Siç njofton Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 06.12.2023, në orën 21:28, në fshatin Gërmovë të Vitisë. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion.

“Fshati Gërmovë, Viti, 06.12.2023 – 21:28. Një femër kosovare ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi ka humbur kontrollin mbi veturën që e drejtonte, duke u përplasur frontalisht me një autobus që po lëvizte në kahen tjetër të rrugës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor ku nga mjekët është konstatuar se ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në njoftim.