By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hill: Po kërkohet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, jo njohja
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hill: Po kërkohet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, jo njohja
Lajme

Hill: Po kërkohet normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, jo njohja

Kosova Times
Last updated: 2023/12/08 at 6:27 PM
Kosova Times Published December 8, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka deklaruar sot se zyrtarët evropianë insistojnë në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, e jo në njohje reciproke, teksa ka thënë se një gjë e tillë nuk është në tavolinë.

“Para së gjithash, ajo që është në tryezë, natyrisht, nuk është njohja. Ajo është normalizimi. Edhe unë mendoj se situata duhet të normalizohet. Njerëzit në veri të Kosovës duhet të zgjohen në mëngjes duke e ditur se si do të jetë jeta e tyre. Duhet të ekzistojë mundësia që njerëzit të udhëtojnë kudo që duan. Duhet të ketë mirëkuptim për të gjitha këto çështje”, tha Hill në një intervistë për Euronews Serbia.

I pyetur për mesazhet nga vendet kryesore evropiane – Gjermania, Franca dhe Italia, liderët e të cilave shtete i kanë bërë thirrje Beogradit që të bëjë njohjen ‘de facto’ të Kosovës, Hill theksoi se “patjetër duhet pasur kujdes në zgjedhjen e fjalëve”, por shtoi se SHBA këtë e kupton si kërkesë për normalizim të marrëdhënieve.

“E di që fjalët janë të rëndësishme. Fjalët janë veçanërisht të rëndësishme në kohë zgjedhjesh. Megjithatë, nuk dua të futem në lojë fjalësh. Ajo që dua të them është se ajo që është në tavolinë është e njohur për të dyja palët. Serbia në thelb pranoi atë që ishte në të. Ka një mirëkuptim për të ecur përpara dhe kjo është e bazuar në këto marrëveshje. Sinqerisht mendoj se ka pasur shumë progres, por kjo çështje duhet të zgjidhen njëherë e përgjithmonë. Kjo është në interes të Serbisë dhe të Kosovës”, shtoi Hill.

Hill ka shprehur shpresën se Kosova dhe Serbia  mund të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur, por pranoi se sulmi terrorist në Banjskë, më 24 shtator, ka thyer besimin e fituar me shumë vështirësi mes dy palëve.

Ai tha se është e nevojshme të sqarohen të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me atë që ka ndodhur në Banjskë dhe shtoi se në të ardhmen duhet të bëhen përpjekje që të mos përsëriten gjëra të ngjashme.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times December 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani: 27 vjet pa Fehmi e Xhevë Lladrovcin, dy zemra një betim për liri

Kosova Times Kosova Times September 22, 2025
Qytetarët në Shkup sërish protestojnë kundër ndotjes së ajrit
Trepça e nis me fitore edicionin e ri, mposht bindshëm Ponte Prizrenin
Blakaj, Haradinajt: Konfiskova dokumente nga ZKM-ja pa pasur show mediatik
Horoskopi ditor për 8 dhjetor
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?