By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale
May 19, 2025
Kjo është dieta e çiftit turk : falë saj, Halit humbi 14 kilogramë dhe Berguzar 7 kilogramë
May 19, 2025
36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve
May 19, 2025
Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër
May 19, 2025
Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bislimi: Asociacioni pasi të plotësohen elementet e njohjes de-facto
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bislimi: Asociacioni pasi të plotësohen elementet e njohjes de-facto
Ballina 1Lajme

Bislimi: Asociacioni pasi të plotësohen elementet e njohjes de-facto

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 12:52 AM
Kosova Times Published December 13, 2023
Share
SHARE

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka deklaruar se hapat drejt krijimit të Asociacionit do të vijnë vetëm pasi të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese për draftstatutin e hartuar nga shtetet perëndimore si dhe veprimeve të Serbisë drejt njohjes de-facto.

“Është faza e tretë ku Qeveria pas vendimit eventual pozitiv ose modifikimeve të Gjykatës Kushtetuese nxjerr dekretin e saj dhe pasojnë veprimet e tjera të Serbisë – në atë moment kur garantohet plotësimi i të gjitha elementeve të njohjes de-facto, atëherë mund të nisë veprimi për krijimin e Asociacionit”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Bislimi.

Ai ka thënë se autorët e Asociacionit kanë potencuar se ajo do të jetë në respektim të plotë të kushtetutshmërisë së vendit.

“Ne mendojmë që autorët kanë pasur kujdes për provizionet e Gjykatës sonë Kushtetuese, por kjo s’është garanci që nuk është huq diku. Por për atë është filteri i Gjykatës që të sigurohemi që nuk ka zbrazëtira kushtetuese brenda saj”, ka thënë tutje ai në “RTK Prime”.

Sulmi i 24 shtatorit: Reagimi i vakët i Bashkimit Evropian, intensifikim veprimesh nga Serbia

Bislimi ka thënë se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë duhet të shihet si episod i veprimeve të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës. Ai ka thënë se shteti fqinj ka shpresuar të krijojë një realitet të ri.

“Është gabim që Banjska të shihet si rast i izoluar, ai është një nga episodet, që ka filluar që nga nëntori i vitit të kaluar kur kryetarët e komunave veriore janë tërhequr nga institucionet, barrikadat në veri, bojkotimi i zgjedhjeve në prill, sulmet e 29 majit ndaj ushtarëve të KFOR-it italian dhe hungarez dhe rrëmbimi i policëve në qershor. Nëse shikohet e dalloni se niveli i agresivitetit është rritur në vazhdimësi dhe kjo ka reflektuar në reagimin e vakët të Bashkimit Evropian, e cila nga ana e Serbisë është interpretuar si dritë e gjelbër për të intensifikuar veprimet”, ka deklaruar Bislimi.

Ai ka thënë se reagimi i BE-së ndaj këtij sulmi ka qenë me tendencën për ta zvogëluar rrezikshmërinë. Ka shtuar se me reagime të tilla mund të mendohet për një sulm të radhës, transmeton RTKlive.

“Çdo tentim që me përdor legjislacionin për të ardhur në një konkluzion tjetër është shumë i gabueshëm sepse krijon perceptimin se mund të përfitosh nga zbrazëtirat ligjore të vendeve anëtare. Qasja e vendosur e Bashkimit Evropian do t’i kishte minimizuar në maksimum shansat që Banjska të përdoret. Me këto tendenca për ta zbehur apo zvogëluar përmasën e rrezikshme të saj, vetëm se shtohen mundësitë që dikush mund të mendojë për përsëritjen e këtij aksioni, sidomos kur dihet që Radoijçiq në Serbi lihet ende i lirë dhe qarkullon rreth kufirit të Kosovës”, ka shtuar Bislimi.

