By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Sa do të paguajnë qytetarët e Kosoves për të hyrë në Bashkimin Evropian
July 18, 2025
Nisin patrullimet e përbashkëta shqiptaro-italiane në Durrës
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Botohet “50 të dielat e Prishtinës”, si thirrje për Prishtinë më ndryshe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Botohet “50 të dielat e Prishtinës”, si thirrje për Prishtinë më ndryshe
Lajme

Botohet “50 të dielat e Prishtinës”, si thirrje për Prishtinë më ndryshe

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 6:17 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

E diela e 17 dhjetorit mblodhi artdashësit në promovimin e një libri me poezi për Prishtinën. Janë 50 të diela të mbledhura natyrshëm përmes vargjeve, të cilat sjellin dimensione të ndryshme të kryeqytetit. Në kafe-galerinë “KultPlus” u promovua libri më i ri me poezi i titulluar “50 të dielat e Prishtinës”, i autorit Bajram Lani.

Autori ka zgjedhur të dielën 51 për ta promovuar librin, i cili doli nga shtypi në prag të liberalizimit të vizave, gjë që edhe autori synon ta përcjell si mesazh që pavarësisht lirisë së lëvizjes, Prishtina të mbetet përherë kryeqyteti i rinisë së Kosovës.

Në këtë promovim, autori Bajram Lani ishte në panel së bashku me kritikun e letërsisë dhe autorin e disa librave, Arben Veselaj, si dhe recensenten e librit dhe autoren e disa librave, Vera Pelaj.

Kjo e fundit në fjalën e saj tha se autori ka një sy kritik të gazetarit, ku problemet dhe dobësitë e Prishtinës, ndoshta edhe nuk janë nuhatur nga të tjerët.

“Ky libër ka pesëdhjetë poezi kushtuar kryeqytetit dhe janë shumë të veçanta pasi që i kushtohen Prishtinës, qyteti që për shumë njerëz ishte dhe është rilindje”, tha Pelaj.

Tutje ajo tha se të gjitha problematikat, autori i ka shpreh natyrshëm në vargjet e tij, gjatë të dielave të tij, nëpër kafenetë diku nëpër Prishtinës, nëpërmjet ndjenjës së çastit.

“Kjo tregon syrin kritik të gazetarit, ku problemet dhe dobësitë e Prishtinës, ndoshta nuk nuhaten. Gjuha në vargje është hibridizuese, gazetareske dhe poetike, ku përdoren figura të ndryshme stilistike. Përmbylljen e librit, autori e bënë me poezinë e pesëdhjetë ku shpreh zhgënjimin përmes figurës së krahasimit në vargjet e strofës së dytë. Por, vargjet e fundit mbajnë edhe një shpresë më vete. Duket se autori është inspiruar nga ‘Mëngjeset në Kafe Rostand’ të Kadaresë, për t’i shkruar poezitë në këtë libër unik”, përfundoi Pelaj.

Kritiku i letërsisë, Arben Veselaj, tha se për kohëra të vështira, satira është një lloj ilaçi për shpirtin e njeriut.

“Libri ’50 të dielat e Prishtinës’ është i shkruar me një dorë të lehtë, përmes një shqipe të thjeshtë dhe të këndshme, me një sistem unik frazash dhe figurash stilistike. Autori ka lënë dëshmi se gjuha shqipe është vërtetë gjuha e poezisë. Pesëdhjetë poezitë e këtij libri përshkruajnë pesëdhjetë të diela të qeta, por përbrenda tyre ushtin një sfond dramatik. Poezitë e autorit në këtë libër e kanë muzikën dhe kritikën në një vend; pra, muzikën e një poeti dhe kritikën e një gazetari. Unë qëmoti e kam ndarë mendjen me poetin Ezra Pound, i cili thotë se “Poezia që nuk e ka muzikën brenda, ose nuk është poezi fare, ose është poezi e dobët””, tha Veselaj.

Tutje ai theksoi se libri i Bajram Lanit është një tregim satirik mbi një kryeqytet që i përket civilizimit bujqësor.

“Ai shkruan për Prishtinën e gëzuar, pikëlluar, ngrirë nga akulli, e zhuritur nga vapa, për Prishtinën e sëmurë, për kafenetë, qentë, pëllumbat, lypsarët e qeveritarët që ka vendi. Prishtina këtu është metaforë, një vend ku ende ka bagëti që kullosin në skaje të trotuareve dhe profesionistë që në tokë pështyjnë çdo pesë metra. Prishtina është metaforë e një katundi imagjinar ku kanë zbritur të gjitha marrëzitë e Kosovës si dhe metafora e një metropoli imagjinar ku jo rrallë kryhen krime monstruoze”, tha Veselaj.

Ai tutje potencoi se heroi letrar në libër është Prishtina, ndërsa vargjet përmbajnë motive e tematika të ndryshme, duke mos lënë anash talentin që ka autori ndaj zotërimit të satirës.

Ndërkaq autori Bajram Lani kujtoi që libri është botuar pikërisht më 29 nëntor, në datëlindjen e vajzave të tij dhe këtë libër ai e konsideron si një fëmijë të tretë. Ai tha se ka shkruar për Prishtinën, ngase nuk shkruhet mjaftueshëm për kryeqytetin.

“Mendoj se ky libër modest është një kontribut në krijimtarinë e Prishtinës. Unë jam marr me anën e errët të gjërave, në mënyrë që t’i nxjerrim në dritë, gjërat e bukura pastaj. Unë flas për Prishtinën ashtu sikurse një njeri flet me një të dashur, pra kam shprehur brengat e mia”, ka thënë Lani.

Ai bëri thirrje që liberalizimi i vizave t’u shërbejë të rinjve që ta duan edhe më shumë Prishtinën dhe ngado që të shkojnë Prishtina të mbetet përherë kryeqytet i tyre.

Me këtë rast edhe dy fëmijë prishtinas, Dëbora Lani me kitarë dhe Eris Laçi me fizarmonikë, sollën me talentin e tyre momente artistike, duke treguar se Kosova do të ketë përherë të rinj të talentuar që e duan Prishtinën dhe Kosovën.

You Might Also Like

Rama nderon me “Hyjneshën në fron” Armend Rexhepagiqin

Çmimet Emmy 2025: Kjo është lista e të nominuarve

Rock and Blues Festival javën e ardhshme në Prizren

NGOM Fest 2025 filloi me plot energji në Kalanë e Prizrenit

Kurti pas takimit me Osmanin: T’i japim shans konsensusit

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Kryediplomati ukrainas propozon shkëputjen e raporteve me Iranin

Kosova Times Kosova Times October 18, 2022
Java e trazuar e veriut
Iu dha lamtumira e fundit veteranit të UÇK-së, Haki Limani
Rriten importet e makinave kineze në Afrikën e Jugut
Biden apo Trump? Votuesit amerikanë thonë se vendosin duke “pyetur xhepat e tyre”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?