By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’
May 12, 2025
Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë
May 12, 2025
ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014
May 12, 2025
Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”
May 12, 2025
Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të
May 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Uri, abuzime: Detaje të reja për tmerret në jetimoret e Rumanisë në epokën komuniste
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Uri, abuzime: Detaje të reja për tmerret në jetimoret e Rumanisë në epokën komuniste
Ballina 2Rajon / Botë

Uri, abuzime: Detaje të reja për tmerret në jetimoret e Rumanisë në epokën komuniste

Kosova Times
Last updated: 2023/12/06 at 9:16 AM
Kosova Times Published December 6, 2023
Share
SHARE
Rënia e komunizmit në Rumani, dekada më parë, e ka hequr perden prej rrjetit famëkeq të jetimoreve, duke shokuar botën me imazhet e fëmijëve të paushqyer dhe të pistë, me rroba të vjetra, disa edhe të lidhur me zinxhirë nëpër shtretër.Një komitet special rumun, ka nisur hetime për krimet në epokën e diktatorit Nicolae Ceausescu, i cili ka qenë në pushtet në periudhën 1965-1989, dhe ka kuptuar që më shumë se 15.000 fëmijë – jetimë, fëmijë me çrregullime fizike dhe mendore, dhe disa të padëshiruar prej prindërve – kanë vdekur nëpër jetimore dhe qendra tjera.Sipas komitetit, të njohur formalisht si Instituti për Hetim të Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesës së Mërgimit Rumun (IICCMER), shumë vdekje kanë qenë rezultat i neglizhencës, përfshirë urinë, ndonëse nuk ka pasur informacione se ata kanë qenë me sëmundje serioze, kur janë pranuar në spitale.Duke analizuar dokumentet e lidhura me hetimet, Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë, ka zbuluar detaje të reja sesi disa fëmijë kanë përfunduar në shtëpi shtetërore të kujdesit apo jetimore.
Çifti Ceausescu në regjimin komunist.
Çifti Ceausescu në regjimin komunist.
Në disa raste, kuptohet se fëmijët janë shfrytëzuar për financim të qendrave të banimit, pasi autoritetet shtetërore kanë kërkuar që prindërit të paguajnë për “trajtimin” e fëmijëve të tyre, sipas historianit, Cosmin Popa.Në tetor të vitit 2022, Instituti për Hetim të Krimeve të Komunizmit dhe Kujtesës së Mërgimit Rumun (IICCMER) ka gjetur që më shumë se 15.000 të mitur, kanë vdekur në 26 objekte në Rumani për fëmijë me çrregullime mendore, në periudhën 1967-1990, kur edhe janë mbyllur institucionet.Sipas raportit të IICCMER, në mesin e arsyeve për mijëra vdekje kanë qenë uria, kushtet jo të mira të jetesës, abuzimi dhe mungesa e kujdesit shëndetësor.“Ka ekzistuar kulti për ulje të shpenzimeve të panevojshme, më pas këta fëmijë janë shpallur si të papërmirësueshëm dhe kjo ka nënkuptuar asistencë afatgjatë gjatë gjithë jetës së tyre, dhe ata nuk kanë mundur të jenë më pjesëtarë të barabartë në shoqërinë socialiste”, ka thënë Popa.Instituti ka thënë se numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në qendrën Cighid, me bazë në Giorak, afër kufirit me Hungarinë, ku besohet se 138 fëmijë kanë vdekur në periudhën tetor 1987 – prill 1990.Instituti ka vënë re se gjatë asaj periudhe vetëm 183 fëmijë janë pranuar.Më shumë se 300.000 fëmijë janë dërguar në rrjetin e jetimoreve të Rumanisë, në spitalet e fëmijëve dhe në objekte tjera për të rinjtë, në periudhën 1954-1989.
Dokumentet e Romana Romanit, vajzës që është dërguar në moshën trevjeçare, në spitalin Pastraveni. Shteti e ka kërkuar me vite nënën e Ramonës, me qëllim që ajo të paguajë për trajtimin e fëmijës.
Dokumentet e Romana Romanit, vajzës që është dërguar në moshën trevjeçare, në spitalin Pastraveni. Shteti e ka kërkuar me vite nënën e Ramonës, me qëllim që ajo të paguajë për trajtimin e fëmijës.
