“Sot, me mbledhjen e parë të Këshillit të Përgjithshëm, përmbyllëm procesin zgjedhor të LDK-së. Nëpërmjet zgjedhjes së Kryesisë së re Qendrore, me unanimitet votash e me mbështetje të plotë nga të gjithë anëtarët e këtij Këshilli, përcaktuam dhe fatin tonë vendimmarrës për 4 vitet e ardhshme”, ka njoftuar Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se x137shtë i bindur se kjo Kryesi, me 16 doktorë shkencash, me 10 magjistra, me kryetarë komunash, deputetë e kryetarë degësh, me veprimtarë të të gjitha gjeneratave, do të shërbejë drejtë, do të shërbejë mbarë, do të shërbejë djathtë, drejt fitores sonë të madhe.

“Në diskutimet tjera mbi tre orëshe në Këshill, vendosëm për ndarjen e përgjegjësive regjionale për secilin anëtar të Këshillit; sikurse dhe nisjen e hartimit të listës së kandidatëve për deputetë që nga tani. Do të jemi në terren, në çdo anë; do të jemi me qytetarët tanë në Kosovë e në mërgatë.Sepse koha jonë po vjen. Sepse ‘Rruga e re’ ka nevojë për secilin prej nesh”, ka shkruar Abdixhiku

Kjo është kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Kryetar:

Dr. Lumir Abdixhiku

Nënkryetarët:

Anton Quni

Dr. Hykmete Bajrami

Mr. Doarsa Kica Xhelili

Gazmend Muhaxheri

Lutfi Haziri

Sekretarët:

Imri Ahmeti, Sekretar i Përgjithshëm

Mr. Sokol Haliti, Sekretar i Degëve Jashtë

Kryetarët e Forumeve:

Dr. Jehona Lushaku Sadriu, Forumi i Gruas

Paris Guri, Forumi Rinor

Anëtarët e Kryesisë:

Dr. Alban Zogaj

Dr. Alush Gashi

Mr. Arben Gashi

Dr. Ardian Shala

Armend Zemaj

Dr. Avdullah Hoti

Mr. Besian Mustafa

Mr. Besnik Osmani

Dr. Berat Rukiqi

Besa Gaxherri

Dr. Bexhet Xheladini

Doruntinë Maloku

Driton Selmanaj

Dr. Ekrem Hyseni

Dr. Ema Nikçi Rexha

Mr. Florian Dushi

Ilir Ferati

Dr. Izet Sadiku

Ak. Kujtim Shala

Lirije Kajtazi

Mirjeta Kalludra

Dr. Muhamet Hamiti

Mr. Ruzhdi Shehu

Rrezarta Krasniqi

Dr. Sibel Halimi

Mr. Shkëmb Manaj

Mr. Visar Azemi

Dr. Visar Berisha

Vlora Dumoshi

Xhafer Gashi

Mr. Xhafer Tahiri

Prishtinë, 9 dhjetor 2023