By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Rus shpalos planin për ta ndarë Ukrainën nga Deti i Zi
September 1, 2025
MPJ për deklaratat e Putinit në SCO: Ai po humb gradualisht aftësitë e tij në gënjeshtra
September 1, 2025
Shërbimet speciale ruse mund të jenë të përfshira në organizimin e vrasjes së Parubiy
September 1, 2025
Pjesemarresit e samiti i SCO-së e konsiderojnë Kinen si lidere botërore
September 1, 2025
Greta Thunberg dështon sërish të arrijë në Gaza nga deti. Flotilja e aktivistëve kthehet në port për shkak të motit të keq
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Inflacioni do të bjerë më 2024, jo domosdo edhe çmimet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Inflacioni do të bjerë më 2024, jo domosdo edhe çmimet
Ballina 1Financa

Inflacioni do të bjerë më 2024, jo domosdo edhe çmimet

Kosova Times
Last updated: 2023/12/16 at 6:07 PM
Kosova Times Published December 16, 2023
Share
SHARE

Në raportimet zyrtare këtë vit inflacioni ka rënë, por jo edhe për kuletat e qytetarëve.

“Ky vit ka qenë mjaft i vështirë për të siguruar para për blerjen e produkteve elementare… Nuk pres asnjë ndryshim vitin tjetër”, thotë Mentor Berisha nga Prishtina.

Edhe për bashkëqytetarin e tij, Gafurr Kuqi, “gjithçka ka qenë më shtrenjtë – pemët, perimet, të gjitha”.

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës janë për nëntorin dhe, sipas tyre, inflacioni në atë muaj ka qenë 2.9 për qind; në tetor ka qenë 3.3 për qind, në shtator 4.2 për qind…

Për krahasim, vitin 2022 Kosova e ka mbyllur me shkallë mesatare inflacioni gati 12 për qind.

Normës së rritjes së çmimeve – siç njihet inflacioni ndryshe – i ka dhënë shtytje pandemia e koronavirusit në vitin 2020/21, e pastaj edhe pushtimi rus i Ukrainës, më 2022.

Por, gjatë këtij viti, shumica e vendeve kanë raportuar rënie të inflacionit – kryesisht për shkak të stabilizimit të zinxhirit të furnizimeve.

Çka ndodh kur inflacioni bie?

Rënia e inflacionit nuk do të thotë edhe rënie e çmimeve, por do të thotë se çmimet rriten më ngadalë.

Vetëm herë pas here ato mund të bien pak në krahasim me muajin paraprak.

Gjatë këtij viti, REL-i ka raportuar disa herë për çmimet e larta në Kosovë dhe rritjen e vazhdueshme të tyre.

Në mars, çmimi i miellit ka rënë, por jo edhe i bukës. Sipas raportimit të atëhershëm, zbritja e çmimit të bukës nuk ka mundur të bëhet, për shkak të shtrenjtimit të rrymës dhe të fuqisë punëtore.

Në korrik, disa qytetarë që i ka anketuar REL-i, kanë thënë se e kanë të vështirë të bëjnë pushime, për shkak të shtrenjtimit të produkteve bazike dhe shërbimeve.

Ndërsa, në shtator, perimet për turshi kanë qenë “të paprekshme”.

“Vitin e kaluar, nëse i ke marrë specat me thes [3 kilogramë], kanë kushtuar prej 1.5 deri në 1.8 euro. Sivjet, 3 euro e gjysmë është thesi i njëjtë, me kilogramë të njëjtë. Domatet… vjet i kemi marrë me 60 deri në 70 centë për kilogram. Sivjet i ke 1.2 deri në 1.5 euro”, ka treguar atëkohë Amir Simnica, blerës në Tregun e Gjelbër në Prishtinë.

Ekspertët thonë se konsumatorët nuk ndiejnë lehtësim të menjëhershëm edhe kur norma e inflacionit ngadalësohet, sepse shumë prej çmimeve të ngritura mbeten ashtu. Derisa pagat nuk e arrijnë inflacionin, ai do të vazhdojë të rëndojë, sipas tyre.

