përfundimtare – nëse kjo është e mundur, duke i ditur rrënjët e thella të këtij grupi në shoqërinë palestineze – para ndonjë armëpushimi të ri.

Bombardimet e kanë shndërruar shumicën e pjesës veriore të Gazës në një djerrinë të mbushur me gërmadha. Rreth 2 milionë njerëz janë zhvendosur tani në pjesën jugore të vendit, e cila ka një hapësirë prej vetëm 230 kilometrave katrorë.

Lufta e Izraelit tani është e përqendruar në jug të Gazës, prandaj ushtria e tij i përsëriti të hënën thirrjet për evakuim të madh, megjithëse nuk është e qartë se ku mund të shkojnë njerëzit tani.

Strehimoret janë të stërmbushura tashmë, ndërsa fqinjët Izraeli dhe Egjipti nuk duan të pranojnë palestinezë të Gazës në vendet e tyre.

Shtetet e Bashkuara janë duke i bërë trysni Izraelit ta shmangë zhvendosjen masive të njerëzve dhe vrasjen e civilëve. Këtë mesazh e dha zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, gjatë një vizite në këtë rajon.

Ajo, po ashtu, tha se ShBA-ja nuk do të lejojë dëbimin e palestinezëve jashtë Gazës, apo në Bregun e uzurpuar Perëndimor, e as rivendosjen e kufijve të Gazës.

Megjithatë, prej sulmit të 7 tetorit, kur pjesëtarët e grupit radikal palestinez i vranë mbi 1.200 njerëz në Izrael, ShBA-ja është zotuar se do ta përkrahë fuqishëm Izraelin.

Shpresat për një armëpushim tjetër të përkohshëm janë zbehur tani, pasi Izraeli i tërhoqi negociatorët e vet në fundjavë.

Gjatë armëpushimit njëjavor, Hamasi i liroi 105 prej rreth 240 izraelitëve dhe të huajve që i rrëmbeu gjatë sulmit në Izrael. Ndërkohë, në këmbim, Izraeli i liroi 240 të burgosur palestinezë. Shumica e të liruarve nga të dyja palët ishin gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

Kosova Times December 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

‘Dhjetëra mijëra do të vdesin nga nxehtësia ekstreme’

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Hurley, 57, tregon figurën e pabesueshme me bikini të bardha seksi
EURO 2024 vazhdon sot me dy sfida joshëse
Trump: Nëse Putini nuk do të ishte bllokuar në baltë me tanket e tij, do të kishte qenë në Kiev për pesë orë
OVL e UÇK-së letër deputetëve, kërkohet shkarkimi i Bashës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?