Ata janë njohur si “fëmijët e Ceausescut” si referencë për liderin stalinist, i cili e ka udhëhequr një prej regjimeve më të shtypëse të Evropës Lindore, deri në rrëzimin e tij më 1989, bashkë me shumë shtete të bllokut lindor në rajon.Gjatë më shumë se dy dekadave në pushtet, Ceausescu, e ka krijuar një prej politikave më radikale në botë për lindjet e grave, duke e bërë të paligjshëm abortin për gratë nën 40 vjeç, me më pak se katër fëmijë.Ndonëse këto masa kanë rezultuar me rritje të numrit të lindjeve, shumica prej fëmijëve, që kanë lindur nëpër familje të varfra, kanë përfunduar nëpër jetimore dhe qendra tjera.Pas rënies të komunizmit janë shpërfaqur kushtet e rënda në këto institucione dhe imazhet e fëmijëve thatanikë kanë marrë vëmendje botërore.Pavarësisht punës së IICCMER-it për ta zbuluar numrin e saktë të viktimave që janë përballur me fatin e njëjtë në këto institucione, askush nuk është mbajtur ende përgjegjës, ndonëse Instituti ka dërguar shumë lëndë në prokurori kundër individëve.Pavarësisht kësaj, asnjë person i lidhur me këto institucione nuk është gjykuar, e lëre më që të shpallet fajtor për vrasjet.Shërbimi rumun i Radios Evropa e Lirë, ka analizuar dokumentet e lidhura me shtëpinë e fëmijëve Cighid, e cila ka operuar për 30 muaj në periudhën 1987-1989.Shtëpia është ndërtuar, sepse objektet në rajon, që kanë trajtuar fëmijët e sëmurë, kanë qenë plot, atëbotë.Dokumentet tregojnë se, prej 138 fëmijëve që kanë vdekur aty, 84 kanë qenë trevjeçarë, mosha minimale që kanë mundur të merren ligjërisht prej familjeve.
Kryqe pa emër në një varrezë në qytetin Siret.
Kryqe pa emër në një varrezë në qytetin Siret.
Shkaku më i shpeshtë i vdekjeve, ka qenë një lloj pneumonie që prek bronket në mushkëri.“Mendojeni një familje prej elitës në Rumaninë komuniste, ku një fëmijë studion mirë, dhe tjetri është më pak i bekuar. Shumica prej tyre – sepse në lista ka edhe fëmijë prej familjeve krejtësisht normale – janë bërë artistë, mësues, gjeneralë. Edhe ata kanë qenë nëpër këto institucione”, ka thënë Popa.Një analizë që ua ka bërë Radio Evropa e Lirë këtyre dokumenteve, ka gjetur që atë kohë ka qenë diçka normale që këto institucione të kërkojnë pagesa prej familjeve, për fëmijët që i kanë pasur aty.“Natyrisht, kjo tingëllon qesharake, mirëpo atëherë kanë qenë mijëra shkolla, mijëra jetimore, që kanë mbetur pa fonde, dhe që thjesht janë detyruar ta shesin punën e punonjësve”, ka thënë sqaruar Popa.Rrallëherë, për të mos thënë ndonjëherë, shëndeti i fëmijëve është marrë për bazë, kur autoritetet kanë vendosur se kush do të duhej të dërgohej në shtëpitë famëkeqe.Fëmijët nga familjet më të varfra, disa prej tyre me probleme fizike dhe mendore, janë dërguar atje, ka thënë Popa.Madje edhe fëmijët e rumunëve me nam, nuk janë kursyer me raste.Sipas historianit, autoritetet komuniste të Rumanisë, kanë vepruar me dëshirën për “të shfarosur kategori të ndryshme të shoqërisë”.

You Might Also Like

Propagandistët rusë përhapin thashetheme për kokainë rreth Macron, duke pretenduar se një faculete në një video nga udhëtimi i udhëheqësve në Kiev është një ‘qese e vogël e bardhë’

Gjykata e Londrës shpall fajtorë gjashtë bullgarë për spiunazh për Rusinë

ICAO e shpalli Rusinë përgjegjëse për rrëzimin e Boeing-ut në vitin 2014

Ultimatumi i BE-së ndaj Rusisë është gati të skadojë. “Heshtje e çuditshme në Moskë”

Anglezi vret motoçiklistin me makinë sepse po udhëtonte mbi një rrotë, përplaset dy herë me të

Kosova Times December 6, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Hill: Serbia shumë më afër NATO-s se sa Kosova

Kosova Times Kosova Times March 19, 2024
Sot mbahet seancë me pyetje parlamentare nga deputetët
Të lodhur nga lufta me zjarret, zjarrfikësit flenë gjumë në asfalt pasi kaluan natën për të fikur flakët
Gërvalla: Mbështetja mes demokracive, thelbësore për triumf mbi autokracitë
Filozofia politike Rugoviane vlerë e lartë e civilizimit kombëtar!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?