By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Japonezi legjendar bën të pamundurën në moshën 53 vjeç; mahnit me kërcimin e tij
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Nëntori është muaji i gjashtë rresht që vendos rekord të nxehtësisë, thonë shkencëtarët
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Nëntori është muaji i gjashtë rresht që vendos rekord të nxehtësisë, thonë shkencëtarët
Ballina 2Rajon / Botë

Nëntori është muaji i gjashtë rresht që vendos rekord të nxehtësisë, thonë shkencëtarët

Kosova Times
Last updated: 2023/12/06 at 9:29 AM
Kosova Times Published December 6, 2023
Share
SHARE

Nëntori është muaji i gjashtë radhazi i këtij viti që vendos rekord për nxehtësinë, ndërsa kjo vjeshtë ishte po ashtu më e nxehta, sipas Agjencisë evropiane të Klimës.

Kur ka mbetur vetëm edhe një muaj deri në përfundim të këtij viti, 2023-ta është në binarë për ta thyer rekordin për vitin më të nxehtë deri më tani.

Nëntori ishte gati një e treta e gradës më i nxehtë se nëntori më i nxehtë i deritanishëm, njoftoi të mërkurën Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut. Nëntori ishte 1.75 gradë më i nxehtë se kohërat paraindustriale, duke lënë mbrapa tetorin dhe shtatorin, për muajin më të nxehtë mbi mesatare, sipas shkencëtarëve.

“Gjysma e dytë e këtij viti ka qenë vërtet tronditëse”, tha zëvendësdrejtoresha e Kopernikut, Samantha Burgess.

“Shkencëtarët nuk po kanë fjalë më për ta përshkruar këtë”, shtoi ajo.

Temperatura mesatare gjatë këtij nëntori ishte 14.22 gradë, pra 0.85 grandë më nxehtë se mesatarja në 30 vjetët e fundit. Dy ditë gjatë këtij muaji ishin 2 gradë më të nxehta se kohët paraindustriale. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, sipas Burgess.

Deri tani, ky vit është 1.46 gradë më i nxehtë se kohët paraindustriale, rreth një e shtata e gradës më i nxehtë se viti më i nxehtë deri tani, që ishte 2016-ta, sipas shkencëtarëve të Kopernikut.

Shkencëtarët thonë se janë dy shkaktarë të rekordit të nxehtësisë sivjet. Njëri është ndryshimet klimatike të shkaktuara nga dora e njeriut, si djegia e thëngjillit, naftës apo gazit, si dhe cikloni natyror El Ninjo.

Toka do të vazhdojë të ngrohet edhe më shumë përderisa bota vazhdon të hedhë gazra serë në atmosferë, tha Burgess.

Ajo tha se kjo nënkupton se “do të vazhdojnë vërshimet, zjarret, valët e nxehta dhe thatësira katastrofike”.

“Ka shumë gjasa që 2023 të jetë një vit i freskët në të ardhmen, nëse ne nuk bëjmë diçka për varësinë tonë ndaj lëndëve djegëse fosile”, theksoi ajo.

You Might Also Like

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Lëvizja e Trumpit i tronditi populistët evropianë, Orbani mund të paguaje çmimin më të lartë!

BE akuzohet për nxitjen e luftës së Putinit pas importimit të 7.2 miliardë eurove të LNG-së ruse

Kosova Times December 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Atentati ndaj ish-presidentit, drejtoresha e Shërbimeve Sekrete: Nuk do të jap dorëheqjen!

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
Zogjtë shtegtojnë nga Kriporja e Ulqinit të ushqyer dhe me unazë në këmbë
Kurti për qëndrimin e Kosovës në ndeshje me Rumaninë: Parimor, i drejtë
Vdes presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi: në rrëzimin e helikopterit vdiq edhe ministri i Jashtëm
IHEF i kërkon Qeverisë fokusim të investimet e huaja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?