“Të dhënat janë tepër shqetësuese, kur nxënësit tanë tregojnë rezultate të dobëta në matematikë e shkencë”, ka thënë Jehona Lushaku.

Ajo tutje theksoi se si LDK shohin një dështim në mënyrën e bashkëorganizimit nga MASHTI të testit Pisa.

“Ka dështuar si ministri të adaptojë rrethanat ku nxënësit tanë do të tregonin rezultate më të mira”, ka shtuar Lushaku.

Sipas saj, LDK vlerëson se MASHTI ka dështuar në organizimin e testeve kombëtare dhe se arsimi nuk është prioritet i kësaj qeverie.