Pas raportimit të medieve se një pacient në QKUK është trajtuar klinikisht pa anesteziolog dhe një tjetër pacient është nxjerrë nga salla e operimit dhe në vend të tij është sjell një tjetër, ka reaguar të hënën Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, i cili thotë se rastet e fundit janë duke trajtuar në Klinikën e Urologjisë.
“Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, është duke trajtuar rastet e raportuara së fundmi, lidhur me kryerjen e operacionit në Klinikën e Urologjisë, pa anestezion, e po ashtu, mos operimin e pacientit tjetër dhe dyshimin se i njëjti është kryer në klinikë private. Menaxhmenti i ShSKUK-së, ka kërkuar raport me shkrim nga dy klinikat përkatëse dhe jemi në pritjet të këtyre raporteve, për të proceduar tutje me rastet”, thuhet në reagimin e ShSKUK-së.
Po ashtu, ShSKUK fton të gjithë qytetarët që ka ankesa, apo vështirësi gjatë trajtimit shëndetësorë, në institucionet e ShSKUK-së, t’i drejtohen me shkrim Komision të Ankesave të pacientëve në ShSKUK, i cili do të shqyrtojë çdo ankesë dhe shqetësim të qytetarëve.
Kujtojmë se në premten në media është raportuar se, te një pacient është ndërhyrë pa anesteziolog në Klinikën e Urologjisë, ndërkaq të dielën po ashtu në një pacient që ishte planifikuar të operohej në QKUK, më 17 nëntor, në fund të ditës është hequr nga orari i rregullt i operimeve.