By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Britania dhe Franca kanë vendosur të dërgojnë 15,000 trupa në Ukrainë pas marrëveshjes së paqes
January 8, 2026
Senatori Graham: Trump i ka dhënë dritën jeshile projektligjit të sanksioneve
January 8, 2026
Minneapolis: Zemërim për vdekjen e shoferes femër të qëlluar nga oficeri i ICE-së
January 8, 2026
Regjimi iranian po humbet kontrollin, dy qytete kanë rënë tashmë!
January 8, 2026
Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haxhi Shala nuk deklarohet për akuzat para Gjykatës Speciale
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haxhi Shala nuk deklarohet për akuzat para Gjykatës Speciale
Lajme

Haxhi Shala nuk deklarohet për akuzat para Gjykatës Speciale

Kosova Times
Last updated: 2023/12/13 at 3:49 PM
Kosova Times Published December 13, 2023
Share
SHARE

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Haxhi Shala, të mërkurën ka bërë paraqitjen e tij të parë në Gjykatën Speciale në Hagë, ku nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave.

Prokuroria e Specializuar në Hagë e ngarkon Shalën me tri akuza: tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale.

“Nuk mund të deklarohem sot, e lë për seancën tjetër”, ka thënë Shala në seancën e mbajtur pasditen e 13 dhjetorit.

Sipas gjykatës, aktakuza kundër Haxhi Shalës u konfirmua më 4 dhjetor 2023 nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Shala e ka konfirmuar se e ka pranuar aktakuzën në gjuhën që ai e kupton.

Ai u arrestua më 11 dhjetor, dhe një ditë më vonë u transferua në qendrën e paraburgimit në Hagë.

Shalës i është caktuar një avokat mbrojtës kujdestar, deri në emërimin e një mbrojtësi përfundimtar.

Çka thuhet në aktakuzën publike kundër Haxhi Shalës?

Shala akuzohet për tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengim e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale, tha të mërkurën në seancë gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Sipas aktakuzës, në periudhën midis 5 dhe 12 prillit 2023, Shala, bashkë me Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin (të dy të akuzuar nga Specialja), kontaktuan një dëshmitar.

Aktakuza thotë se ata, veçmas, takuan dëshmitarin, në dy raste, “për ta nxitur atë që të tërhiqte dëshminë, ose të mos jepte dëshmi në proceset zyrtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës, ndër të cilat përmes kërcënimit të rëndë apo premtimit për përfitime”.

Kjo sjellje tregon se Shala synonte ta frikësonte dëshmitarin 1 dhe të pengonte persona zyrtarë, përfshirë prokurorë dhe hetues të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në kryerjen e detyrave zyrtare, thuhet në aktakuzë.

Së fundi, Specialja e ka arrestuar edhe ish-kryetarin e Malishevës, Isni Kilaj, nën dyshimin për pengim të drejtësisë.

Ndërkaq, në muajin tetor, janë arrestuar dhe transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë edhe Sabit Januzi dhe Ismet Bahtjari, të cilët, sipas Speciales akuzohen për “frikësim dhe tentim për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, përfshirë përmes kërcënimit të rëndë”.

You Might Also Like

Kanosi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari

Arrestohen dy persona, dyshohen për të shtëna me armë gjatë një ahengu

Aksion i gjerë kundër krimeve ekonomike

Ulje e temperaturave e reshje bore, IHMK-ja: Kujdes, nga ngricat në rrugë

Balluku: Operimet në aeroportin e Rinasit vijojnë normalisht

Kosova Times December 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Parlamenti i Malit të Zi miraton rezolutën për Jasenovcin, Kroacia reagon

Kosova Times Kosova Times June 29, 2024
BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
Chizhov: Deklarata mbi rezultatet e negociatave Rusi-SHBA nuk u miratua për shkak të qëndrimit të Kievit
Krasniqi: Modeli i qeverisjes së mirë lokale në Ferizaj, po i mungon sot Kosovës në nivel qendror
Rolling Stone: Krimineli nga fotoja e famshme nga Bijeljina prej vitesh po performon si DJ në Ballkan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?