By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shtëpia e Bardhë paralajmëron fitore të Putinit, nëse ndalet ndihma për Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shtëpia e Bardhë paralajmëron fitore të Putinit, nëse ndalet ndihma për Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Shtëpia e Bardhë paralajmëron fitore të Putinit, nëse ndalet ndihma për Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/12/05 at 9:59 AM
Kosova Times Published December 5, 2023
Share
SHARE
Shtëpia e Bardhë e ka lëshuar një paralajmërim të hënën se fondet e planifikuara për Ukrainën do të përfundojnë në fund të vitit dhe që presidenti rus, Vladimir Putin mund ta fitojë luftën, nëse Kongresi nuk miraton fonde të reja.Shefja e Zyrës së ShBA-së për Buxhet, Shalanda Young, ka thënë, në një letër dërguar udhëheqësit të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson që, nëse ndihma ushtarake përfundon, atëherë Kievi do të gjunjëzohet ndaj pushtimit rus.Presidenti amerikan, Joe Biden, demokrat, i ka kërkuar Kongresit në tetor që të miratojë një pako ndihme në vlerë të 106 miliardë dollarëve për Ukrainën dhe Izraelin, mirëpo kongresistët janë të ndarë.“Nuk ekziston një shportë magjike me fonde në këtë moment. Ne nuk kemi para – dhe gati as kohë”, ka shkruar Young.“Mosdërgimi i armëve amerikane dhe pajisjeve tjera, do ta gjunjëzojë Ukrainën në fushëbetejë, duke vënë në rrezik jo vetëm avancimet ukrainase, por duke e rritur mundësinë për fitore ushtarake ruse”.Këshilltari amerikan për Siguri Kombëtare, Jake Sullivan, ka shkuar përtej, duke sugjeruar që vota kundër ofrimit të ndihmës për Ukrainën, është në fakt votë për t’ia lehtësuar fitoren Rusisë.“Kongresi duhet të vendosë nëse do të vazhdojë lufta për lirinë e Ukrainës… ose nëse Kongresi do t’i injorojë mësimet nga historia dhe ta lejojmë fitoren e Putinit”, ka thënë Sullivan në Shtëpinë e Bardhë.“Është aq e thjeshtë”.Kongresi amerikan është bllokuar në këtë pikë kryesisht prej ligjvënëse të së djathtës ekstreme, të cilët refuzojnë të miratojnë ndihmë shtesë për luftën në Ukrainë, e cila po hyn në vitin e tretë.Shtetet e Bashkuara kanë ndarë 111 miliardë dollarë për Ukrainën, prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2022, përfshirë 67 miliardë dollarë për blerje të pajisjeve ushtarake.Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times December 5, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kamberi e dënon vendimin e Serbisë për t’ia ndaluar ministrit Sveçla vizitën në Preshevë

Kosova Times Kosova Times January 4, 2024
Haradinaj – shqiptarëve në Mal të Zi: Të jeni në linjë me ShBA-të dhe BE-në
Kisha në Amsterdam shkatërrohet nga zjarri në natën e Vitit të Ri
Të paktën 16 të vrarë nga sulmet ruse në Odesa dhe Vinitsja
Kryeministrja e Moldavisë, Natalia Gavrilita jep dorëheqje
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?