By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Forcat e Armatosura të Ukrainës: Mbi 100 dronë rusë sulmuan Ukrainën gjatë natës
June 30, 2025
Senatori Graham: Trump mbështet sanksione më të ashpra kundër Rusisë
June 30, 2025
WP: SHBA-të përgjojnë bisedën e zyrtarëve iranianë në lidhje me sulmet amerikane
June 30, 2025
Lufta në Ukrainë është zbehur në sfond. Atje po zhvillohen beteja të ashpra, rusët po grumbullojnë trupat e tyre.
June 30, 2025
Kryeministri shqiptar poston një foto me inteligjencën artificiale të tij dhe Farage me rroba banje
June 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rrahman Jasharaj i reagon AShAK-ut: Jeni në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti – depolitizohuni ju
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Rrahman Jasharaj i reagon AShAK-ut: Jeni në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti – depolitizohuni ju
Lajme

Rrahman Jasharaj i reagon AShAK-ut: Jeni në të njëjtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti – depolitizohuni ju

Kosova Times
Last updated: 2023/12/16 at 2:41 PM
Kosova Times Published December 16, 2023
Share
SHARE
Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka reaguar Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, lidhur me një rekomandimin që dha dje rreth organizimit sindikal të mësuesve dhe arsimtarëve. Rekomandimet e AShAK-ut erdhën pas dështimit në PISA.Në rekomandimin e tretë të AShAK thuhet se “organizimi sindikal i mësuesve dhe arsimtarëve duhet urgjentisht të depolitizohet dhe të mos jetë vendimmarrës në procesin arsimor. Sindikatat dhe këshillat e prindërve nuk mund të marrin vendime që bien ndesh me ligjin”.Sipas Jasharajt, deklarimi i Akademisë është në të njejtën linjë “me tendencat e Qeverisë Kurti”.“Deklarimi juaj, si rekomandim, është në të njëtën linjë me tendencat e Qeverisë Kurti, që duke pasur mision të shuaj sindikatat, e veçmas SBASHK-un ngriti akuza me shpifje se jemi të atyre apo të këtyre. Kryesi e nderuar e ASHAK-së po të njihnit realitetin në Kosovë nuk do ta shkruanit pikën tre, as për hatër të Albinit sepse është urdhër për depolitizim e pa ndodhur kurrë politizimi. ASHAK kuptojeni se anëtarë në SBASHK janë të punësuarit në arsim, që nga çerdhet e deri në universitete, por edhe shumë nga institucionet e nderuara të kulturës”, ka thënë Jasharaj.Në fund të reagimit, Jasharaj i është drejtuar me një apel AShAK-ut.“Këta të punësuar jetojnë në tërë territorin e Kosovës dhe janë votues të partive të ndryshme sipas vullnetit të tyre. Ata janë votues të partive të ndryshme, por në SBASHK jemi betuar të gjithë e e ruajmë unitetin duke u nisur nga Bashkë e në SBASHK. Unë, që të mos ju mbetem borxh në deklarime ju bëj apel që Ju të depolitizoheni sepse jeni mendja dhe dija e këtij vendi”, thuhet në reagim.Ndryshe, Akademia e Shkencave të Kosovës ka reaguar për gjendjen në arsim pas publikimit të rezultateve të Testit PISA. Për ASHAK kjo ishte e pritshme dhe se ky test ka nxjerrë në sipërfaqe një vlerësim jo pozitiv për gjendjen e arsimit në Kosovë.Ata kanë pasur kritika edhe për menaxhimin e sistemit arsimor, teksa vlerësuan që gjendja në këtë sektor është alarmante.“Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK) edhe më herët ka shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e rëndë në arsimin e Kosovës në të gjitha nivelet. Para më shumë se dy vjetësh ASHAK hartoi një platformë, me anë të së cilës u përpoq të tërhiqte vëmendjen për gjendjen jo të mirë në arsim, në mësimdhënie dhe në mësimnxënie. Tani, ashtu sikundër pritej, testi i PISA-s nxori në sipërfaqe një vlerësim jo pozitiv për gjendjen e arsimit në Kosovë. Të gjithë në një mënyrë ishim të vetëdijshëm se kjo do të ndodhte, se situatën në arsim e kemi alarmante, vetëm se ne nuk duam të kuptojmë se, në një mënyrë ose në një tjetër, të gjithë jemi përgjegjës për një gjendje të këtillë: shoqëria dhe shteti; çdo organizëm shoqëror; të gjithë segmentet e tij; vetë sistemi arsimor, nxënësit, arsimtarët, prindërit, institucionet vendimmarrës dhe ligjzbatuese. Në emër të një demokracie të keqkuptuar, ne e kemi liberalizuar shkollën aq shumë, sa që sistemin arsimor e kemi bërë kaotik dhe e kemi kthyer në “ndërmarrje vullnetare”, me mundësi ndërhyrjesh nga të gjitha anët, duke harruar se sistemi arsimor është konvencional dhe se shkolla është detyrim”, thuhet në reagimin e tyre. /Kosova.info/

You Might Also Like

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Kjo javë me mot kryesisht të kthjellët dhe me diell

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Kosova Times December 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Xhudo në shkolla po rritet

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
Trump miraton shitjen e parë të armëve me para në dorë Kievit, heq pjesërisht pezullimin e ndihmës ushtarake të Ukrainës
Akademia Ruse e Shkencave alarmon një rënie të popullsisë së Rusisë prej 600 mijë njerëz në vit
Humbi një vit më parë, gjendet përmes çipit macja e turstit francez
Kurti takon drejtuesit e Bosch, Datagroup SE dhe Zeiss, thekson mundësitë për investime në Kosovë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?