By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ambasada vlerëson “bashkëpunimin e shkëlqyer” me Kosovën për ekstradimin e Liridon Masuricës
May 14, 2025
Rama për Lojërat Mesdhetare: Nuk lejojmë t’i humbasim ato
May 14, 2025
Mbeturinat pushtojnë rrugët e Prishtinës
May 14, 2025
Pse Putini nuk është i interesuar të negociojë me Zelenskyn?
May 14, 2025
Pakoja e sanksioneve për Rusinë, lajme të këqija edhe për Serbinë…
May 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Odat ekonomike: Fokusi i qeverisë, parandalimi i ikjes së fuqisë punëtore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Lajme > Odat ekonomike: Fokusi i qeverisë, parandalimi i ikjes së fuqisë punëtore
Ballina 1Lajme

Odat ekonomike: Fokusi i qeverisë, parandalimi i ikjes së fuqisë punëtore

Kosova Times
Last updated: 2023/12/17 at 6:07 PM
Kosova Times Published December 17, 2023
Share
SHARE

Në vitin 2024 fokusi i qeverisë duhet të jetë në parandalimin e ikjes së fuqisë punëtore, sepse liberalizimin vizave do të ketë ndikim në këtë drejtim. Kështu konsiderojnë përfaqësues të Odave Ekonomike në Kosovë të cilët thonë se politikat fiskale, sundimi i ligjit, reformat në arsim e disa pika të tjera, duhet të jenë prioritet për qeverinë për gjatë vitit 2024.

Ndryshimi i politikave fiskale, sundimi i ligjit, reformat në arsim dhe parandalimi i ikjes së të rinjve nga vendi duhet të jetë fokusi i qeverisë për vitin 2024. Kështu i tha Radio Kosovës, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, i cili po konsideron se pas liberalizimit të vizave, mund të mbetemi pa fuqi punëtore.

“Duhet me urgjencë të veprojmë në këtë drejtim, sepse jemi vonë. Tani po na vjen edhe liberalizimi i vizave e është një panik e një trend që na duhet me ndërmarr masa për t’i stimuluar të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë dhe t’u tregojmë atyre se edhe në vendin tonë mund të bëjnë biznes”, ka theksuar Rafuna.

Përveç kësaj, vendi mund të ballafaqohet me rritje të çmimit të energjisë konsideron Rafuna. Ai përmendi edhe disa sfida të tjera që mund ta përcjellin vendin në vitin që po vjen.

“Tani po hyjmë në stinën e dimrit e nuk dihet a do të kemi energji elektrike mjaftueshëm, nëse do të kemi a do të kemi ngritje të çmimit të energjisë elektrike, sepse dihet se rritja e çmimit te energjisë ndikon drejtpërdrejt në rritjen e çmimi të konsumit final të konsumatorit. Sfidë tjetër është gjetja e tregjeve sa më të mëdha jo vetëm rajonale por edhe evropiane, për arsye se bizneset kanë filluar të prodhojnë produkte  shumë kualitative duke iu bërë konkurrencë jo vetëm produkteve në tregun rajonal por edhe evropian. Një sfidë do të jetë edhe ndryshimi i politikave fiskale për t’u mundësuar bizneseve qe të prodhojnë sa më shumë, këtu duhet merren veprime urgjente në këtë drejtim”, ka shtuar ai.

Edhe kryetari i Odes Ekonomike Amerikane të Kosovës, Arian Zeka, konsideron se liberalizimi i vizave do të ketë ndikim në fuqinë punëtore .

”Gjasat janë që një pjesë e madhe mund të shfrytëzojnë liberalizmin e vizave për të gjetur punë në vende te BE-së. Disa prej anketave që janë prezantuar kohëve te fundit për ketë çështje e konfirmojnë këtë, megjithatë mbetet të shihet se si do të jetë sjellja e qytetarëve pas 1 janarit të vitit 2024. Pra, sfidë e madhe do të jetë tregu i punës dhe kapitali njerëzor në përgjithësi”, ka theksuar Zeka.

Ai tha se ekziston droja se do të ketë ngarkesa fiskale. Kjo sipas tij nuk do të duhej të ndodhte.

“ Ekziston droja për ngarkesa fiskale, të paktën kështu është paralajmëruar në mënyrë jo formale. Qëndrimi i Odes Amerikane është që assesi të mos ketë ngritje të normave tatimore ose prezantim të normave të reja tatimore, pra, të mos preket sistemi aktual fiskal.  Një promovim më i madh i potencialeve të vendit, reformim i mëtejmë i legjislacionit dhe përmirësim i vazhdueshme i klimës se investimeve, janë çështje që qeveria duhet t’i ketë në fokus”, ka nënvizuar ai.

Ndërkaq, njohësi i ekonomisë, Haki Shatri, konsideron se problemi kyç për vitin 2024 do të jetë se si do të vazhdohet me projektet e bllokuara.  Sfidë sipas tij, do të jetë varfëria dhe siç thotë ai, punësimi.

You Might Also Like

Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit

Abdixhiku takon ambasadorin suedez, diskutohet kriza institucionale

Dështon edhe përpjekja e 15-të për konstituimin e Kuvendit

Presidentes Osmani i jepet Çmimi i Evropës

ZRrE: Vendimet për tarifat janë kompetencë ekskluzive e institucionit

Kosova Times December 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Jep dorëheqje këshilltari për sigurinë amerikane, Mike Waltz

Kosova Times Kosova Times May 1, 2025
Ambasada amerikane paralajmeron Kozul: “Kjo që po bëni ju sjell pasoja!”
Presidenca reagon pas shpërthimit në veri
Anëtarët e Këshillit të Politikës së Jashtme dhe të Mbrojtjes Ruse kundërshtuan “sulmin parandalues ​​bërthamor” të Rusisë
Ish-shefi i kundërzbulimit francez dënohet me 4 vjet burg për shitje të ndikimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?