Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, mori pjesë sot në punimet e Këshillit NATO – Ukrainë, në Bruksel, ku rikonfirmoi se Shqipëria mbetet thellësisht e angazhuar në mbështetje të Ukrainës.
Hasani theksoi se kjo mbështetje është si politikisht, ashtu edhe përmes ndihmave konkrete, për fuqizimin e mbrojtjes, si një sinjal i solidaritetit dhe përkushtimit ndaj vlerave të solidaritetit dhe sigurisë.
Për kryediplomatin shqiptar “bashkëpunimi NATO – Bashkimi Evropian, veçanërisht në Ballkanin Perëndimor është kyç për të ardhmen e rajonit”.
Hasani nënvizoi gjithashtu, rëndësinë e partneritetit midis NATO-s dhe aleatëve të Indo-Paqësorit, me të cilët ndajmë vlerat dhe sigurinë e përbashkët.