By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në samitin e BE-së mospajtime rreth Ballkanit Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Në samitin e BE-së mospajtime rreth Ballkanit Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Në samitin e BE-së mospajtime rreth Ballkanit Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 3:14 PM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Një ditë pas samitit të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor, liderët e Bashkimit Evropian në takimin e Këshillit Evropian do të diskutojnë edhe për procesin e zgjerimit.

Edhe pse vëmendja më e madhe është rreth Ukrainës, megjithëkëtë do të diskutohen edhe disa dosje nga vendet e Ballkanit Perëndimor, porse për to ka po ashtu disa mospajtime mes vendeve anëtare.

Shumica e vendeve të BE-së duan që Këshilli Evropian të shprehë gatishmërinë për të nisur negociatat e anëtarësimit edhe me Bosnje e Hercegovinën, por ka vende që e kundërshtojnë një gjë të tillë. Nuk ka pajtim as për hapjen e grupit të parë të kapitujve në negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë. Për Maqedoninë e Veriut përsëri kushtëzohet hapja e kapitujve të parë.

Për të gjitha këto mospajtime, kanë paralajmëruar në BE, do të diskutohet gjatë samitit që zhvillohet të enjten dhe të premten në Bruksel.

Në tekstin e draftit të konkluzioneve të përgatitura për t’u miratuar në këtë samit, do të konfirmohen edhe konkluzionet nga Këshillit i çështjeve të përgjithshme.

Sipas draftit, do të përsëritet se “BE-ja rikonfirmon përkushtimin e plotë dhe të pa rezervë për perspektivën e anëtarësimit të Ballkanit Perëndimor. Këshilli Evropian bën thirrje për përshpejtimin e këtij procesi”.

Do të përsëritet, po ashtu, se Këshilli Evropian mbështet edhe planin për rritje ekonomike në Ballkanin Perëndimor, si dhe integrimin gradual mes BE-së dhe rajonit gjatë procesit të zgjerimit.

Sa u përket vendeve veç e veç të rajonit, në versionin e tashëm të draftit të konkluzioneve përmenden vetëm Bosnja e Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut.

“Këshilli Evropian është i gatshëm të nisë negociatat e anëtarësimit në BE me Bosnje e Hercegovinën, kur të arrihet niveli i nevojshëm i përputhjes me kriteret e anëtarësimit”, është versioni i cili tash është në tekstin për këtë shtet. Austria dhe disa shtete kanë kërkuar që gjuha për Bosnje e Hercegovinën të jetë më pozitive.

Sa i përket Maqedonisë së veriut, sipas dokumentit, “BE-ja është e gatshme të kompletojë fazën e hapjes së negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut sapo ajo t’i përmbushë obligimet për të kompletuar ndryshimet kushtetuese siç është thënë në konkluzionet e Këshillit më 18 korrik 2022, në përputhje me procedurat e brendshme”.

“Këshilli Evropian fton Maqedoninë e Veriut të përshpejtojë kompletimin e këtyre ndryshimeve”, thuhet në draft.

Burimet e BE-së thonë se i tërë dokumenti i konkluzioneve do të varet nga arritja e konsensusit për Ukrainën dhe Moldavinë. Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka paralajmëruar se nuk do të pranojë vendimin për nisjen e negociatave me Ukrainën. Por, të 26 vendet tjera të BE-së insistojnë në miratimin e një vendimi të tillë.

Ndërkohë, Parlamenti Evropian ka miratuar një raport, nëpërmjet të cilit bën ftesë që të vendoset për nisjen e negociatave edhe me Ukrainën, me Moldavinë dhe me Bosnje e Hercegovinën. Po ashtu, raporti i PE-së kërkon që BE-ja t’i heqë masat ndaj Kosovës.

Parlamenti Evropian shpreh shqetësim edhe për sjelljen e Hungarisë, e cila, sipas PE-së, po e pengon procesin e zgjerimit, e po ashtu edhe për ndryshimin e politikës së Hungarisë ndaj Kosovës. Tjetër shqetësim i Parlamentit është fakti se Hungaria nga 1 korriku i vitit 2024 do të ketë kryesimin e radhës të BE-së.

Samiti në Bruksel është paralajmëruar të zgjasë dy ditë, por sipas burimeve në BE, ai mund edhe të vazhdohet në rast nevoje.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Uncategorized

Tahiri: Shkarkimi i Berishajt duhet të ndodh, rrezikon t’i tërheqë pas vetës edhe Kurtin dhe Osmanin

Kosova Times Kosova Times January 11, 2023
Kurti: Universitetet hapin portat e dijes
KKZ e administrata komunale në takim përgatitor për zgjedhjet e 9 shkurtit
Rektori i ri i UP-së merr detyrën duke u zotuar për transparencë
Drone përplaset në një ndërtesë banimi në Volgograd
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?