By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
“Mirror”: Eksploroni Shqipërinë, perlën evropiane me plazhe mahnitëse, male dhe qytete historike
July 18, 2025
Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C
July 18, 2025
Dita Ndërkombëtare e Nelson Mandelës
July 18, 2025
Axhenda ndërkombëtare
July 18, 2025
Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Opozita kërkon miratimin e Ligjit për Lobim, pushteti skeptik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Opozita kërkon miratimin e Ligjit për Lobim, pushteti skeptik
Lajme

Opozita kërkon miratimin e Ligjit për Lobim, pushteti skeptik

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 2:26 PM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur konferencën “A ka ardhur koha për Ligjin për Lobim?”.

Në këtë konferencë, Raphawl Kergueno nga Transparency International EU, ka folur për praktikat më të mira evropiane të rregullimit të lotimit. Ai ka deklaruar se Ligji për Lobim bazohet në praktikat e BE-së dhe inkurajoi Kosovën që ta adaptojë dhe të nisë zbatimin.

“Është një tryezë dhe nisëm e rëndësishme sepse BE-ja i mirëpret këto nisma. Lobimi është një aktivitet dhe një sistem mjaft i zakonshëm për sistemet demokratike, aty ku populli merr pjesë drejtpërdrejt dhe ky ligj bazohet në nenin e 11-të të Marrëveshjes e Evropës, që thotë duhet të jepen mundësi dhe masa që të njoftohen dhe të shkëmbehen publikisht të gjitha fushat të BE-së, së bashku me ekspertizat e saj”, ka theksuar ai.

Sipas tij, institucionet duhet të kenë dialog të hapur dhe transparent si dhe duhet të ketë rregullore dhe rregulla të qarta dhe të mos ndikohen në aktivitete të tjera.

Kergueno ka theksuar se është krijuar një perceptim që lobimi është negativ, por që nëse shfrytëzohen të gjitha rrugët ligjore ky proces është tejet i rëndësishëm për një shtet.

Sipas tij, grupet e lobimit duhet që të jenë transparente për popullin në mënyrë që të dihet se ku po shkojmë paratë e tyre.

Ai ka theksuare se lobimi si aktivitet është ligjor dhe duhet bërë sa më shumë dhe të praktikohet, sepse “vetëm kështu si Kosovë mund të keni ndikim në BE”.

Kurse, LVV, PDK dhe AAK patën qëndrime të ndryshme për këtë temë.

Partia në pushtet është kundër e dy partitë opozitare kërkojnë që ligji të miratohet sa më shpejt. Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se nga një ligj i tillë kompanitë e fuqishme dhe grupet e interesit mund të bëhen më të fuqishme.

“Kjo çështje është një sfidë shtese sepse duhet ta bëjmë me anë të ligjit dhe grupet që lobojnë poashtu duhet të jenë të ligjshme pra të rregulluara me ligj. Një problem në Kosovë paraqitet rezultati politik shkon tek një grup i caktuar që nënkupto që aty është forca dhe mundësia financiare do shtyjnë përpara ligje dhe lobime në favor të tyre dhe resurset financiare do bëhen problem tek grupet e margjinalizuara. Do krijojnë disbalanc në shoqëri si përfaqësues e shumicës në Kuvend është një problem kompleks dhe në Kuvend janë disa rregulla të cilat duhet ndryshuar”ka theksuar ajo.

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra, përmendi rastin e angazhimit të Gani Jakupit, si këshilltar në Ministrinë e Punëve të Jashtme për të lobuar për fuqizim ndërkombëtar. Sipas saj, nuk duhet që të punohet vetëm në miratim, por edhe zbatimin e tij.

“Pas 10 viteve është zyrtarizuar Rregullorja e Kuvendit dhe është filluar puna për Kodin e Etikës dhe është një dokument që duhet ende punë për të bërë në të tek çështje e lobimit, duhet të kemi kujdes në mënyrën se si e shfrytëzojmë sepse së fundmi i është dhënë një kontratë me 7 mijë e 500 euro, Gani Jakupit i cili ka marr këtë shumë në emër të lobimit. Ne si opozitë kërkojmë llogaridhënie nga Qeveria se a është duke e bërë ai këtë punë sepse ne nuk kundërshtojmë në parim këtë kontratë, por për rezultatet që kjo kontakte po jep në çështjen e lobimit sepse ato janë para të taksapaguesve dhe që dikush duhet të jap llogari për këtë kontratë dhe çështjen e lobimit”, ka deklaruar ajo..

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka thënë se duhet që të ketë konsensus politik në mënyrë që të miratohet ky ligj, ndonëse si parim e përkrahin. Ajo pati kritika për mos transparencën dhe llogaridhënien e Qeverisë.

“Ligji për Lobim duhet të ekzistojë dhe është një praktikë e rëndësishme për një shtet, por në Ligj jo gjithmonë përfshin edhe shumë çështje të cilat duhet të krijohen me Urdhëresa Administrative dhe ndodhe që ndonjëherë Qeveria abuzon më këtë urdhëresa sepse këto urdhëresa gjithmonë duhet të jenë sa më afër me ligjin që del nga Kuvendi”, ka theksuar ajo.

You Might Also Like

Moti në Shqipëri i kthjellët me temperatura deri 35°C

Sot mbahet seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Rexhepi pas takimit me shefin e EULEX-it: Gjyqësori do të mbrojë pavarësinë

Vendbanimi më i vjetër liqenor i Evropës zbulohet në Shqipëri

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i Turqisë

Kosova Times Kosova Times February 15, 2023
Mbajti peng për disa orë 2 fëmijët e tij të mitur dhe qëlloi në drejtim të RENEA-s, arrestohet 40-vjeçari
Sot varrosen viktimat e zjarrit n Koçan, paraburgim për shtatë policë
Macron në Serbi: Nga raportet serbo-ruse, arrestimi i pronarit të Telegram, dhe Kosova – çfarë tha presidenti francez
Rusia bombardon Kievin me një mori dronësh, spitale, ndërtesa të larta dhe zona industriale
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?