Në Kosovë, paga mesatare është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro – e pandryshuar qysh nga viti 2011.

Blendi Hasaj, nga Instituti për Hulumtime të Avancuara GAP në Prishtinë, thotë se, në bazë të analizave që ka bërë, një familje që i ka shpenzuar 500 euro gjatë një muaji në vitin 2021, gjatë vitit 2022 është dashur ta rrisë këtë buxhet për rreth 60 euro. Ndërsa, gjatë vitit 2023, shuma që është shpenzuar në vitin 2021, është dashur të rritet për 80 euro “për t’u konsumuar sasia e njëjtë e produkteve sikurse në vitin 2021”.

Cilat janë parashikimet për 2024?

Parashikimet e Bankës Qendrore Evropiane janë se shkalla e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor do jetë 3 për qind në vitin 2024.

Ish-guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, parashikon që Kosova ta përmbyllë vitin 2023 me normë mesatare inflacioni 5.4 për qind.

Në janar të këtij viti, derisa ka qenë në krye të BQK-së, Mehemti ka parashikuar rënie të inflacionit deri në 6 për qind në gjashtëmujorin e dytë të 2023-shit.

“Pritjet janë që në vitin e ardhshëm [2024] inflacioni vjetor, përafërsisht, të jetë rreth 3.6 për qind. Vetëm në vitin 2025 presim të kemi një inflacion prej 2 për qind”, thotë Mehmeti për REL-in.

Sipas tij, energjia elektrike është një ndër produktet që është shtrenjtuar më së shumti dhe efekti, pastaj, ka qenë zinxhiror.

“Ne te gjithë jemi familjarë dhe e dimë se çfarë kemi blerë me 100 euro para pandemisë… tani duhet shumë më shumë para për ta mbushur shportën e konsumit. Kemi inflacion më të lartë te produktet bazike”, thotë Mehmeti.

Duhet kujtuar se çmimet, vitin e kaluar, kanë marrë hov kryesisht nga çmimet globale të energjisë. Analiza të ndryshme thonë se ato do të bien – jo sa kanë qenë para pushtimit rus të Ukrainës – por se çdo rënie e çmimeve të energjisë do të marrë kohë për t’u vërejtur në ekonominë e gjerë.

Ekspertët, po ashtu, tërheqin vërejtjen se rënia e çmimeve nuk do të ishte domosdoshmërisht gjë e mirë, pasi do të sinjalizonte një ekonomi të dobët, me zvogëlim të produktivitetit.

Inflacioni negativ ose deflacioni ka të ngjarë të çojë, pastaj, në rritje të konsiderueshme të papunësisë dhe ulje të pagave.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, papunësia në vend sillet në më pak se 12 për qind.

Të dhënat e publikuara nga ASK-ja në fund të shtatorit treguan se pjesa më e madhe e buxhetit familjar në Kosovë u nda për blerjen e artikujve ushqimorë.

Sipas ASK-së, familjet kosovare shpenzuan rreth 300 për qind më shumë para për ushqim sesa për banim, vitin e kaluar.

You Might Also Like

Osmani takon Bashën: Është duke u analizuar konstituimi i Kuvendit

Basha kërkon falje për artikullin ndaj UÇK-së: Kam qenë i pakujdesshëm

Gërvalla në Slloveni, merr pjesë në Forumin Strategjik të Bledit 2025

Osmani për fillimin e vitit shkollor: Qoftë i mbushur me dije e suksese

Serwer: Ngërçi në Kuvend dëmton imazhin e Kosovës si histori suksesi

Kosova Times December 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Kosova Times Kosova Times December 7, 2023
Zelensky paralajmëron se Rusia do t’i bëjë “luftë” NATO-s
Vuçiç është një hap më afër Putinit
Hasani vizitë zyrtare në Athinë: Partneritet i qëndrueshëm për një të ardhme evropiane të përbashkët
Provokuan me flamur serb festën e të rinjve shqiptarë për 28 Nëntorin në Kumanovë, Prokuroria tha se nuk ka bazë dhe i la të lirë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?