By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg
December 13, 2025
SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin
December 13, 2025
Drenica fiton ndaj Ferizajt, barazim mes Prishtinës së Re dhe Dukagjinit
December 13, 2025
Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës
December 13, 2025
Konfiskohen mbi 4.6 kg kokainë, katër të dyshuar dërgohen në mbajtje
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëria ia kthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona të vjedhura
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëria ia kthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona të vjedhura
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëria ia kthen Maqedonisë së Veriut 20 ikona të vjedhura

Kosova Times
Last updated: 2023/12/15 at 10:27 PM
Kosova Times Published December 15, 2023
Share
SHARE

Shqipëria ia ktheu të premten 20 ikona fqinjit të vet, Maqedonisë së Veriut, të cilat ishin vjedhur para një dekade, njoftoi Ministria e Kulturës e Shqipërisë.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Elva Margariti, ia dorëzoi ikonat homologes së vet maqedonase Bisera Kostadinovska Stojchevska.

“Ky akt shtron rrugën, jo vetëm për të kthyer të tjera objekte në vendet e origjinës nëse do të ketë pretendime dhe do të identifikohen si të tilla, por nga ana tjetër edhe të rikthimit në Shqipëri të objekteve të humbura, të grabitura në institucione të trashëgimisë kulturore, muze, parqe, apo objekte kulti”, tha Margariti.

Ato ishin pjesë e 476 ikonave të vjedhura që Policia e Shqipërisë i kishte sekuestruar në vitin 2013. Asokohe u themelua një grup punues për vlerësimin dhe kategorizimin e ikonave të kapura, për të kuptuar se nga vinin dhe kujt i përkisnin.

Pesë vjet më vonë, Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut tha se 20 nga ikonat e sekuestruara nga policia shqiptare i përkisnin asaj.

Një marrëveshje për kthimin e tyre u nënshkrua më 14 nëntor të vitit 2022 gjatë një mbledhjeje të përbashkët të dy qeverive në Shkup, ku u ekspozua në mënyrë simbolike ikona e “Shën Ilisë”.

Ministrja maqedonase Stojchevska e cilësoi dorëzimin e ikonave si “akt historik”.

“Përmes kësaj ceremonie ne njohim, jo vetëm mesazhin politik të respektimit të detyrimeve të marra si shtet [nga Shqipëria], por për më tepër ne njohim mesazhin e marrëdhënies etike dhe morale, si dhe vlerësimin e pasurisë së mbrojtur kulturore maqedonase”, tha Stojchevska.

Sipas të dhënave nga të dy ministritë, ikonat ishin pjesë e koleksionit të disa kishave në Maqedoninë e Veriut, në komunën e Resnjës, të Manastirit dhe të Strugës.

You Might Also Like

Erdogan për Ukrainën: Paqja nuk është larg

SHBA-ja dhe Ukraina do të negociojnë një armëpushim në Berlin

Miliona ukrainas pa energji elektrike pas sulmeve të ashpra ruse gjatë natës

LIVE/ Nga protesta ne Shkup, drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Ndihma humanitare e Kosovës niset drejt Gazës

Kosova Times December 15, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Policia braziliane i konfiskon pasaportën ish Presidentit Bolsonaro

Kosova Times Kosova Times February 9, 2024
Në protestat në Serbi, “Brezi Vuçiq” gjen zërin e vet
Prokuroria njohu 15 mijë raste të mobilizimit të paligjshëm
Operacion në Pejë dhe Klinë: Arrestohen dy persona për mashtrim dhe shantazh kibernetik
Ndalohet një veturë në Han të Elezit, sekuestrohen rreth 300 mijë euro
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?