By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Parandalohet kontrabandë në Qendrën e Paraburgimit në Dubravë
September 22, 2025
Publikohet udhëzuesi për hyrje, lëvizje, qëndrim dhe punësim në Kosovë
September 22, 2025
Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci
September 22, 2025
Lufta midis Rusise dhe NATO-s mund të fillojë në këtë tren! Zbulohet një skenar i errët, pushtimet mund të fillojnë nga toka drejtëpërdrejt nga Moska
September 22, 2025
Uji nga Liqeni i Badocit ende i papijshëm, as vlimi s’e eliminon manganin
September 22, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: O’Brien: ShBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > O’Brien: ShBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën
Ballina 2Rajon / Botë

O’Brien: ShBA-ja pret që qeveria e re në Beograd t’i përmbahet marrëveshjes me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/12/14 at 10:09 AM
Kosova Times Published December 14, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga qeveria e ardhshme e Serbisë, e cila do të dalë nga zgjedhjet e 17 dhjetorit, të vazhdojë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si dhe rrugën drejt integrimit evropian, tha ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

“Populli serb do të votojë si të dojë. Ne presim që qeveria t’i përmbahet marrëveshjes që ka bërë në lidhje me Kosovën”, tha O’Brien në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai tha se në muajt e fundit është shënuar progres për çështjen e Kosovës, duke thënë se “disa nga çështjet kryesore kontestuese kanë filluar të zgjidhen, si targat, doganat…”.

Zyrtari amerikan tha se duhet bërë progres i mëtejshëm dhe vuri në dukje se e ardhmja e Ballkanit qëndron në tregun e përbashkët evropian dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Për t’u bashkuar me të vërtetë në tregun e përbashkët evropian, të dyja palët duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre, të njohin kufijtë dhe të pajtohen për bashkëpunim. Ne presim që ata të punojnë përsëri – duke filluar me angazhimet që ata tashmë i kanë bërë”, tha O’Brien.

Derisa ka folur për vazhdimin e negociatave për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, O’Brien tha se ShBA-ja pret ulje të tensioneve në komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe.

“Është një zonë ku forcat e KFOR-it, NATO-s janë forcuar. Dhe, misioni evropian, EULEX, gjithashtu ka qenë shumë aktiv kohën e fundit. Prandaj, asnjëra palë nuk ka arsye të shkaktojë tensione atje dhe ajo zonë duhet të qëndrojë e qetë”, tha ai.

Kthimi i serbëve në institucionet publike është një nga hapat që O’Brein përmendi për uljen e tensioneve.

“Qytetarët serbë të Kosovës që jetojnë në atë rajon duhet të mirëpriten përsëri në institucionet publike dhe kjo do të zvogëlojë tensionet. Dhe, pastaj, sinqerisht, të dyja palët kanë një punë të madhe për të bërë, për t’u siguruar që të vazhdojnë rrugën e normalizimit për të cilën u pajtuan në mars, në Ohër. Kështu që ka punë për t’u bërë”, tha ai.

O’Brien tha gjithashtu se ShBA do të vazhdojë të theksojë se sa e rëndësishme është “përfundimi i kësaj pune në muajt e ardhshëm”.

“Ekonomitë e tyre tashmë janë të lidhura me Bashkimin Evropian dhe tani ata duhet të zbatojnë reforma dhe të angazhohen për të qenë pjesë e atij komuniteti. Dhe derisa e bëjnë këtë, unë mendoj se tensionet do të ulen dhe ata do të kenë një marrëdhënie më të madhe”, tha ai.

You Might Also Like

Lufta midis Rusise dhe NATO-s mund të fillojë në këtë tren! Zbulohet një skenar i errët, pushtimet mund të fillojnë nga toka drejtëpërdrejt nga Moska

Operacioni Roja Lindore: Si po e forcon NATO mbrojtjen e saj kundër kërcënimit nga Rusia

Pamjet më të çuditshme të eklipsit diellor. Përgatitja për superhënën.

HRT: Beogradi mbajti një paradë ushtarake – cilat janë mesazhet?

Votuesit moldavë përballen me udhëkryq midis Rusisë dhe BE-së

Kosova Times December 14, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KDI: Takimi i ftuar nga Presidentja, hap i duhur drejt zhbllokimit

Kosova Times Kosova Times May 12, 2025
Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë, lëndohet një person
Dy burra të vdekur si pasojë e stuhisë në Zagreb
Ministria serbe e Mbrojtjes mohon se po stërvit grupe në poligonet e saj
Kurti kërkon edhe një mandat për Rrahimajn në Kamenicë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?