By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BQK: Vazhdon rritja e dërgesave nga diaspora
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > BQK: Vazhdon rritja e dërgesave nga diaspora
Lajme

BQK: Vazhdon rritja e dërgesave nga diaspora

Kosova Times
Last updated: 2023/12/07 at 2:47 PM
Kosova Times Published December 7, 2023
Share
SHARE

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se edhe këtë vit ka vazhduar rritja e dërgesave nga diaspora.

“Remitancat janë kategoria kryesore në kuadër të ardhurave dytësore, vlera e të cilave deri në shtator 2023 shënoi 1,009.2 milion euro, që paraqet rritje prej 104.7 milionë euro ose 11.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022”, njofton BQK-ja.

Banka Qëndrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se bilanci i pagesave deri në fund të shtatorit 2023 u karakterizua me një deficit të llogarisë rrjedhëse në vlerë prej 391.1 milionë euro i cili tregon një përmirësim prej 24% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (514.8 milionë euro ishte deficiti deri në shtator 2022).

“Në zvogëlimin e deficitit të llogarisë  rrjedhëse gjatë kësaj periudhe kanë ndikuar pozitivisht kryesisht llogaria e shërbimeve dhe të ardhurat dytësore”, njofton BQK.

Bilanci tregtar në mallra deri në shtator 2023 kishte deficit në vlerë 3.29 miliardë euro, që është për 4.8%  më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Eksporti për këtë periudhë është zvogëluar  për 7.2% dhe shënoi vlerën 645.5 milionë euro (695.5 milionë euro ishte deri në shtator 2022). Ndërsa, importi i mallrave shënoi rritje të lehtë prej 2.6% duke arritur vlerën  3,935.6 milion euro (3,835.3 milion euro ishte deri në shtator 2022).

“Llogaria e shërbimeve, e cila vazhdimisht ka bilanc pozitiv, deri në shtator 2023 shënoi vlerën 1,328.1 që është për 15% më i lartë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022  që ishte 1,158.1 milion euro. Të ardhurat parësore deri në shtator 2023 shënuan bilanc pozitiv prej 93.1 milionë euro, e cila në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kishte vlerën 61.1 milionë euro. Kjo paraqet një rritje të theksuar apo rreth 52.4% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në publikimin e kalendarit të publikimeve për statistikat e Bilancit të Pagesave (BP) për muajin shtator 2023.

Sipas BQK-së, të ardhurat dytësore mbeten kontribuuesi kryesor në zbutjen e deficitit të llogarisë rrjedhëse. Deri në shtator 2023 kjo llogari shënoi rritje prej 5.1% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022, duke arritur vlerën  1,477.9 milion euro (1,405.9 milion euro ishte deri në shtator 2022).

Asetet në llogarinë financiare deri në shtator 2023 ishin  684.4 milionë euro. Ndërsa, detyrimet financiare kanë shënuar vlerën prej  790.7 milionë euro, për të njëjtën periudhë.

“Investimet direkte në Kosovë deri në fund të shtator 2023 ishin 612.7 milionë euro (612.5 milionë euro deri në fund të shtatorit 2022), përderisa investimet direkte jashtë Kosovës shënuan vlerën 161.2 milionë euro (121.2 milion euro deri në shtator 2022). Investimet në letra me vlerë jashtë, pa përfshirë letrat me vlerë në kuadër të aseteve rezervë, deri në shtator 2023 janë rritur për 368.7 milionë euro”, njofton BQK.

Investimet tjera në Kosovë (investimet në depozita, kredi dhe në kredi tregtare) deri në fund të shtatorit  2023 ishin 177.9 milion euro (283.5 milionë euro ishte deri në shtator 2022), përderisa investimet tjera jashtë Kosovës deri në fund të shtatorit 2023 ishin 3.4 milionë euro (74.5 milionë euro ishte deri në shtator 2022).

“Asetet rezervë deri në shtator 2023 janë rritur për 151.2 milion euro, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak rritja ishte për 366.2 milionë euro”, njofton BQK.

You Might Also Like

Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?

Bislimi takon anëtarin e Bordit Ekzekutiv të `Deutsche Bundesbank`, Balz

FMN heq Kosovën nga lista e shteteve të brishtësisë dhe konfliktit

Krasniqi: Takimi Limaj-Kurti për t’i dhënë zgjidhje ngërçit

Goditet krimi financiar në kufi, sekuestrohen mbi 16 mijë franga

Kosova Times December 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Analistët amerikanë: I gabuar vlerësimi që Asociacioni i integron serbët

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
Rusia dhe Ukraina: Çfarë janë dronët detarë, sa kushtojnë dhe si ndikojnë në luftë
KQZ e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi
Uka: Nëse vërtetohen përgjimet, i bie që është cenuar siguria kombëtare
Superliga e basketbollit rikthehet me derbin e kryeqytetit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?