By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të ardhurat nga turizmi arrijnë rekord 874 milionë euro, në 3-mujorin e parë
June 10, 2025
Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren
June 10, 2025
Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni
June 10, 2025
Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë
June 10, 2025
Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: “Mos prit të ndodhë më e keqja”: Dhuna ndaj grave nënraportohet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > “Mos prit të ndodhë më e keqja”: Dhuna ndaj grave nënraportohet
Ballina 1Lajme

“Mos prit të ndodhë më e keqja”: Dhuna ndaj grave nënraportohet

Kosova Times
Last updated: 2023/12/06 at 3:52 PM
Kosova Times Published December 6, 2023
Share
SHARE

Për tre vjet rrihej e gjakosej dhe nuk i tregonte askujt. Flinte duke u lutur që të nesërmen ai të jetë më i qetë dhe gjërat të rregullohen.

Besa nisi të përjetonte dhunë nga bashkëshorti pas vitit të parë të martesës.

“S’ka pasur natë kur nuk më rrihte… Ishte nën ndikimin e alkoolit. Kur nuk pinte, ishte shumë i mirë”.

Besa thotë se, fillimisht, ndiente turp t’iu tregonte të afërmve se rrihej. Pastaj, ndjenja e pasigurisë: ku të shkonte e papunë dhe si t’ia dilte?

Djali i tyre kishte vetëm gjashtë muaj kur Besa nuk mundi të duronte më dhe bashkë me të trokiti në shtëpinë e prindërve të saj.

Ata e pranuan Besën, por jo edhe fëmijën e saj.

“Kishin frikë se burri im do të shkaktonte probleme, për shkak të djalit”.

Me gjak në fytyrë kujton se iu drejtua një strehimoreje për viktimat e dhunës në familje, ku bashkë me fëmijën qëndruan gjashtë muaj.

Në Kosovë gjenden dhjetë strehimore të tilla, ku periudha e qëndrimit është maksimum gjashtë muaj. Ndonjë viktimë mund të vazhdojë të qëndrojë edhe më gjatë, por pas kësaj periudhe ato, kryesisht, duhet të bëjnë një zgjidhje.

Illustration for Kosovo Unit - Domestic violence
Illustration for Kosovo Unit – Domestic violence

Në mungesë të zgjidhjes tjetër, Besa u kthye në shtëpinë prej ku kishte ikur. Dhuna vazhdoi, njësoj rrihej e ofendohej.

Thotë se disa herë iu drejtua edhe policisë së Kosovës. “I kanë dosjet e mia”, por nuk ndryshoi gjë, sipas saj.

Për gjashtë vjetët e ardhshëm, Besa do të dilte edhe katër herë nga shtëpia, do të qëndronte përkohësisht nëpër strehimore dhe do të kthehej sërish te bashkëshorti dhunues.

Dhe një ditë “kupa u mbush”. Me gjithë frikën dhe pasigurinë vendosi të largohej dhe të mos kthehej më kurrë.

Me ndihmën e udhëheqësve të strehimoreve ku kishte qëndruar, siguroi një vendbanim të përkohshëm, gjeti punë si pastruese dhe pastaj mori banesë me qira.

Edhe me një ndihmë që merr nga shteti thotë se mezi ia del nga muaji në muaj, por se është e lumtur me fëmijën e saj.

“Kurrë nuk ia fal vetës përse kam duruar… Sot nuk kam kushte të mira ekonomike, por kam qetësi shpirtërore”.

Në Kosovë, deri më tash këtë vit, mbi 1.700 gra janë evidentuar si viktima të dhunës në familje. Katër gra janë vrarë, sipas të dhënave të policisë.

Rasti i fundit i vrasjes ndodhi më 29 nëntor në një fshat afër Prishtinës. Ndonëse motivet nuk janë ende të qarta, organizator i dyshuar i vrasjes së Liridona Murselit u emërua bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Bashkëshortët ose partnerët identifikohen në të shumtën e rasteve si autorë të dhunës ndaj grave në Kosovë, por jo gjithmonë ata denoncohen.

Përfaqësues të shoqërisë civile thonë se numri i grave që përjetojnë dhunë në familje, është shumë më i lartë se shifrat zyrtare.

Pse nuk raportohet dhuna?

Nënraportimi i dhunës, sipas Adelina Berishës, nga Rrjeti i Grave të Kosovës, ndodh për disa arsye:

“Fillimisht është presioni social që u bëhet grave, nëse ato vendosin ta marrin jetën e tyre nën kontroll. Nëse kërkojnë ndihmë te rrethi i ngushtë i familjes, u thuhet se duhet të durojnë, ta mbrojnë familjen, ku do t’i lënë fëmijët, çka do të ndodhë me ta… Mungesa e pavarësisë ekonomike dhe mostrashëgimi i pasurisë nga prindërit janë faktorë tjerë që i ndalojnë gratë ta raportojnë dhunën”.

“Ka gra që gjithë jetën kanë përjetuar dhunë, por asnjëherë nuk u janë drejtuar institucioneve”, thotë Berisha për Radion Evropa e Lirë.

Ajo përmend një raport që Rrjeti i Grave të Kosovës ka përpiluar në vitin 2015, sipas të cilit, 68 për qind e grave në Kosovë kanë përjetuar një ose më shumë forma të dhunës në familje gjatë jetës së tyre.

Berisha thotë se numri i rasteve të evidentuara është duke u rritur nga viti në vit, por se “as për së afërmi” nuk e pasqyron situatën reale.

Një tjetër arsye, sipas saj, janë kërcënimet.

“Dhunuesi e kërcënon viktimën me marrjen e fëmijëve dhe me vrasje të anëtarëve të familjes së saj dhe, në këtë mënyrë, ajo zgjedh të durojë”, thotë Berisha.

