By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
S’ka gola në Gjilan, fitojnë Prishtina, Llapi, Dukagjini dhe Suhareka
May 17, 2025
FT raporton refuzimin e Putinit për të diskutuar planin e paqes të SHBA-së me të dërguarin e Trump
May 17, 2025
Erdogan: Zbuluam një depozitë gazi prej 75 miliardë metrash kub në Detin e Zi
May 17, 2025
Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar
May 17, 2025
Më shumë se 150 delegacione do të shkojnë në inaugurimin e Papës
May 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Osmani: Uniteti është përgjigja e duhur për integritetin e Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Osmani: Uniteti është përgjigja e duhur për integritetin e Kosovës
Ballina 1Lajme

Osmani: Uniteti është përgjigja e duhur për integritetin e Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 2:54 PM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Presidentja Vjosa Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës ka dhënë mesazhin e unifikimit.

E para e shtetit ka thënë se uniteti është përgjigja e duhur për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës.

Për draftin e Asociacionin ka kërkuar komente përtej partisë dhe vlerësim profesional nga Gjykata Kushtetuese.

Osmani për Liridona Ademajn: Kosova nuk ka vajza e gra për të humbur

Presidentja Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se Kosova po e përbyllë një vit në të cilin padrejtësisht e në mënyrë të dhunshme u humbën shumë jetë të grave.

“Liridona Ademaj është emri që kumbon fort, si përkujtim i çdoditshëm i dhimbjes përvëluese që ngelet pas, kur padrejtësia zë vend fuqishëm.  Kjo tashmë është plagë e rëndë e shoqërive anë e mbanë botës. Nëse deri tani i referoheshim si pandemi, e vërteta është që kjo tashmë është shndërruar në tragjedinë e ditëve tona. Ta kemi të qartë njëherë e përgjithmonë, dhuna me bazë gjinore nuk është thjesht një “çështje e grave”, është test për njerëzimin e një krizë shoqërore që kërkon angazhimin tonë të palëkundur për ndryshim”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas saj, dhuna me bazë gjinore është një njollë e patolerueshme në ndërgjegjen e shoqërisë sonë.

“Duhet të fuqizohet çdo hallkë në institucionet e sigurisë e ato të drejtësisë në përballje me këtë fenomen. Në thelb, një sistem i fortë drejtësie nuk është thjesht një imperativ ligjor; është një gur themeli në përpjekjet tona më të gjera shoqërore për të çmontuar rrënjët e dhunës me bazë gjinore. Duke i mbajtur autorët përgjegjës dhe duke siguruar drejtësi për të mbijetuarit, ne hedhim themelet për një të ardhme më të sigurt dhe më të barabartë për të gjithë”, ka theksuar Presidentja Osmani. Sipas saj, seksizmi është prezent pothuajse çdokund.

“E kam thënë, rithënë, e do e them sërish, Kosova nuk ka vajza e gra për të humbur”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Osmani për Luginën: Kam kërkuar lehtësi në procedura për shtetësi

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se anëtarësimi në NATO është prioriteti kryesor. Ka thënë se Shqipëria nuk është vetëm shtet si-motër por aleat strategjik i fuqishëm, specifikisht në vendet ku Kosova nuk mund të shpreh zërin e saj.

“Anëtarësimi ynë në NATO duhet të jetë prioriteti ynë numër një. Aspiratat tona për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake janë të vendosura, të bazuara në përkushtimin tonë për sigurinë dhe stabilitetin tojë rajonal e global”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka përmendur edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, duke thënë se ka kërkuar nga instancat ndërkombëtare reagim ndaj spastrimit etnik që po iu bëhet atje.

“Shumë nga shqiptarët e këtyre komunave janë pa shtetësi dhe pamundësi për të realizuar të drejtat e tyre elementare. Kur jemi te shtetësia ka qenë e pafalshme që procedura për marrjen e shtetësisë së Kosovës për shqiptarët e Preshevës, Medvegjës, e Bujanocit kanë qenë të njëjta me ato që vlejnë për qytetarët që vijnë nga kontinente të largëta. Kam propozuar që në ligjin e ri për shtetësi, të parashihen lehtësira në procedura për marrjen e shtetësisë për bashkëkombësit tanë nga Lugina dhe shpresoj që ky propozim të përkrahet nga ju sapo të vjen në Kuvend”, ka thënë presidentja.

Osmani: Kam ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare për Asociacionin

Presidentja Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, në mes të tjerash ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë sa vjen e po bëhet më i vështirë, kjo nga jokonstruktiviteti, obstruksionet dhe përpjekjet e Serbisë që të shkaktojë destabilitet jo vetëm në Kosovë, por edhe rajon.

