By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar rifillimin e dërgesave të armëve në Ukrainë
July 10, 2025
Osmani: Trump e ka parandaluar përshkallëzimin e situatës në Kosovë/Video
July 10, 2025
Punëtorët e sigurimit në QKUK nisin grevën nesër, kërkojnë zgjidhje
July 10, 2025
Kosova fiton me rikthim ndaj Danimarkës, kualifikohet në Play-off
July 10, 2025
Prokuroria Speciale për urat: Nuk merremi me projekte infrastrukturore
July 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mediat në Shkup s’kanë kapacitete për trajtimin e temave të dhunës në familje
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Mediat në Shkup s’kanë kapacitete për trajtimin e temave të dhunës në familje
Ballina 2Rajon / Botë

Mediat në Shkup s’kanë kapacitete për trajtimin e temave të dhunës në familje

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 4:06 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

Punonjësit në media thonë se problematike mbetet mungesa e një politike të vazhdueshme redaktuese, për sa i përket raportimeve të dhunës mbi bazë gjinore.

Ky konstatim ka dalë nga hulumtimi që ka realizuar Instituti për Studime të Komunikimit. Marija Tuneva nga ky institut thotë për Radion Evropa e Lirë (REL) se hulumtimi në fjalë ka nxjerrë në pah se gjatë raportimit mbi dhunën në familje, mediat në Maqedoninë e Veriut informojnë kryesisht në formë sensacionale, dhe shpeshherë këtë dukuri e cilësojnë, madje, edhe si incident.

“Hulumtimi që ka realizuar Instituti për Studime të Komunikimit me mbështetjen e fondit të Kombeve të Bashkuara shpërfaqi disa praktika që nuk janë të favorshme për sa i përket raportimit të drejtë mbi dhunën në familje dhe barazinë gjinore. Një nga pikat më nevralgjike mbetet mungesa e kontuinitetit (vazhdimësisë) për sa i përket temave mbi barazinë gjinore dhe dhunën në familje”, thotë Tuneva.

Ajo thekson se kur janë pyetur gazetarët pse temat e këtilla nuk janë të pranishme në mediat ku punojnë, janë përgjigjur se temat politike mbeten prioritet i politikave redaktuese të redaksive ku punojnë.

Tuneva thotë se në bazë të analizës, ku janë përfshirë gazetarë të shumë mediave në Maqedoninë e Veriut, ka shpërfaqur dhe mungesën e kapaciteteve të redaksive për trajtimin e këtyre temave në aspektin sensibilizues të opinionit për rëndësinë e barazisë gjinore.

“Ka shumë sensacionizëm gjatë raportimeve kur bëhet fjalë për dhunën mbi bazë gjinore. Vetë qytetarët duhet të njohin informimin e drejtë kur kemi të bëjmë me dhunën në familje. Kjo do të arrihet në momentin që redaksitë do të investojnë më shumë në profesionalizmin e gazetarëve përkatësisht do të ndërtojnë kapacitetet e tyre. Do theksuar se edhe vetë gazetarët në anketat që kemi realizuar në kuadër të Institutit për Studime të Komunikimit, kanë treguar se pa dallim të moshës dhe përvojës punonjësit në media kanë nevojë për profesionalizim e tyre kur duhet të raportojnë për dhunën mbi baza gjinore”, thotë për REL-in Tuneva.

Rita Behadini, aktiviste për të drejtat e grave, thotë për Radion Evropa e Lirë se problemet e pabarazisë gjinore trajtohen në media në raste të caktuara apo kur kemi të bëjmë me një problem serioz kur gruaja është viktimë e dhunës.

“Dhuna mbi baza gjinore është një fenomen shumë i përhapur, megjithatë për këtë nuk flitet mjaftueshëm dhe më e keqja as që raportohet mjaftueshëm në institucionet përkatëse”, totë ajo Sipas saj, kjo ndodh për faktin se mungon reagimi i shpejtë i sistemit të drejtësisë, përkatësisht policisë, prokurorisë dhe gjykatave, me qëllim që t’u përgjigjen në mënyrë adekuate nevojave të viktimave të dhunës në familje.

Behadini thekson se problematike është dhe gjuha seksiste që përdoret në rrjetet sociale, e cila mbetet e pandëshkuar sa herë që mediat trajtojnë ndonjë rast mbi dhunën në familje.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyçi e ka vënë theksin të fuqizimi ekonomik i grave pasi gjysma e tyre në Maqedoninë e Veriut janë jashtë tregut të punës.

“Të gjithë ne duhet ta adresojmë këtë problem dhe të punojmë fuqishëm drejt zvogëlimit të papunësisë te grate. Kjo mund të arrihet përmes ndërgjegjësimit dhe krijimit të mundësive të barabarta për të dy gjinitë në mënyrë që të eliminohet varësia ekonomike e grave”, ka thënë Bytyçi.

Ndryshe, në bazë të statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme nga fillimi i vitit e deri në fund të gushtit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 517 raste të dhunës në familje, për të cilat janë raportuar 526 autorë të dhunës – prej tyre janë 476 meshkuj dhe 50 femra.

You Might Also Like

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka miratuar rifillimin e dërgesave të armëve në Ukrainë

Lufta e superfuqive për kontrollin e Arktikut po përshpejtohet. Po bëhet më e rrezikshme se kurrë

GJKK: Ligji për pensionet në përputhje me vlerat themelore të kushtetutës

Presidenti i Azerbajxhanit dhe kryeministri i Armenisë takohen në Abu Dhabi

SHBA-të duan të shohin një “hartë rrugore” për një zgjidhje në Ukrainë

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Guvernatori i Shqipërisë: Bankat janë nën sulme të vazhdueshme

Kosova Times Kosova Times October 30, 2024
ShBA-ja paralajmëron Iranin që të mos i japë Rusisë raketa balistike
Dënohet sulmi ndaj Ficos
Kontrolle befasuese në Prizren, policia nis hetime për armëmbajtje pa leje
Gazetari britanik për sulmin ndaj Jasharëve:Ngjarje si në Prekaz s’kam parë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?