Nga përjetimet që ka dëgjuar, ngjashëm pohon edhe Nazife Jonuzi, udhëheqëse e Qendrës për Mbrojtjen dhe Rehabilitimin e Grave dhe Fëmijëve “Liria”, në Gjilan.

“Për shkak të frikës për të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve, gratë heshtin dhe nuk e raportojnë dhunën”, thotë Jonuzi për Radion Evropa e Lirë.

Gjatë këtij viti, në qendrën e saj, që mbulon edhe dy komuna të tjera – Vitinë dhe Kamenicën – dhunë në familje kanë raportuar 89 gra, ndërsa tri prej tyre, bashkë me 13 fëmijë, janë strehuar.

Jonuzi thotë se dy nga to janë kthyer te bashkëshortët që i kanë abuzuar, ndërsa e treta vazhdon të qëndrojë në strehimore.

“Rreth 80 për qind e grave që strehohen te ne, prapë kthehen te familja e burrit që i ka dhunuar. Ua falin burrave, sepse nuk kanë ku të shkojnë, nuk kanë as përkrahjen e familjeve të tyre, as pavarësi ekonomike”.

“Është e dhimbshme”, thotë Jonuzi.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave, në Kosovë më pak se 20 për qind e grave janë të punësuara. Statistikat tregojnë diskriminim ndaj grave si në punësim, ashtu edhe në shkollim.

Për më tepër, shumë gra përjashtohen nga trashëgimia familjare ose heqin dorë vetë. Ligje që ua garantojnë këtë të drejtë ka, por dominon presioni social.

Një e anketë Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunimi në Evropë, e bërë në vitin 2019, zbuloi se gati 50 për qind e afro 2.000 grave të anketuara në Kosovë, besojnë se dhuna është çështje private, që duhet të zgjidhet brenda familjes.

Sipas Kombeve të Bashkuara, problemi është global: “dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet kryesisht e paraportuar për shkak të mosndëshkimit, heshtjes, stigmës dhe turpit që e rrethon”.

Çfarë janë duke bërë institucionet?

Ministria e Drejtësisë e Kosovës, nga janari i vitit të kaluar, ka në fuqi një strategji kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

Dokumenti, mes tjerash, përfshin banim social për viktimat dhe fonde për punësimin e tyre.

Ministria e Drejtësisë nuk iu përgjigj interesimit të REL-it se deri ku është arritur me zbatimin e strategjisë.

Por, sipas drejtoreshës ekzekutive të Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Luljeta Demolli, një pjesë e madhe e saj ka mbetur vetëm në letër.

“Për zgjidhjen e banimit social nuk është bërë asnjë hap, pasi që nuk ka fonde”, thotë Demolli.

Një raport i organizatës Amnesty Inyternational, që u publikua në gusht, konstatoi po ashtu se të mbijetuarit e dhunës në familje në Kosovë, që në të shumtën e rasteve janë vajza dhe gra, përballen me pasiguri dhe mungesë të mbështetjes institucionale – gjë që i detyron të kthehen sërish tek abuzuesit.

Shoqëria civile i identifikon si problem edhe dënimet që marrin të akuzuarit për dhunë në familje në Kosovë.

Në një raport të publikuar në shtator të këtij viti, Grupi për Studime Juridike dhe Politike në Kosovë gjeti se shumë pak të akuzuar për këtë vepër dënohen me burg, edhe pse Kodi Penal i Kosovës parasheh dënim me gjobë dhe deri në tre vjet burgim.

Raporti analizoi 129 aktgjykime të publikuara nga gjykatat e Kosovës dhe, sipas tij, 98 për qind të të akuzuarve për dhunë në familje u është shqiptuar aktgjykim dënues, për shembull me gjobë, dhe vetëm 11 për qind janë dënuar me burgim.

Me parullat “Gjykatat, armike të grave” dhe “Poshtë gjykatat”, qindra qytetarë protestuan më 5 dhjetor në Prishtinë, gjashtë ditë pas vrasjes së Liridona Murselit.

Duke pyetur “edhe sa gra duhet të vriten”, protestuesit thanë se “duhet t’i jepet fund mentalitetit patriarkal” dhe se “vrasësit e grave duhet të jenë në burg”.

Në bazë të raportimeve të Policisë së Kosovës dhe Rrjetit të Grave të Kosovës, numri i përgjithshëm i grave të vrara në Kosovë nga viti 2010 deri në nëntor të këtij viti është 55.

“Herën e parë kur burri ngre dorë në trupin tënd… ai nuk do të ndalet më. Veç më keq do të bëhet… Unë u them krejt grave që ta raportojnë dhunën, mos prisni të ndodhë më e keqja, të ndodhë vrasja…”, thotë Besa – identiteti i vërtetë i së cilës është i njohur për Radion Evropa e Lirë.

You Might Also Like

Përurohet renovimi i repartit të Pulmologjisë në Prizren

Presidentja Osmani ka udhëtuar për vizitë bilaterale zyrtare në Japoni

Zoran Vukotiq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

KMDLNj: Serbia ka shpeshtuar arrestimin e qytetarëve të Kosovës

Kosova Times December 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Rama nderon ish-presidentin Rugova: Njeriu që vuri themelet e shtetit tonë

Kosova Times Kosova Times January 21, 2024
Haradinaj: Familja Rama qëndroi heroikisht deri në frymën e fundit
Shefi i inteligjencës amerikane: Putin ka ambicie të moderuara në Ukrainë dhe nuk do të shkojë në ofensivë këtë vit
Milano ndalon pirjen e duhanit në rrugë nga 1 janari 2025
BQK: Dërgesat e mërgatës në mars, mbi 112 milionë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?