Ajo ka bërë të ditur se tashmë Kosovës i është dorëzuar një propozim – draft statut për një asociacion të komunave me shumicë serbe, i hartuar nga partnerët.

“Përderisa vlerësimi i hartuesve është se një draft i tillë është në harmoni me kushtetutën, dua ta ritheksoj se institucioni që duhet ta bëjë këtë vlerësim, duke u udhëhequr nga parimi i pavarësisë e profesionalizmit, është Gjykata Kushtetuese.  Është me rëndësi që të gjithë ne, pa dallim partiak, të ulemi e bashkërisht t`i përgatisim komentet tona bazuar në shqetësimet që mund t’i kemi dhe t’i dërgojmë ato në Gjykatën Kushtetuese, kurdo që ky draft të dorëzohet në këtë institucion”, ka theksuar Presidentja Osmani.

Sipas Presidentes Osmani, qëllimi i përbashkët duhet të jetë të sigurohet  përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe të mos lejohet një pushtet të ndërmjetëm të qeverisjes apo anomali të tjera, të cilat rrezikojnë funksionimin e brendshëm të shtetit tonë.

“Prandaj, në mënyrë që qëllimet tona të përbashkëta të përkthehen edhe në veprime të përbashkëta, përveç konsultimeve të vazhdueshme me kryeministrin dhe kryetarin e kuvendit, kam ftuar në takim edhe liderët e partive opozitare, me qëllim që për këtë temë sfiduese, të ndërtojmë qëndrim të unifikuar e në mbrojtje të funksionimit të republikës sonë”, tha Presidentja Osmani.

Osmani: Rreshtimi i vetëm që na duhet është në anën e shtetit tonë

Presidentja Osmani në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, ka theksuar se në raport me agresionin e Serbisë ndaj Kosovës më 24 shtator, populli i Kosovës dhe përfaqësuesit e saj kanë ditur të bashkohen rreth kauzës së mbrojtjes së shtetit tonë të ndërtuar me aq shumë sakrifica.

“Në situata të tilla nuk duhet të ketë ndarje partiake e ideologjike, por duhet të ketë unitet, pa dallim. Rreshtimi i vetëm që na duhet është rreshtimi në anën e shtetit tonë të pavarur e sovran”, ka potencuar Presidentja Osmani.

Ajo ka falënderuar përfaqësuesit e opozitës që në këtë çështje treguan përkrahjen për institucionet e Kosovës e në veçanti për institucionet e sigurisë, të cilat vazhdojnë të jenë mbrojtësit e Republikës sonë.

“Ne jemi pak për të qenë të ndarë dhe me qëndrime të dallueshme për situata si kjo, kur vetëm uniteti është përgjigja e duhur për ta mbrojtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Këtë rrezik nuk e kemi kaluar, ndaj nuk duhet t`i nënshtrohemi ndarjes e dallimeve, por të jemi të bashkuar në vendosmërinë tonë në përballje me Serbinë e të qëndrojmë këmbëngulës dhe të palëkundur kundrejt sfidave të sigurisë”, është shprehur Presidentja Osmani.

Osmani nga Kuvendi: Kosova nuk zmbrapset, nuk thyhet

Nis adresimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ajo pranë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ambasadorëve dhe të ftuarve të tjerë ajo po realizon fjalimin e saj vjetor.

Osmani ka zgjedhur që fjalimin e saj ta nis me sulmet të cilat ka përjetuar Kosova nga grupet kriminale serbe.

“Ata vranë një, por mobilizuan shumë djem e vajza nga radhët e Policisë, të cilët po atë ditë dhanë mesazh të qartë: Kosova nuk zmbrapset, Kosova nuk thyhet dhe Kosova do t`i mbrojë kufijtë e saj në çdo cep dhe me çdo kusht”, ka thënë në ekspozenë e saj Presidentja Osmani.

You Might Also Like

Eliza Hoxha kritikon ashpër Përparim Ramën: E ke bo bërllog kryetar

Osmani takon kancelarin Merz: Pres me padurim ta forcojmë partneritetin

Shqiponja përkujton çlirimin,26 vjet nga fitorja mbi forcat pushtuese serbe

Kusari Lila: Propozimi për ndryshim orari nuk ishte shkelje

Osmani: Garantimi i sigurisë dhe sundimi i ligjit mbeten kyç

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Çfarë duan nga Serbia Rusia, Ukraina, BE dhe ShBA?

Kosova Times Kosova Times October 19, 2022
OKB-ja ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fonde
Letër e hapur dhe kërkesë kombëtare
Kryekomisari Asllan Shytaj: Autori që vrau 14-vjeçarin nuk shfaqi pendesë, dy familjet janë në konflikt të hapur
Dardanet e reja munden nga Egjipti
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?