Opozita, pengesë e madhe në dialog

Bislimi në intervistë ka akuzuar partitë opozitare duke thënë se  “kryeministri Kurti në shumë instanca i ka ftuar liderët e opozitës për të ndërtuar zërin e përbashkët unik karshi dialogut. Ka pasur hezitim, në fakt një pengesë e jona e madhe në dialog e në Bruksel ka qenë zëri opozitar. E kemi pasur lehtë të ballafaqohemi me Vuqiçin, por kur kanë thënë edhe opozita juaj mendon si Serbia, ju mendoni ndryshe. Kjo akuzë është thënë nga Lajçaku, s’e kam thënë unë”, ka thënë ai në “RTK Prime”.

Tutje ka folur për thirrjen e përbashkët me Lajçakun gjatë ditës së sotme, duke thënë se ka marrë përgëzimet e tij për palën kosovare lidhur me konvertimin e targave ilegale.

Bislimi në RTK Prime: Nuk e kemi pranuar draftin e Asociacionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për RTK Prime, deklaroi se Qeveria nuk e ka pranuar draftin e Asociacionit, por është pajtuar që ai të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.

“Diskutuam edhe për çështjen e targave, pati përgëzime për palën kosovare që e ka menaxhuar këtë proces jashtëzakonisht mirë. Tani që këto vetura janë regjistruar në veri, na duhen edhe qendrat e kontrollimit teknik atje në mënyrë që të merren patent shoferët e Kosovës”, ka thënë ai.

Bislimi akuzoi opozitën e tanishme për deklaratat e tyre rreth Asociacionit. Madje, ai ka thënë se ka disa shembuj që opozita është në një vijë me Serbinë. Zëvendëskryeministri foli edhe për ndarjen buxhetore nëpër komuna. “Kjo narrativë është duke u shpërndarë qëllimisht dhe gabimisht… – Pra, ju nuk e keni pranuar këtë draft? – Jo në asnjë rast. Qeveria e Kosovës vetëm ka thënë kështu: Procesi i veprimeve në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit i ka disa faza kur bëhet fjalë për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Njëra prej fazave është dakordimi i Qeverisë që një draft ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka theksuar Bislimi.

I pyetur nëse në draftin e dorëzuar nga emisarët përmendet Rezoluta 1244 dhe pse duhej të përmendej ajo, Bislimi është shprehur: “Diku në draft përmendet. Për këtë përgjigjen ata që e kanë hartuar. E kemi pasur lehtë ndoshta më të lehtë të ballafaqohemi me Vuçiqin, kur kanë thënë se edhe opozita juaj mendon sikurse Serbia, e ju mendoni ndryshe. Pyesni Lajçakun pse na e ka thënë këtë akuzë Por nëse kjo që po e bëjmë tani ose na është prezantuar tani qenka SuperZajdenicë, ku është problemi te Vuçiqi, i cili po thotë se nuk po e dua këtë SuperZajednicë por po e dua atë Zajdenicën e Isa Mustafës”, ka shtuar Bislimi.

You Might Also Like

Prokuroria në Ferizaj ngre aktakuzë kundër një personi të dyshuar për pesë vepra penale

36 aksidente për një javë në Ferizaj, 14 konfiskime të patent-shoferëve

Basha: Ne po përpiqemi, bllokues janë ata që votojnë kundër

Snajperistët shqiptarë, medalje të bronztë në garën elitare ndërkombëtare

Krasniqi: VV e painteresuar pë zhbllokim, jemi shtet në gjendje emergjente

Kosova Times December 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Presidentja Osmani: Republika e Kosovës është e përjetshme

Kosova Times Kosova Times February 17, 2023
Pas vendimit të KPA-së, i ndërpritet menjëherë mandati kreut të Këshillit të Prokurorisë
Macroni u kërkon shkollave ta adresojnë çështjen e antisemitizmit
Ahmeti: Do ta mbrojmë legjitimitetin e votës shqiptare
Dyshohet se ua vuri zjarrin dy veturave të Policisë, arrestohet personi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?